Pasia e mbretëreshës së Sabës
1Por edhe mbretëresha e Sabës, duke pasë dëgjuar për zërin e madh që kishte arritur Salomoni në saje të Emrit të Zotit, erdhi ta sprovojë në gjëegjëza.
2Ajo erdhi në Jerusalem me një ndjekësori të madhe shumë, me pasuri, me deve të ngarkuara me erëra të mira, me shumë ar dhe gurë të paçmueshëm; erdhi te Salomoni dhe bisedoi me të për gjithçka që kishte në zemrën e saj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve: s’qe asnjë çështje aq e panjohur për të, sa të mos dinte t’i jepte përgjigje.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Duke parë mbretëresha e Sabës dijen e Salomonit, shtëpinë - pallatin, që kishte ndërtuar,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ushqimet në tryezën e tij, banesat e oborrtarëve, fisnikërinë e mëkëmbësve të tij, petkat e tyre, verëqitësit; flitë e shkrumbimit që i kushtonte në Shtëpinë e Zotit, mbeti pa frymë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ajo i tha mbretit: »Paskan qenë të vërteta fjalët që i kam dëgjuar të fliteshin në vendin tim për ty e për dijen tënde.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Unë nuk u besoja atyre që më tregonin deri tash që erdha e pashë me sytë e mi dhe po shoh se as gjysmën s’m’i paskan pasë treguar! Qenka më e madhe dija jote dhe pasuria sesa kam dëgjuar unë!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Lum njerëzit e tu dhe lum shërbëtorët e tu që gjenden përherë pranë teje dhe dëgjojnë urtësinë tënde!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Qoftë bekuar Zoti, Hyji yt, që i paske pëlqyer dhe të paska vënë mbi fronin e Izraelit; duke qenë se Zoti e do Izraelin për amshim, ai edhe të vuri mbret që ta ushtrosh të drejtën e drejtësinë.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ajo i dhuroi mbretit njëqind e njëzet talenta ar, erëra të mira pa masë dhe shumë gurë të paçmueshëm: kurrë nuk u sollën më aq erëra të mira, sa i dhuroi mbretëresha e Sabës Salomonit mbret.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Edhe flota e Hiramit, që mbartte ar prej Ofirit, solli nga Ofiri dru rrëshinore me shumicë dhe gurë të paçmueshëm.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Me dru rrëshinore mbreti punoi parmakët për Shtëpinë e Zotit, për pallatin mbretëror si dhe lira e cetra për këngëtarë. Kurrë më nuk u sollën aq dru rrëshinore as nuk u pa deri tani.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbreti Salomon i dha mbretëreshës së Sabës sa dëshironte dhe kishte kërkuar, përveç sa i kishte dhënë si dhuratë mbretërore. Atëherë ajo u kthye e shkoi në vendin e vet bashkë me shërbëtorët e vet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pasuria e Salomonit
14Pesha e arit që i vinte çdo vit Salomonit, ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talenta ari,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15pa llogaritur sa i vinte nga taksat e nënshtetasve, nga shitjet e tregtarëve, nga mbretërit e Arabisë dhe nga prijësit e vendit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mbreti Salomon i punoi dyqind shqyta ari të kulluar, për secilin shqyt i shkonte nga gjashtëqind sikla ar;
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17punoi edhe treqind shqyta të vegjël, ari të kulluar, për secilin prej tyre duheshin tri mina ar. Këta shqyta mbreti i vendosi në pallatin e quajtur »Pylli i Libanit.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mbreti Salomon punoi edhe një fron të madh fildishi dhe e veshi me ar të pastër.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Froni kishte gjashtë shkallë; shpinëza ishte e rrumbullakët; bërrylëzore kishte dy në këtë e në atë anë të ndenjëses e në krye të bërrylëzoreve kishte nga një luan;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20në gjashtë shkallët qëndronin, këndej e andej, dymbëdhjetë luanë. Diçka si ky fron nuk qe punuar në asnjë mbretëri.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Po edhe të gjitha kupat, me të cilat pinte mbreti Salomon, ishin të arta si dhe mbarë enët e pallatit »Pylli i Libanit«, ishin prej ari të pastër; asnjë s’ishte prej argjendi, sepse argjendi nuk çmohej në kohën e Salomonit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sepse mbreti kishte në det anijet e Tarsit bashkë me flotën e Hiramit dhe një herë në tre vjet ktheheshin e sillnin ar, argjend, fildish, majmuna e pavoda.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu, pra, Salomoni mbret u bë më i madhi ndër të gjithë mbretërit e botës për nga pasuria dhe dija.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mbarë bota dëshironte ta shihte Salomonin për t’ia dëgjuar urtësinë e tij me të cilën e kishte pajisur Hyji zemrën e tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Gjithkush i sillte dhuratat e veta: gjëra argjendi, gjëra ari, petka, armë, erëra të mira, kuaj e mushq dhe kështu vit për vit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Karrocat e Salomonit
26Salomoni mblodhi karroca e kuaj. Kishte një mijë e katërqind karroca lufte dhe dymbëdhjetë mijë kuaj dhe i vendosi nëpër qytete karrocash lufte dhe te mbreti në Jerusalem.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Salomoni ia arriti të kishte në Jerusalem argjend me shumicë porsi gurë; dhe dru cedri kishte aq shumë sa ç’janë fiqtë e egër në Sefelë!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kuajt e Salomonit vinin prej Egjiptit e prej Koes, sepse tregtarët e mbretit i blinin me çmim të caktuar nga Koa.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Një karrocë e blerë në Egjipt, kushtonte gjashtëqind sikla të argjendtë, kurse një kalë njëqind e pesëdhjetë. Kështu të gjithë mbretërit e hetenjve e të Sirisë i shitnin me anë të tregtarëve.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.