Fushatë kundër Idumesë e Amonit
1Kur paganët përreth morën vesh se kishte qenë rindërtuar lteri dhe se kishte qenë rikushtuar Shenjtërorja si më parë, u zemëruan për së tepërmi
2dhe vendosen t’i zhdukin ata që ishin të rodit të Jakobit në mesin e tyre: filluan t’i vrasin e t’i përndjekin ata që i përkisnin atij populli.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë Juda u shpalli luftë bijve të Ezaut në Idume, në Akribatane, sepse i kishin shtërnguar në rrethim izraelitët. I rroposi krejtësisht, i mposhti dhe mori pre të madhe.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I ranë ndër mend edhe të këqijat e bijve të Beanit që i kishin vënë leq e pusi popullit duke u vënë prita gjatë udhës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të shtrënguar prej tij, u mbyllën në kulla. Ai i rrethoi, i dorëzoi mallkimit dhe me zjarr i dogji kullat me të gjithë ata që ishin brenda.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pastaj vazhdoi kundër bijve të Amonit. Në ta hasi në ushtri të fortë e në shumicë të madhe të popullit nën kryesinë e Timoteut.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ndërmori kundër tyre sulme të shumta, i mposhti dhe i asgjësoi.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E pushtoi Jazerin me fshatrat që i përkisnin dhe u kthye në Jude.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përgatitjet për fushata në Galile e në Galaad
9Kombet që ishin në Galaad u bashkuan kundër izraelitëve që banonin në territorin e tyre për t’ua tretur farën. Këta u ndrynë në fortesën Dateman
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe i shkruan Judës e vëllezërve të tij këtë letër: »Paganët që janë rreth nesh janë bashkuar kundër nesh për të na zhdukur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po përgatiten ta pushtojnë fortesën në të cilën jemi ngujuar. Timoteu është prijësi i ushtrisë së tyre.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Deh, eja sa më parë e na shpëto prej kthetrave të tyre, sepse edhe deri tash shumë prej të tanëve u vranë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të gjithë vëllezërit tanë, që jetonin në vendet e Tobijajve, u vranë, gratë e fëmijët ua morën në skllavëri, ua morën pasurinë dhe i vranë atje rreth një mijë burra.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ende po lexohej letra kur, qe, ia behën lajmëtarë të tjerë nga Galileja me petka të shqyera e sollën lajme këso dore.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Thanë se ishin bashkuar kundër tyre banorët e Ptolemaidës, të Tirit e të Sidonit si dhe mbarë pjesa pagane e Galilesë për t’i asgjësuar.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur Juda e mbarë populli i dëgjoi këto lajme, thirrën kuvendin e dheut për të vendosur çfarë duhet të bëjnë për vëllezërit e vet që gjendeshin në vështërsi dhe po sulmoheshin prej paganëve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Juda i tha Simonit, të vëllait: »Zgjidhi disa njerëz e shko t’i shpëtosh vëllezërit e tu në Galile, kurse unë dhe im vëlla Jonata po shkojmë në krahinën Galaad.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Për ta ruajtur Judenë la Jozefin, birin e Zakarisë, dhe Azarinë prijësin e popullit, me pjesën e ushtrisë që teproi.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19U urdhëroi kështu: »Qëndroni në krye të këtij populli, por mos nisni luftë me paganë deri sa të kthehemi ne.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Simonit i dhanë tri mijë luftëtarë për të shkuar në Galile, kurse Judës i dhanë tetë mijë për të shkuar në krahinën e Galaadit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fushata në Galile e në Galaad
21Simoni shkoi në Galile e luftoi shumë me paganë. Paganët u thyen para tij
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22e i ndoqi deri në derën e Ptolemaidës. Prej paganëve mbetën të vrarë rreth tri mijë vetë të cilëve Simoni ua mblodhi plaçkat.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mandej i mori me vete izraelitët që ishin në Galile e në Arbatë me gra, fëmijë e me gjithçka kishin e i solli në Jude me gëzim të madh.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ndërkaq edhe Juda Makabe e Jonata, i vëllai, kaluan Jordanin dhe ecën tri ditë nëpër shkretëtirë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I takuan nabatenjtë, që u dolën para miqësisht dhe u treguan gjithçka u kishte ndodhur vëllezërve të tyre në Galaaditidë:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26e se shumë prej tyre ishin të rrethuar në Bosorë e në Bosor, në Alimaj, në Kasfo, në Maced e në Karnain e se këto qytete ishin të gjitha të fortifikuara e të mëdha;
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27se ishin edhe në të tjera qytete të Galaaditidës të rrethuar e se kishin vendosur t’i sulmojnë nesër qytezat e t’i pushtojnë e t’i marrin në një ditë të gjithë ata që të gjenden në to.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Juda me ushtri e dredhoi menjëherë rrugën nëpër shkretëtirë në drejtim të Bosorës. E pushtoi qytetin, me teh të shpatës preu çdo mashkull, u rëmbeu gjithçka kishin e qytetit i dha zjarr.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Natën u nis prej andej e iu afrua qytezës.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Herët në agim çuan sytë e panë një mori të panumërt njerëzish, që kishin kapur shkallë e makina lufte për ta pushtuar kalanë. Lufta kishte filluar kundër tyre!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kur pa Juda se po fillon lufta: klithma e qytetit e përzier me ushtimë borie e me zhurmë të madhe arriti në qiell,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32u tha njerëzve të ushtrisë së vet: »Luftoni sot për vëllezërit tanë!«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33I vendosi në tre rreshta pas tyre. Jehuan boritë e ushtoi britma në uratë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Fushimi i Timoteut e mori vesh se ishte Juda Makabe, u dha ikja para tij. Juda i goditi e bëri në ta kërdi të madhe: atë ditë mbetën të vrarë prej tyre rreth tetë mijë vetë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë Juda iu soll rreth Masfës, e sulmoi dhe e pushtoi. Vrau çdo mashkull të saj, e plaçkiti dhe i shtiu zjarrin.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Prej andej u drejtua dhe e pushtoi Kasfon, Macedin, Bosorin e qytetet e tjera të Galaaditidës.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Pas këtyre ngjarjeve Timoteu bashkoi një ushtri tjetër dhe e nguli fushimin kundrejt Rafonit, përtej lumit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Juda dërgoi njerëz ta vëzhgojnë ushtrinë. Ata u kthyen e i thanë: »Janë bashkuar rreth tij të gjithë paganët që janë rreth nesh - një ushtri shumë e madhe.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ka marrë në ndihmë edhe arabë. Fushimin e ka ngulur përtej lumit e po përgatiten të vijnë të luftojnë kundër teje.« Juda u nis t’i befasojë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Timoteu u tha prijësve të ushtrisë së vet: »Kur Juda e ushtria e tij t’i jetë afruar lumit me ujë, nëse do të kalojë i pari kundër nesh, s’do të mundemi t’i bëjmë ballë, sepse do të ketë epërsi të madhe ndaj nesh;
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41kurse, nëse do të trembet të kalojë dhe e ngul fushimin përtej lumit, ne do të kalojmë e do ta mundim.«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kur Juda iu afrua rrjedhës së ujit, i vendoi shkruesit e popullit gjatë lumit dhe u urdhëroi: »Askënd mos lejoni të ngrehë tendën, por të gjithë le të sulen në luftë!«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Kaloi i pari kundër tyre e mandej mbarë populli pas tij. Paganët qenë shpartalluar para tyre, i hodhën armët dhe ikën në faltoren Karnain.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Njëherë pushtuan qytetin e mandej faltores i dhanë zjarr me të gjithë ata që ishin brenda. Kështu qe pushtuar Karnaini dhe s’mundi t’i bëjë ballë Judës.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Juda i bashkoi të gjithë izraelitët që ishin në Galaaditidë, prej më të voglit e deri në më të madhin, gratë e tyre, fëmijët e tyre e gjithçka kishin - një turmë shumë e madhe e drejtuar për Jude.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Arritën në Efron. Ky qytet është në udhë, shumë i madh dhe i mbrojtur mirë. Nuk mund të kalohej përtej as djathtas as majtas, vetëm për mes të tij.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Banorët e qytetit u ndrynë brenda e dyert i zunë me gurë. Juda u dërgoi lutje me këso fjalësh miqësore:
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48»Na lejoni të kalojmë nëpër vendin tuaj që të shkojmë në vendin tonë. Askush prej nesh nuk do t’ju bëjë farë dëmi: do të kalojmë vetëm këmbë.« Por ata s’deshën t’ua hapin udhën.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Atëherë Juda i dha urdhër ushtrisë që secili të qëndronte aty ku ndodhej.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Ushtarët trima zunë pozicionet. Juda e sulmoi qytetin gjithë ditën e gjithë natën edhe qyteti iu dorëzua.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Me teh të shpatës i preu të gjithë meshkujt, e rrafshoi qytetin me gjithë themele, plaçkiti pasurinë dhe e përshkoi qytetin duke kaluar përmbi kufoma.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52E kaluan va Jordanin në rrafshinën e madhe kundruall Betsanit.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Gjithë rrugës Juda s’i linte të ndahen të sprasmit turmës dhe i jepte zemër popullit deri që arritën në dheun e Judesë.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54U ngjitën në malin Sion me këngë e me hare dhe kushtuan fli shkrumbimi që u kthyen në paqe pa mbetur i vrarë asnjë prej tyre.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Humbja në Jamni
55Ndër ato ditë kur Juda e Jonata ishin në Galaad e Simoni, vëllai i tij, në Galile, përballë Ptolemaidës,
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Jozefi, biri i Zakarisë, dhe Azaria, prijësi i ushtrisë, dëgjuan për veprat e madhërueshme të tyre e për luftërat që po i bënin, e thanë:
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57»T’ia rrisim edhe ne zërin vetes e të shkojmë e të luftojmë kundër paganëve që i kemi përreth!«
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58U dhanë urdhra forcave që i kishin nën komandë e u nisën kundër Jamnisë.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Gorgia e ushtarët e tij dolën nga qyteti të ndeshen me ta në luftë.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Jozefit e Azarisë u dha ikja dhe qenë përndjekur deri në kufij të Judesë. Ranë të vrarë atë ditë prej popullit të Izraelit rreth dy mijë burra. Dhe u bë një ikje e madhe në popull,
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61sepse nuk e dëgjuan Judën e vëllezërit e tij, duke menduar se do të bëjnë trimëri të madhe.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Por, ja, nuk ishin nga gjaku i atyre burrave, të cilëve u ishte dhuruar ta shpëtojnë Izraelin.
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Suksese në Idume e në Filistejë
63Kreshniku Judë dhe vëllezërit e tij fituan nam të madh në mbarë Izraelin e në të gjitha kombet ku arrinte lajmi i emrave të tyre.
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Ngarendin tek ata dhe u brohorisnin.
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65Juda e vëllezërit e tij u nisën të luftojnë bijtë e Ezaut në krahinën e jugut. E goditën Kebronin e fshatrat e tij, i rrënoi qytezat e tija dhe ia dogji gjithkund përreth kullat.
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66Atëherë çoi fushimin për të shkuar në dheun e të huajve dhe e përshkoi Marisën.
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
67Atë ditë ranë të vrarë priftërinjtë që deshën të dëftohen trima e mendjelehtësisht deshën të luftojnë.
Vargu 67 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
68Juda u drejtua kundër Azotit në dheun e të huajve, i rrënoi lterët e tyre, i dogji idhujt e tyre, i plaçkiti qytetet dhe u kthye në dheun e Judës.
Vargu 68 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.