4. Dobësimi i mbretërisë
Gratë e Salomonit
1Mbreti Salomon dashuroi shumë gra të huaja: përveç bijës së faraonit, edhe moabite, amonite, idumease, sidonite dhe hetease;
2bija popujsh për të cilat u tha Zoti bijve të Izraelit: »Mos hyni tek ato as prej tyre të mos hyjnë te bijat tuaja, sepse s’ka dyshim që do t’i kthejnë zemrat tuaja t’i ndiqni zotat e tyre.« Me të tilla u lidh Salomoni me dashuri.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kishte shtatëqind gra pothuajse mbretëresha e treqind shemra. Gratë ia prishën zemrën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe kur Salomoni u plak, gratë e tija ia prishën zemrën e i ndoqi hyjnitë e huaja dhe zemra e tij nuk i përkiste më plotësisht Zotit, Hyjit të tij, sikurse zemra e Davidit, babës së tij.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Salomoni ndiqte Astartën, hyjneshën e sidonëve e Melkomin, idhullin e amonëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu Salomoni bëri çka nuk i pëlqente Zotit dhe nuk i qe besnik Zotit, sikurse qe Davidi, baba i tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë Salomoni i ndërtoi një lartësirë Kamosit, idhullit të moabitëve, në malin që është kundruall Jerusalemit, dhe Melkomit, idhullit të bijve të Amonit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kështu bëri edhe për të gjitha gratë e veta të huaja, të cilat u kushtonin kem dhe fli hyjnive të veta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Prandaj edhe Zoti iu hidhërua Salomonit, sepse e largoi mendjen e vet prej Zotit, Hyjit të Izraelit, i cili iu dëftua dy herë
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe i kishte urdhëruar mu këtë: të mos i ndiqte hyjnitë e huaja. Por ai nuk zbatoi çka i kishte urdhëruar Zoti.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu që edhe Zoti i tha Salomonit: »Pasi bëre kështu e nuk e mbajte Besëlidhjen time as urdhërimet e mia që t’i dhashë, unë do ta marr prej teje mbretërinë tënde e do t’ia jap një shërbëtori tënd.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Megjithatë këtë s’do ta bëj për të gjallë tënd, për dashuri të Davidit, babës tënd; do ta marr prej duarve të djalit tënd.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por as prej tij s’do ta marr tërë mbretërinë, birit tënd do t’i jap vetëm një fis për shkak të shërbëtorit tim Davidit e për shkak të Jerusalemit që e kam zgjedhur.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Armiqtë e jashtëm të Salomonit
14Por Zoti i ngriti Salomonit një kundërshtar: Adadin idumeas, që ishte nga familja mbretërore e Edomit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kur i kishte mundur Davidi edomasit dhe, kur Joabi, prijësi i ushtrisë, shkoi për t’i varrosur të vrarët, dhe pasi i vrau të gjithë meshkujt në Idume,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16- sepse atje qëndroi për gjashtë muaj Joabi dhe mbarë Izraeli derisa ua tretën farën të gjithë meshkujve në Idume -
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Adadi me njerëzit e vet, idumeas, shërbëtorët e t’et, iku për të shkuar në Egjipt. Adadi asohere ishte djalosh shumë i vogël.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18U nisën prej Madianit e arritën në Faran. I morën me vete disa njerëz prej Faranit e shkuan në Egjipt te faraoni, mbreti i Egjiptit, që i dha banesën, i siguroi ushqimin e i dha toka.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Adadi gjeti përkrahje të madhe te faraoni, aq sa ia dha për grua të motrën e gruas së vet, motrën e Tafnesës, mbretëreshës.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Motra e Tafnesës i lindi djalë, Genubatin, dhe Tafnesa e rriti djalin në shtëpinë e faraonit. Genubati qëndroi në shtëpinë e faraonit me bijtë e tij.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur dëgjoi Adadi se Davidi kishte pushuar pranë të parëve të tij dhe se Joabi, prijësi i ushtrisë, kishte vdekur, i tha faraonit: »Më lejo të shkoj në vendin tim.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Faraoni i tha: »Çfarë po të mungon tek unë që kërkon të shkosh në vendin tënd?« Ai iu përgjigj: »Asgjë; por, po të lutem, më lër të shkoj.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Hyji i ngriti Salomonit edhe një kundërshtar tjetër: Razonin, birin e Eliadës, që kishte ikur prej Adadezerit, mbretit të Sobës, zotërisë së vet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ky i bashkoi rreth vetes disa trima dhe u bë kapedan i çetës. Por, meqenëse Davidi i vriste, kishin shkuar në Damask, ngulën aty dhe sunduan Damaskun.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ky ishte kundërshtar i Izraelit gjatë tërë jetës së Salomonit; pos kësaj edhe e keqja që ishte Adadi. E urreu Izraelin e mbretëroi në Siri.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kryengritja e Jeroboamit
26Po edhe Jeroboami, biri i Nabatit, një efratas nga Sareda, nëpunës i Salomonit, nëna e të cilit quhej Sarvë e ishte grua e ve, çoi krye kundër mbretit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Dhe ja, shkaku i kryengritjes kundër mbretit: Salomoni po ndërtonte Melon e po rrafshonte humnerën e Qytetit të Davidit, t’et.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28E Jeroboami ishte burrë i fortë e i vyeshëm. Salomoni, duke e parë djaloshin se si punonte, e emëroi mbikëqyrës të të gjithë punonjësve të shtëpisë së Jozefit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E ndodhi që asohere Jeroboamin, dalë nga Jerusalemi, ta takojë në rrugë Ahia profet, prej Silos. Ahia ishte mbështjellë me mantel të ri. Ishin quk vetëm në fushë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ahia mori leshnikun e vet të ri, me të cilin ishte i mbështjellë, e shqeu në dymbëdhjetë pjesë
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31e i tha Jeroboamit: »Merri dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Ja, unë do ta heq prej dorës së Salomonit mbretërinë e do të t’i jap ty dhjetë fise.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Atij do t’i lë vetëm një fis për shkak të Davidit, shërbëtorit tim, e për shkak të qytetit të Jerusalemit që, prej të gjitha fiseve të Izraelit e zgjodha për vete.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Arsyeja është se më lanë mua e adhuruan Astartën, hyjneshën e sidonëve, Kamosin, hyjin e moabitëve, Melkomin, hyjin e bijve të Amonit dhe nuk ecën udhëve të mia; nuk bëjnë çka është e drejtë para syve të mi, as s’i zbatojnë urdhërimet e ligjet e mia porsi Davidi, baba i tij.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Nuk do t’ia heq dore mbarë mbretërinë, por do ta lë prijës për të gjithë jetën e tij për shkak të Davidit, shërbëtorit tim, që e kam zgjedhur, dhe i cili i mbajti urdhërimet e ligjet e mia.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Mbretërinë do ta marr prej dorës së djalit të tij e ty do të t’i jap dhjetë fise,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36kurse djalit të tij do t’i jap vetëm një fis që t’i mbesë shërbëtorit tim Davidit një llambë e ndezur para meje në Jerusalem, qytet që e zgjodha vetë për të banuar aty Emri im.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Ty do të të marr që të mbretërosh mbi gjithçka të dëshirosh e të jesh mbret mbi Izraelin.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Nëse do të dëgjosh gjithçka të të urdhëroj, nëse do të ecësh udhëve të mia, nëse do të bësh çka është e drejtë para syve të mi, duke mbajtur urdhërimet e mia e ligjet e mia, sikurse bëri Davidi, shërbëtori im, unë do të jem me ty dhe do ta ndërtoj një brez mbretëror të qëndrueshëm, siç ia ndërtova Davidit, e ty do të ta jap Izraelin.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Me këtë gjë do ta përul farën e Davidit, megjithëse jo për përgjithmonë.’«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Salomoni kërkoi ta vrasë Jeroboamin, por ky u çua e iku në Egjipt të Sesaku, mbreti i Egjiptit. Jeroboami qëndroi në Egjipt deri në vdekjen e Salomonit.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi i mbretërisë
41Veprat e tjera të Salomonit, gjithçka bëri, dhe urtësia e tij, ja të gjitha janë të shkruara në Librin e Veprave të Salomonit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Mbretërimi i Salomonit në Jerusalem mbi mbarë Izraelin zgjati dyzet vjet.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Salomoni fjeti me etërit e vet dhe qe varrosur në Qytetin e Davidit, babës së tij. Në vend të tij mbretëroi Roboami, i biri.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.