III. SHKËPUTJA POLITIKE E RELIGJIOZE
Kuvendi në Sikem
1Roboami erdhi në Sikem, sepse mbarë Izraeli ishte bashkuar atje për ta shpallur mbret.
2Posa e mori vesh Jeroboami, biri i Nabatit - sepse ishte ende i ikur larg Salomonit mbret në Egjipt - u kthye nga Egjipti,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3pasi çuan e e thirrën. Erdhi, pra, Jeroboami dhe mbarë bashkësia e Izraelit dhe biseduan me Roboamin. I thanë:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4»Yt atë na ka vënë zgjedhë tepër të rëndë. Ti tani na e lehtëso pakëz skllavërinë e tët eti edhe zgjedhën tepër të rëndë që na ka ngarkuar, dhe ne do të jemi shërbëtorët e tu.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai u përgjigj: »Shkoni dhe ejani përsëri pas tri ditësh tek unë.« Pasi populli shkoi,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbimin e babës së tij Salomonit kur ky ishte ende gjallë. U tha: »Ç’këshillë më jepni që t’i përgjigjem këtij populli?«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ata i thanë: »Në qoftë se ia pranon fjalën sot këtij populli, nëse u shërben, nëse ua pranon kërkesën e tyre e nëse u flet fjalë të buta, gjithmonë do të jenë shërbëtorë të tu.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por ai nuk e pranoi këshillën që i dhanë pleqtë, po u këshillua me të rinj që ishin rritur bashkë me të dhe ishin ndjekësit e tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9I pyeti ata: »Ç’këshillë më jepni që t’i përgjigjem këtij populli që më tha: ‘Na e lehtëso zgjedhën që yt atë na ka ngarkuar’?«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Djelmoshat që ishin rritur me të, iu përgjigjën: »Kështu thuaj këtij populli që bisedoi me ty e të tha: ‘Yt atë na ngarkoi zgjedhë të rëndë, ti na e lehtëso’; ti thuaju kështu: ‘Gishti i vogël imi është më i trashë se të hollët e tim eti.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Tashti, im atë ju ka vënë zgjedhë të rëndë, kurse unë do ta rëndoj ende zgjedhën tuaj; im atë ju rrahu me frushkuj, kurse unë do t’ju rrah me frushkuj me gallomë të metaltë.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Erdhi, pra, Jeroboami dhe mbarë bashkësia e Izraelit te Roboami të tretën ditë, sikurse u kishte thënë mbreti: »Kthehuni tek unë të tretën ditë!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbreti iu përgjigj popullit ashpër duke e përbuzur këshillën që i kishin dhënë pleqtë,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14dhe iu përgjigj sipas këshillës së të rinjve. U tha: »Im atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj, kurse unë do ta bëj edhe më të rëndë; im atë ju rrahu me frushkuj, kurse unë do t’ju rrah me frushkuj me gallomë të metaltë.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse kështu e rregulloi Zoti që të shkonte në vend fjala e tij që ia tha Jeroboamit, birit të Nabatit, me anë të Ahisë së Silos.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur mbarë Izraeli pa se mbreti s’donte ta dëgjonte, tërë populli iu përgjigj e i tha: »Ç’pjesë kemi në Davidin? Ose ç’trashëgim në birin e Isait? Në tendat e tua, o Izrael! Tani kujdesu për shtëpinë tënde, David!« Mbarë Izraeli shkoi në tendat e veta.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Roboami vazhdoi të mbretërojë mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mbreti Roboam dërgoi Adoniramin, mbikëqyrësin e angarisë, porse mbarë Izraeli e vrau me gurë dhe ai vdiq, kurse mbreti Roboam, shpejt e shpejt kërceu në karrocë dhe iku në Jerusalem.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kështu Izraeli u nda prej shtëpisë së Davidit deri në ditën e sotme.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndarja politike
20Kur izraelitët morën vesh se ishte kthyer Jeroboami, çuan e e thirrën në mbledhje dhe e bënë mbret mbi mbarë Izraelin. S’u gjet askush që të donte ta ndiqte shtëpinë e Davidit, përveç fisit të Judës, të vetmit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Roboami erdhi në Jerusalem, e bashkoi mbarë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit: njëqind e tetëdhjetë mijë ushtarë, luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër shtëpisë së Izraelit për t’ia kthyer mbretërinë Roboamit, birit të Salomonit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Porse fjala e Zotit i qe drejtuar Semeit, njeriut të Hyjit. I tha:
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23»Fol me Roboamin, birin e Salomonit, mbretin e Judës, dhe me mbarë shtëpinë e Judës e të Beniaminit si dhe me mbarë popullin tjetër e thuaj:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24‘Kështu thotë Zoti: Ruaj se dilni e luftoni kundër vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit! Secili le të kthehet në shtëpinë e vet! Shkaktari i kësaj jam unë!« E dëgjuan fjalën e Zotit dhe u kthyen sikurse u urdhëroi Zoti.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Jeroboami e fortifikoi Sikemin në malet e Efraimit dhe nguli të banojë në të. Mandej doli prej andej dhe fortifikoi edhe Fanuelin.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndarja fetare
26Jeroboami bëri këtë pleqësi: »Në këtë gjendje që është mbretëria do t’i kthehej shtëpisë së Davidit,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27në qoftë se populli shkon për të kushtuar fli në Shtëpinë e Zotit në Jerusalem dhe zemra e këtij populli do të kthehet te zotëria i vet Roboami, mbret i Judës, do të më vrasin dhe do të kthehen te Roboami, mbreti i Judës.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mbreti, pasi u këshillua, punoi dy viça të artë dhe i tha popullit: »Mos shkoni më në Jerusalem! Ja, o Izrael, zotat e tu, që të nxorën nga dheu i Egjiptit.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Njërin e vendosi në Betel e tjetrin e vuri në Dan.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ja, pra, këtu qëndron mëkati: populli shkonte para njërit prej tyre deri në Dan.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Jeroboami ndërtoi tempuj në lartësi dhe bëri priftërinj, njerëz të marrë nga populli i thjeshtë që s’ishin prej bijve të Levit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Caktoi mandej edhe një të kremte në të tetin muaj, të pesëmbëdhjetën ditë të muajit, porsi e kremtja që festohej në Jude dhe u ngjit në lter. Kështu veproi në Betel për t’u flijuar viçave që kishte punuar. Në Betel i caktoi edhe priftërinjtë për tempujt që kishte ndërtuar në lartësi.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Dhe u ngjit në lterin që kishte ndërtuar në Betel, të pesëmbëdhjetën ditë të muajit të tetë, që e kishte caktuar sipas mendimit të vet! E bëri festë për bijtë e Izraelit dhe u ngjit në lter për ta djegur kemin.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.