Dëftim i ri hyjnor
1Kur Salomoni kreu së ndërtuari Shtëpinë e Zotit, shtëpinë e mbretit e, pasi kreu së ndërtuari gjithçka kishte synuar të ndërtonte,
2iu dëftua Zoti për së dyti, sikurse i ishte dëftuar në Gabaon.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E Zoti tha: »Ta kam vështruar uratën e kërkesën tënde që më ke drejtuar. E kam shuguruar Shtëpinë që ke ndërtuar për banesë të përhershme të Emrit tim. Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po edhe ti, nëse do të ecësh para meje, siç eci yt atë, Davidi, në thjeshtësi të zemrës e në drejtësi dhe, nëse do t’ i zbatosh të gjitha ato që ti kam urdhëruar dhe, nëse do t’i mbash ligjet e mia dhe urdhërimet e mia,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5unë do ta mbaj fronin e mbretërisë sate përgjithmonë mbi Izrael, sikurse i kam premtuar tët eti, Davidit, kur i kam thënë: ‘Kurrë nuk do të mungojë në fronin e Izraelit një ndër pasardhësit e tu.’
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por, në qoftë se më lini ju dhe bijtë tuaj duke mos me ndjekur dhe duke mos i mbajtur urdhërimet e mia e ligjet e mia, që jua kam urdhëruar, por do të shkoni e do t’i nderoni hyjnitë e tjera dhe do t’i adhuroni ato,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7do të bëj të zhduket Izraeli prej sipërfaqes së tokës, që jua kam dhënë; po edhe Tempullin që e shugurova për nder të Emrit tim, do ta flak prej pranisë sime dhe Izraeli do të bëhet një emnesë dhe përrallë për mbarë popujt.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kjo shtëpi do të bëhet gërmadhë! Kushdo që të kalojë nëpër të, do të çuditet e do të pëshpëritë dhe do të thotë: ‘Përse ia bëri Zoti kështu këtij vendi e kësaj Shtëpie?’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E do të përgjigjen: ‘Sepse e lanë Zotin, Hyjin e vet, që i pati nxjerrë etërit e tyre prej tokës së Egjiptit, dhe shkuan pas hyjnive të huaja e i adhuruan dhe i nderuan ato. Kjo është arsyeja që Zoti solli mbi ta gjithë këtë të keqe.’«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Këmbimi me Hiramin
10Si kaluan njëzet vjet pasi Salomoni i kreu së ndërtuari dy shtëpitë, Shtëpinë e Zotit e pallatin mbretëror,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11- e meqenëse Hirami, mbreti i Tirit, i kishte dhënë Salomonit lëndën e cedrit e të bredhit dhe ar aq sa kishte pasur nevojë, - atëherë edhe Salomoni i dha Hiramit njëzet qytete në Galile.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Hirami atëherë doli prej Tirit për t’i parë qytetet që i kishte dhënë Salomoni, por ato nuk i pëlqyen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë tha: »Po a këto janë qytetet që m’i dhe, or vëlla?« Dhe i quajti ato qytete »Toka Kabul« deri në ditën e sotme.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Hirami i dërgoi mbretit njëqind e njëzet talenta ari.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Angaritë për ndërtime
15Ja, çfarë ishte lidhur me angarinë që mbreti Salomon e vuri për të ndërtuar Shtëpinë e Zotit, pallatin e vet, Milon, muret e Jerusalemit, Asorin, Magedon dhe Gazerin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Faraoni, mbreti i Egjiptit, nisi luftën, pushtoi Gazerin, e dogji me zjarr dhe i vrau kananenjtë që jetonin në të. Qytetin ia dha për pajë vajzës së vet, gruas së Salomonit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu, pra, Salomoni ndërtoi Gazerin dhe Betoronin e Poshtëm,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Baalatin, Tamarin e shkretëtirës, në vend,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19si dhe të gjitha qytetet - depo, qytetet për karroca lufte, për kalori që i përkisnin atij dhe gjithçka tjetër i pëlqente për të ndërtuar në Jerusalem, në Liban e në të gjitha tokat që i kishte nën pushtet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mbarë popullin që kishte mbetur prej amorrenjve, prej hetenjve, prej ferezenjve, prej hevenjve, prej jebusenjve, që nuk ishin prej bijve të Izraelit,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21bijtë e tyre, që mbetën pas tyre në vend, d.m.th. ata që bijtë e Izraelit nuk arritën t’i shfarosnin, Salomoni i detyroi të punonin pa shpërblim si skllevër deri në ditën e sotme.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kurse bijtë e Izraelit Salomoni nuk i ktheu në skllevër, por i kishte ushtarë, oborrtarë, prijës, armëmbajtës, prijës të karrocave të tija e të kalorësisë së tij.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Prijësit që ishin në krye të të gjitha punëve të Salomonit, ishin pesëqind e pesëdhjetë. Këta i urdhëronin popullit që ishte i detyruar të punonte.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Posa hyri bija e faraonit prej Qytetit të Davidit në pallatin e saj që i ndërtoi Salomoni, menjëherë Salomoni ndërtoi Melon.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërbesa në Tempull
25Tri herë në vit Salomoni kushtonte fli shkrumbimi dhe fli pajtimi në lter që kishte ndërtuar për nder të Zotit dhe digjte kem për nder të Zotit. Kështu e kreu Tempullin.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3. Salomoni dhe tregtia
Salomoni ndërton flotën detare
26Mbreti Salomon ndërtoi edhe flotën në Asiongaber, që është afër Ailatit, në bregun e Detit të Kuq, në tokën e Idumesë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Hirami i dërgoi shërbëtorët e vet në anije, njerëz të mësuar me detin bashkë me shërbëtorët e Salomonit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Këta, kur erdhën në Ofir, i morën prej andej katërqind e njëzet talenta ar dhe ia sollën Salomonit mbret.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.