Lavdërim në nder të Simonit
1Në vitin njëqind e shtatëdhejtë e dy mbreti Demetër bashkoi ushtrinë e vet e shkoi në Medi për të grumbulluar ndihma që të luftojë Trifonin.
2Arsaku, mbreti i Persisë e i Medisë, mori vesh se Demetri kishte hyrë në territor të tij, e dërgoi njërin nga prijësit e ushtrisë së vet për ta zënë gjallë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ky shkoi dhe e shpartalloi ushtrinë e Demetrit e Demetrin e kapi gjallë dhe e çoi tek Arsaku, i cili e ndryu në burg.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Vendi gëzoi qetësi gjatë gjithë jetës së Simonit. Ky kërkoi të mirën e popullit të vet, pushteti i tij u pëlqeu të vetëve, edhe lavdia e tij gjatë gjithë jetës së tij!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Përveç veprave të tija të lavdishme e pushtoi Jopen e port e bëri, hapi derën për ishujt e detit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I shtriu kufijtë e popullit të vet dhe e rifitoi vendin e vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Grumbulloi me shumicë robër, pushtoi Gazarën, Betsurën e Qytezën, i dëliri ndotësitë prej vendit: e askush s’mundi ballë t’i bëjë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Gjithkush tokën në qetësi e punonte, toka i jepte prodhimet e veta, pemët e fushës frutat e veta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pleqtë rrinin ngeshëm në sheshe, bisedonin të gjithë për mirëqenie, të rinjtë u veshnin me petka të ndritshme të mbërthyer ecnin me armë luftërash.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Qyteteve u grumbullonte ushqime, i fortifikoi me mjete mbrojtjeje, sa që emri i lavdisë së tij arriti der në skaje të botës.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Bëri në vend paqja të mbretërojë: Izraeli u gëzua me hare të madhe.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Rrinin njerëzit nën hardhi të vet e nën hijen e fikut të vet e askush nuk i trazonte.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U çlirua vendi nga kundërshtarët, në ato ditë mbretërit sharruan.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ngushëlloi të përvujtit e popullit të vet, zbatoi Ligjin, zhduki të keqin e të patenzonin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me shkëlqim e stolisi Tempullin, e pasuroi me enë të shumta.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përtëritja e besëlidhjes me Spartë e me Romë
16U hap lajmi në Romë e deri në Spartë se kishte vdekur Jonatani. U pikëlluan shumë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur mandej e morën vesh se Simoni, vëllai tij, ishte bërë në vend të tij kryeprift e se e sundonte vendin dhe qytetet e tija,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18i shkruan në pllaka bronzi që ta ripërtërijë me ta miqësinë e besëlidhjen, që më parë i kishin lidhur me vëllezërit e tij Judën e Jonatanin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Leximi i tyre u bë para kuvendit të dheut në Jerusalem. Ja dysheritja e letrës që e dërguan spartanët:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20»Paria e spartanëve si edhe Qyteti, Simonit, kryepriftit, parisë e priftërisë si dhe mbarë popullit tjetër të judenjve, vëllezërve, shëndet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kasnecët që i keni dërguar te populli ynë, na lajmëruan për lumturinë tuaj e nderin dhe ardhja e tyre na kënaqi shumë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Fjalët e tyre që i thanë në këshillin e popullit i kemi shkruar kështu: ‘Numeni i Antiokut e Antipatri, biri i Jasonit, të dërguarit e judenjve, erdhën te ne për të ripërtëritur me ne miqësinë.’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Popullit i pëlqeu t’i pranojë këta njerëz me nderime e ta shënojë dysheritjen e bisedave të tyre në librat e veçantë të popullit që të jenë në kujtim për popullin spartan. Një dysheritje e shkruam për kryepriftin Simon.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pas kësaj Simoni dërgoi Numenin në Romë me një shqyt të artë të madh të rëndë një mijë mna, për të bërë me ta besëlidhje.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urdhëresë botore në nder të Simonit
25Kur populli u vu në dijeni lidhur me këto ngjarje, tha: »Si t’i falënderohemi Simonit e bijve të tij?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse u dëftua i patrandshëm ai e vëllezërit e tij e shtëpia e babës së tij, sepse, duke i luftuar, i dëboi armiqtë e Izraelit larg tij e ia solli lirinë.« Kështu shkruan një tekst në pllaka të bronzta e i vunë në shtylla në Malin Sion.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ja teksti i mbishkrimit: »Më tetëmbëdhjetë të muajit Elul të vitit njëqind e shtatëdhejtë e dy, që është viti i tretë i Simonit, priftit të madh, në Asaramel,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28në kuvendin e dheut të priftërinjve, popullit, prijësve të popullit dhe të parisë së vendit, na qe shpallur sa vijon:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Pasi shumë herë u bënë luftëra në krahinë, Simoni, biri i Matatisë, pasardhës i bijve të Joaribit, edhe vëllezërit e tij, e vunë veten në rrezik, u bënë ballë armiqve të kombit që të ruanin Shenjtëroren e vet dhe Ligjin dhe i sollën popullit të vet lavdi të madhe.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Jonatani e bashkoi popullin e vet, u bë kryeprift e pastaj pushoi në gjirin e popullit të vet.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Armiqtë e tyre deshën ta pushtojnë vendin e ta shtrijnë dorën e vet kundër Shenjtërores së tyre.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Atëherë Simoni u ngrit kundër tyre, luftoi për popullin e vet. Shpenzoi shumë të holla, i armatosi trimat e fortë të kombit të vet dhe u dha rrogat.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33I fortifikoi qytetet e Judesë si edhe Betsurën që ishte në kufijtë e Judesë, ku më parë ishin armët e armikut dhe aty e vendosi njësitin rojës të përbërë prej judenjve.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34E fortifikoi edhe Jopën që ishte në bregun e detit, Gazarën që është në kufijtë e Azotit, ku më parë banonin armiqtë, Aty vendoi judenjtë dhe u la gjithçka u lypej për jetesë e mbrojtje.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Populli e pa besnikërinë e Simonit dhe lavdinë, të cilën mendonte ta sillte mbi popullin e vet. Populli e vuri prijës të vet edhe e bëri kryeprift, sepse ai i kishte bërë të gjitha këto e për shkak të drejtësisë e të besnikërisë që e ushqeu ndaj kombit të vet e pse bëri çmosin për ta lartësuar popullin e vet.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Në ditët e tija me zotësinë e tij ia doli t’i çrrënjosë nga vendi i tyre paganët, si edhe ata që ishin në Qytetin e Davidit, në Jerusalem, të cilët e kishin punuar për vete fortesë, nga e cila dilnin e përdhosnin gjithçka që ishte rreth Shenjtërores duke bërë ndotje të madhe pastërtisë së saj.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Në të i vendosi judenjtë, e fortifikoi për mbrojtjen e krahinës e të qytetit edhe i lartësoi muret e Jerusalemit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Për këtë arsye edhe mbreti Demetër ia dha kryepriftërinë,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39e bëri mikun e vet dhe e nderoi me nder të madh.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Mbreti kishte marrë vesh se romakët i quanin hebrenjtë miq, vëllezër e besëlidhës dhe se i kishin pritur kasnecët e Simonit me nderime të mëdha;
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41si edhe hebrenjtë e priftërinjtë kishin pranuar me ëndje t’u jetë ai udhëheqës e kryeprift përgjithmonë deri të dalë ndonjë profet besnik,
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42po ashtu të jetë edhe prijësi i tyre, ta ketë në kujdes Tempullin, për sundimin e vendit, për armë e për qyteza. Le të kujdeset për Shenjtërore.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Ta dëgjojnë të gjithë. Në emër të tij të shkruhen të gjitha aktet zyrtare. Të vishet me purpur e të mbartë stoli ari.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Të mos guxojë të vërë në dyshim as të mos dëgjojë askush as prej popullit as prej priftërinjve ndonjë send prej këtyre ose të kundërshtojë ndonjë gjëje që prej tij thuhet. Pa leje të tij askush të mos guxojë të thërrasë mbledhje në krahinë as të mbartë purpur as të mbërthejë kopçe të artë:
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Kush të bëjë ndonjë send jashtë këtyre rregulloreve ose ta prishë ndonjë prej këtyre, do të jetë fajtor.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Mbarë popullit i pëlqeu t’i jepet Simonit e drejta të veprojë sipas këtyre vendimeve.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Edhe Simoni prej anës së vet pranoi të jetë kryeprift, udhëheqës dhe prijës i popullit të Judesë e i priftërinjve, të jetë në krye të të gjithëve.«
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Këtë shkresë vendosën ta gdhendin në pllaka të bronzta e të vendohet në tremen e Shenjtërores në një vend të përshtatshëm,
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49kurse dysheritjet e tyre të vendohen në vishtar që t’i kenë në përdorim Simoni me të bijtë.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.