Dënohet lteri në Betel
1Dhe, ja, një njeri i Hyjit prej Judës, me urdhër të Zotit, erdhi në Betel mu atëherë kur Jeroboami kishte hipur në lter për ta djegur kemin.
2Ai, me urdhër të Zotit bërtiti kundër lterit e tha: »Lter, o lter! Kështu thotë Zoti: ‘Ja, do të lejë një djalë në shtëpinë e Davidit me emrin Jozi! Ai do t’i flijojë mbi ty priftërinjtë e lartësive, që kanë flijuar mbi ty kemin dhe do të djegë mbi ty eshtra njerëzish!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Njëkohësisht dha këtë shenjë duke thënë: »Dhe, ja, shenja se janë fjalët e Zotit: Qe, lteri do të çahet e hiri, që është mbi të, do të derdhet!«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbreti, posa dëgjoi fjalën e njeriut të Hyjit, që bërtiti kundër lterit në Betel, e shtriu dorën e vet që kishte mbi lter e tha: »Kapeni!« Porse dora e tij që e shtriu kundër atij njeriu, iu ngri dhe s’mundi ta mbledhë më.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po edhe lteri u ça dhe u derdh hiri që ishte mbi të, sipas shenjës që njeriu i Hyjit e kishte dhënë me urdhër të Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë mbreti mori fjalën e i tha njeriut të Hyjit: »Lute Zotin, Hyjin tënd, e ndërmjetëso për mua që të mund ta mbledh dorën time.« Njeriu i Hyjit iu lut Zotit dhe dora e mbretit u kthye dhe u bë sikurse ishte më parë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë mbreti i tha njeriut të Hyjit: »Eja me mua në shtëpi për bukë e do të të jap edhe dhurata.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por njeriu i Hyjit iu përgjigj mbretit: »Po të më jepje edhe gjysmën e shtëpisë sate, nuk do të vija me ty as s’do të haja bukë, as s’do të pija ujë në këtë vend,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9sepse kështu më qe urdhëruar me fjalën e Zotit: ‘As mos ha, as mos pi ujë, as mos u kthe rrugës nëpër të cilën ke shkuar!’«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shkoi, pra, një rruge tjetër e nuk u kthye nëpër atë rrugë, nëpër të cilën kishte shkuar në Betel.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Njeriu i Hyjit dhe profeti
11Në Betel jetonte një profet i moçëm. Bijtë e tij erdhën dhe i treguan gjithçka kishte bërë atë ditë në Betel njeriu i Hyjit. Ia treguan t’et edhe fjalët që ia kishte thënë mbretit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I ati i pyeti: »Nga ia mbajti?« Të bijtë ia treguan udhën së cilës shkoi njeriu i Hyjit që kishte ardhur nga Juda.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U tha ky të bijve: »Ma shiloni gomarin!« Pasi ia shiluan, hipi në gomar,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14u nis pas njeriut të Hyjit dhe e gjeti duke ndenjur nën një terebentinë. I tha: »A mos je ti ai njeriu i Hyjit që erdhi nga Juda?« Ai iu përgjigj: »Unë jam.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai i tha: »Eja me mua në shtëpi për të ngrënë bukë.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ai iu përgjigj: »Nuk mund të kthehem as të vij me ty. Nuk do të ha bukë, as nuk do të pi ujë në këtë vend,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17sepse kështu më është thënë me anë të fjalës së Zotit: ‘As mos ha bukë, as mos pi ujë aty; madje as mos u kthe rrugës, nëpër të cilën të kesh shkuar.’«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por ai i tha: »Edhe unë jam profet si ti; tashti edhe mua një engjëll me urdhër të Zotit më tha: ‘Bëje të kthejë ai njeri në shtëpinë tënde për të ngrënë bukë e për të pirë ujë.’«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E gënjeu dhe e bëri të kthehej me të. Kështu hëngri bukë në shtëpinë e tij dhe piu ujë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ndërsa ishin në tryezë, profetit që e bëri të kthehej, i erdhi fjala e Zotit
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21e profeti i bërtiti njeriut të Hyjit, që kishte ardhur nga Juda e i tha: »Kështu thotë Zoti: ‘Pasi nuk e dëgjove fjalën e Zotit e nuk e zbatove urdhrin që ta dha Zoti, Hyji yt,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22dhe ktheve, hëngre bukë e pive ujë në vendin që Zoti të kishte urdhëruar të mos haje bukë as të mos pije ujë, kufoma jote nuk do të varroset në varrezën e të parëve të tu.’«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Pasi njeriu i Hyjit hëngri bukë e piu, e shiloi për vete gomarin e profetit që e ktheu,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24u nis e shkoi. Rrugës e takoi një luan, i cili e mbyti. Kështu kufoma e tij rrinte shtrirë në rrugë. Pranë tij qëndronte gomari, po edhe luani qëndronte përskaj kufomës.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Njerëzit që kalonin, e panë kufomën e shtrirë në udhë edhe luanin që rrinte pranë kufomës. Ata erdhën dhe e përhapën lajmin në qytet ku jetonte profeti i moshuar.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur dëgjoi profeti që e kishte bërë të kthehej nga udha, tha: »Është ai njeriu i Hyjit që nuk e dëgjoi fjalën e Zotit dhe Zoti e la ndër kthetra të luanit. Luani e copëtoi dhe e mbyti, sipas fjalës së Zotit që e ka thënë për të.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Dhe u tha bijve të vet: »Shilomani gomarin!« Ata ia shiluan.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ai shkoi dhe e gjeti kufomën e tij të hedhur midis rrugës dhe gomarin e luanin që po rrinin përbri kufomës. Luani s’kishte ngrënë gjë prej kufomës as s’e kishte lënduar gomarin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Profeti e mori kufomën e njeriut të Hyjit, e vuri në gomar. Profeti i moshuar u kthye në qytetin ku banonte për t’i bërë gjëmën dhe për ta varrosur.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kufomën e tij e varrosi në varrin e vet dhe e vajtuan: »I mjeri unë, vëlla!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kur e varrosën, u tha bijve të vet: »Kur të vdes unë, më varrosni edhe mua në varrin ku u varros njeriu i Hyjit: përbri eshtrave të tij vini edhe eshtrat e mi.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pa farë dyshimi do të plotësohet fjala që e parafoli me urdhër të Zotit kundër lterit që është në Betel dhe kundër të gjithë tempujve të lartësirave që janë në Samari.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33As pas këtyre ngjarjeve Jeroboami nuk u kthye nga rruga e vet tepër e keqe, por gjithnjë vazhdoi të bëjë priftërinj për tempujt e lartësirave njerëz të marrë thjesht prej popullit: kushdo që donte, Jeroboami i jepte pushtetin e priftërisë dhe e bënte prift lartësirash.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kjo gjë e bëri shtëpinë e Jeroboamit të bjerë në mëkat dhe i shkaktoi rrënimin e plotë e e zhduki nga faqja e dheut.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.