V. SIMONI KRYEPRIFT E PRIJËS I JUDENJVE
/143 - 134 para Kr./
Simoni merr komandën
1Simoni e mori vesh se Trifoni kishte mbledhur një ushtri të madhe për të shkuar në dheun e Judës e për ta pushtuar.
2Duke parë se popullin e kishte pushtuar frikë e madhe, u ngjit në Jerusalem, e bashkoi popullin
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe i dha zemër. U tha: »Ju e dini mirë se sa kemi bërë unë, vëllezërit e mi dhe mbarë shtëpia e tim et për Ligjin e për vendet e shenjta si dhe luftërat e vështirësitë që i kemi sprovuar.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Për këtë arsye kanë vdekur vëllezërit e mi, të gjithë u vranë për Izraelin e kam mbetur vetëm unë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E tash Zoti mos e thëntë ta kursej jetën time në ditët e vështirësisë: unë nuk jam më i mirë se vëllezërit e mi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Madje do të bëj çmos që ta ahmarr popullin tim, Vendin e shenjtë, gratë e fëmijët tuaj, sepse janë bashkuar mbarë paganët të na e tresin farën, sepse na urrejnë.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Me të dëgjuar këto fjalë, popullit iu ndez flakë shpirti
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8dhe përgjigji me zë të madh e tha: »Ti je prijësi ynë në vend të Judës e të Jonatanit, vëllait tënd.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Luftoje luftën tonë e ne do të bëjmë gjithçka të na thuash!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë i mblodhi të gjithë njerëzit e aftë për luftë, shpejtoi rindërtimin e mureve të Jerusalemit dhe e forcoi gjithkund përreth.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë e dërgoi Jonatanin, birin e Absalomit, me një ushtri të madhe në Jopë. Ky i dëboi ata që ishin në të, e në të nguli vetë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Simoni e dëbon Trifonin nga Judeja
12Trifoni u nis nga Ptolemaida me një ushtri të madhe për të ardhur në dheun e Judës. Me të ishte edhe Jonatani rob lufte.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E Simoni erdhi atëherë edhe u fushua te Adida kundruall rrafshinës.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Trifoni kur e mori vesh se Simoni ishte ngritur prijës në vend të të vëllait Jonatan dhe se donte të luftonte kundër tij, dërgoi tek ai lajmëtarë
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15me këto fjalë: »Për arsye të argjendit që yt vëlla Jonatani ia ka borxh vishtarit të mbretit për shërbesat që ka mbarështuar e mbajmë peng.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dërgoj tash njëqind talenta argjendi edhe dy djemtë e tij peng, që kur ta kemi çliruar, të mos ikë prej nesh. Atëherë do ta lëshojmë të lirë.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Megjithëse Simonit ia merrte mendja se po flisnin me dredhi, megjithatë dërgoi të merren njëqind talenta të argjendtë e dy djemtë që të mos sjellë mbi vete armiqësi të madhe nga ana e popullit,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18që do të mund të thoshin: »U vra pse nuk i dërgoi argjendin e djemtë!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ia dërgoi, pra argjendin edhe djemtë. Ai rrejti e nuk e lëshoi Jonatanin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pas këtyre, Trifoni çoi me ushtri për ta pushtuar vendin e për ta shkretuar. U drejtua rrugës që shpie në Adorë. Simoni me ushtrinë e vet e ndiqte gjithkund ai shkonte.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata që ishin në Qytezën i dërguan lajmëtarë Trifonit të shkonte tek ata nëpër shkretëtirë sa më parë për t’u sjellë ushqime.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Trifoni e bëri gati mbarë kalorësinë e vet për të shkuar atje, por atë natë ra borë e madhe shumë e nuk shkoi për shkak të borës, por u largua e shkoi në Galaad.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur iu afrua Baskamës, e vrau Jonatanin dhe aty e varrosi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë u kthye e u nis për vendin e vet.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jonatani varroset në mauzoleun e Modinit të ndërtuar prej Simonit
25Simoni dërgoi të merren eshtrat e Jonatanit, vëllait të vet dhe e varrosi në Modin, në qytetin e etërve të vet.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mbarë Izraeli e vajtoi me vaj të madh dhe i bënë gjëmë shumë ditë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Simoni e mbilartësoi varrin e t’et e të vëllezërve dhe e punoi bukur të lartë për t’u parë me gurë të lëmuar përpara e pas.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mandej vendoi shtatë piramida, njërën përballë tjetrës: për të atin, t’ëmën e katër për vëllezërit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29U punoi bazat, i rrethoi me shtylla, në shtylla, në kujtim të përhershëm, vendoi armët, përngjat armëve gdhendi anije që të shiheshin prej lundëruesve në det.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ky është mauzoleu që e ndërtoi në Modin e është edhe sot e kësaj dite.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dhuratat e Demetrit II dhënë Simonit
31Trifoni sillej me pabesi ndaj Antiokut, mbretit ende të ri dhe e vrau.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32U bë mandej mbret në vend të tij. Vuri në kokë kurorën mbretërore të Azisë e bëri kërdi të madhe në vend.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ndërkaq, Simoni i rindërtoi kështjellat nëpër Jude, i fortifikoi me pirgje të larta, me mure të mëdha, me dyer e me shula. Në qyteza grumbulloi ushqime.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Simoni zgjodhi disa njerëz e i dërgoi te mbreti Demetër për t’ia falë vendit pagesat, sepse Trifoni s’kishte bërë tjetër pos grabitje.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Demetri mbret i përgjigji me shkrim e i dërgoi këtë letër:
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36»Demetri mbret, Simonit kryeprift dhe mikut të mbretërve, krerëve e popullit të judenjve, shëndet!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E morëm kurorën e artë e gemin e palmës që na e keni dërguar. Jemi të gatshëm të lidhim me ju një paqe të qëndrueshme dhe t’u shkruajmë zyrtarëve të mbretit që t’ua falin ngarkimet.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Gjithçka ju kemi pasë caktuar duhet të mbesë në fuqi. Kështjellat që ju i keni ndërtuar, janë tuajat.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Jua falim mungesat e kundërvajtjet e gjertashme dhe kurorën që na e keni detyrë. Po edhe në qoftë se është mbledhur ndonjë tatim në Jerusalem, të mos kërkohet më.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Nëse ndokush prej jush është i aftë të shkruhet në rojën time trupore, le të shkruhet e paqja mbretëroftë mes nesh!«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Në vitin njëqind e shtatëdhjetë u hoq zgjedha e paganëve prej Izraelit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Populli i Izraelit në aktet botore e në gode nisi të shkruajë: »Viti i parë nën kryepriftin e shquar Simonin, prijësin e princin e judenjve.«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Simoni e pushton Gazarën
43Ndër ato ditë Simoni nguli fushimin para Gazarës dhe e rrethoi me njësitë ushtarake. Punoi një kullë lëvizëse, iu afrua qytetit, e sulmoi një kullë të saj dhe e pushtoi.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Ata që ishin në kullën lëvizëse dolën jashtë në qytet. Në qytet u bë pështjellim i madh.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Qytetarët me gra e me fëmijë hipën mbi mure, i shqyen petkat, britnin me zë të madh duke kërkuar paqe prej Simonit.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46I thanë: »Mos u sill me ne sipas të këqijave tona, por sipas mëshirës sate!«
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Simoni i dëgjoi e nuk i luftoi më gjatë, por i dëboi prej qytetit, i pastroi shtëpitë në të cilat kishin mbajtur idhujt e atëherë hyri duke kënduar e duke falënderuar.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48E, pasi hoqi çdo ndotësi, në të i vendoi njerëzit që do ta kryenin Ligjin, e fortifikoi dhe aty ndërtoi banesën e vet.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Simoni pushton Qytezën e Jerusalemit
49Meqenëse ata që ishin në Qytezë të Jerusalemit nuk kishin leje të dalin e shkojnë nëpër vend për të blerë e shitur, i kapi uri e madhe e shumë prej tyre vdiqën nga uria.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Kërkuan nga Simoni të bëjnë paqe. Ai pranoi, por i dëboi nga andej dhe e pastroi Qytezën nga përdhunimi.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Atëherë hynë në të më njëzet e tre të dytit muaj të vitit njëqind e shtatëdhejte e dy me brohoritje, me palma, me tinguj lirash, cimbalësh e harpash, me këngë lavdie e hareje, sepse u çrrënjos një armik i madh nga Izraeli.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Simoni caktoi që çdo vit këto ditë të festohen me hare.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53E fortifikoi Malin e Tempullit që ishte përballë Qytezës dhe aty banoi me të vetët.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Kur Simoni pa se i biri, Gjoni, ia arriti moshës burrërore, e vuri komandant të të gjitha forcave ushtarake. Ky e nguli selinë e vet në Gazarë.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.