Bartja e Arkës së Besëlidhjes
1Atëherë Salomoni i bashkoi në Jerusalem te vetja - te mbreti Salomon - gjithë parinë e Izraelit: të gjithë të parët e fiseve, prijësit e vëllazërive të bijve të Izraelit për ta bartur Arkën e Besëlidhjes së Zotit prej Qytetit të Davidit, d.m.th. prej Sionit.
2Të gjithë izraelitët u bashkuan të mbreti Salomon në muajin Etanim, d.m.th. në muajin e shtatë, në festë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur erdhën të parët e Izraelit, priftërinjtë e morën Arkën
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe e bartën Arkën e Zotit, Tendën e Takimit dhe të gjitha enët e Shenjtërores që ishin në Tendë. I bartën priftërinjtë e levitët.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mbreti Salomon dhe mbarë populli i Izraelit që ishte mbledhur rreth tij, së bashku me të flijonin para Arkës dele e gjedhë aq shumë, saqë s’mund të çmoheshin as të numëroheshin.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Priftërinjtë e sollën Arkën e Besëlidhjes së Zotit në vendin e saj në Dabirin e Tempullit, në Shenjtëroren e shenjtëroreve, nën krahët e kerubinëve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu kerubinët i shtrinin krahët mbi vendin e Arkës dhe mbronin Arkën edhe shtagat e saja.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Shtagat ishin të gjata dhe majat e tyre shiheshin përjashta në Dabir në Shenjtërore, por përjashta Dabirit nuk shiheshin. Aty janë deri në ditën e sotme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Në Arkë nuk kishte tjetër përveç dy rrasave guri që i kishte futur në të Moisiu në Malin Horeb, kur Zoti lidhi Besëlidhje me bijtë e Izraelit pasi kishin dalë prej tokës së Egjiptit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyji e merr për pronë të vetën Tempullin
10Posa dolën priftërinjtë prej shenjtërores, reja e mbushi Shtëpinë e Zotit
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11dhe priftërinjtë nuk mund të qëndronin e të shërbesonin për shkak të resë: dhe njëmend lavdia e Zotit e kishte mbushur Shtëpinë e Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Salomoni tha: »Zoti vendosi të banojë në renë e errët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë, pra, bëra mirë që të ndërtova një Shtëpi të madhërishme, një fron të qëndrueshëm e të përhershëm për ty.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalimi që Salomoni i mbajti popullit
14Mbreti u soll dhe e bekoi mbarë bashkësinë e Izraelit: mbarë bashkësia e Izraelit qëndronte në këmbë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Salomoni tha: »Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që me gojën e vet i premtoi babës tim Davidit dhe me dorën e vet çoi në vend ato që tha:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16‘Prej ditës që e nxora popullin tim, Izraelin nga Egjipti, nuk kam zgjedhur asnjë qytet prej të gjitha fiseve të Izraelit që të më ndërtohej një Shtëpi, ku të qëndrojë Emri im, por zgjodha Davidin që të jetë në krye të popullit tim, Izraelit.’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Im atë Davidi deshi të ndërtojë një Shtëpi për nder të Emrit të Zotit, Hyjit të Izraelit,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18porse Zoti i tha Davidit, babës tim: ‘Ti ke menduar të ndërtosh një Tempull për nder të Emrit tim. Ke bërë mirë që ke menduar një punë të tillë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Megjithatë, ti mos e ndërto Shtëpinë për nder të Emrit tim. Shtëpinë për nder të Emrit tim do të ma ndërtojë biri yt që do të rrjedhë prej ijës sate.’
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zoti përmbushi premtimin e vet që kishte dhënë. E trashëgova tim atë dhe hipa në fronin e Izraelit, ashtu sikurse ka thënë Zoti dhe e ndërtova Shtëpinë për nder të Emrit të Zotit, Hyjit të Izraelit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Në të caktova një vend për Arkën, në të cilën është Besëlidhja e Zotit, që ka lidhur me etërit tanë kur i nxori nga dheu i Egjiptit.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutja personale e Salomonit
22Salomoni qëndroi para lterit të Zotit në praninë e mbarë bashkësisë së Izraelit, i shtriu duart e tija drejt qiellit
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe tha: »O Zot, Hyji i Izraelit! Nuk ka Hyj të ngjashëm me ty as lart në qiell, as poshtë mbi tokë! Ti e mban besëlidhjen dhe e ruan mëshirën për shërbëtorët e tu që ecin në praninë tënde me gjithë zemër.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ti mbajte fjalën që i dhe shërbëtorit tënd Davidit, babës tim: çfarë i premtove me gojë, ia plotësove me dorë siç e vërteton dita e sotme.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E tani, o Zot, Hyji i Izraelit, mbaja fjalën Davidit, tim eti, që i pate dhënë kur i the: ‘Nuk do të mugojë para meje trashëgimtari që rrjedh prej teje, i cili do të rrijë mbi fronin e Izraelit, në qoftë se bijtë e tu do të jenë të kujdesshëm në sjelljen e vet duke ecur para meje ashtu siç ke ecur ti para meje.’
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E tani, o Zot, Hyji i Izraelit, le të plotësohet fjala, që i ke dhënë Davidit, babës tim, shërbëtorit tënd.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Dhe njëmend, a mund të merret me mend se Hyji banon mbi tokë me të vërtetë? Qielli vetë e qiejt e qiejve ty nuk mund të të zënë! Aq më pak kjo Shtëpi që unë ta ndërtova!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Por, deh, vëri veshin uratës së shërbëtorit tënd dhe lutjeve të tija, o Zot, Hyji im! Dëgjo britmën dhe uratën që shërbëtori yt po e drejton sot para teje!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Le të jenë natë e ditë sytë e tu të çelur mbi këtë Shtëpi, mbi vendin, për të cilin the: ‘Këtu do të jetë Emri im!’ Dëgjoje uratën që po ta bën shërbëtori yt në këtë vend!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urata për popullin
30»Denjohu ta plotësosh uratën e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd Izraelit: për çkado që të kërkojnë me uratë në këtë vend! Dëgjo prej vendit ku banon, prej qiellit: dëgjo e fal!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31E, në rast se ndokush ka mëkatuar kundër të afërmit të vet, e, nëse i vihet beja me mallkim e nëse vjen për t’u betuar para lterit tënd në këtë Shtëpi,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32dëgjo prej qiellit, ndërhyr e ndaj drejtësi ndërmjet shërbëtorëve të tu; dënoje të mbrapshtin kështu që sjellja e tij e keqe të bjerë mbi kokën e tij, kurse shpalle të pafajshëm të pafajshmin dhe shpërbleje sipas drejtësisë së tij!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E kur Izraeli, populli yt, do të jetë mundur prej armikut sepse do të ketë mëkatuar kundër teje, në qoftë se kthehet nga ti, në qoftë se i jep lavdi Emrit tënd, nëse të lutet e kërkon ndihmën tënde në këtë Shtëpi,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ti vështroje prej qiellit, fale mëkatin e popullit tënd Izraelit e ktheje në vendin që u ke dhuruar etërve të tyre.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Nëse do të ndryhet qielli e nuk do të bjerë shi për shkak të mëkateve të tyre, por në qoftë se luten në këtë vend, nëse i japin lavdi Emrit tënd, nëse kthehen prej mëkateve të tyre sepse ti i ke ndëshkuar,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36dëgjoji prej qiellit e fale mëkatin e shërbëtorëve të tu e të popullit tënd Izraelit dhe dëftoju rrugën e drejtë nëpër të cilën të ecin e jepi shi tokës sate, tokës që ia dhe popullit tënd për pronë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E kur ta kapë vendin uria, murtaja, ose kllogjra, karkaleci ose vemja; ose ta ngushtojë armiku duke i rrethuar qytetet; ose ta mundojë çfarëdo ngushtimi tjetër ose sëmundjeje,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38në qoftë se ndonjë njeri, cilido prej popullit tënd Izraelit, lutet e përlutet, pasi ta ketë sprovuar bremjen e ndërgjegjes në zemër, e i shtrin duart e veta drejt kësaj Shtëpie,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ti dëgjo prej qiellit, vendit ku banon, fal, ndërhyr e jepi secilit sipas sjelljes së tij, sepse ti e njeh zemrën e secilit - sepse i vetmi ti e njeh zemrën e të gjithë bijve të njerëzve -
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40që të nderojnë ty në të gjitha ditët e jetës së tyre përmbi faqen e tokës qe ua dhe etërve të tyre.«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Plotësime
41»Po edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd Izraelit, që të ketë ardhur prej një vendi të largët për të nderuar Emrin tënd -
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42sepse për Emrin tënd të madhërishëm, për dorën tënde të pushtetshme e për krahun tënd të tendur do të dëgjohet gjithkund - nëse vjen pra, e lutet në këtë vend,
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Ti dëgjo prej qiellit, prej vendit të banesës sate, dhe plotëso gjithçka të të kërkojë i huaji, që të gjithë popujt e vendeve të ndryshme ta njohin Emrin tënd e të druan Ty porsi populli yt Izraelit, e le të shohin me sytë e vet se ka qenë thirrur Emri yt mbi këtë Shtëpi që ndërtova.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Kur të ketë dalë populli yt në luftë kundër armiqve të tij, duke ndjekur udhët që ti t’ia kesh urdhëruar, e të lutet ty i drejtuar drejt qytetit që ke zgjedhur dhe drejt Shtëpisë që ndërtova për nder të Emrit tënd,
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45dëgjo prej qiellit lutjet e përlutjet e tyre dhe bëj të ngadhënjejë e drejta.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46E në qoftë se do të mëkatojnë kundër teje - sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton - e ti, i hidhëruar, do t’i lëshosh në duar të armiqve të tyre dhe pushtuesit e tyre do t’i skllavrojnë e do t’i tresin në tokën e armiqve larg ose afër;
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47e, nëse në vendin ku do të jenë skllevër, do të pendohen e, të kthehen kah ti me gjithë zemër në vendin ku të jenë të tretur e nëse të luten në skllavërinë e tyre e të thonë: ‘Mëkatuam, bëmë të keqen, vepruam kobësi’,
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48e të kthehen kah ti me gjithë zemrën e vet e me gjithë shpirtin e vet në tokën e armiqve të vet, ku të jenë të tretur si skllevër e në qoftë se do të luten në drejtim të vendit të vet, që ua dhe etërve të tyre, e në drejtim të qytetit që zgjodhe për vete, e të Tempullit që ndërtova për nder të Emrit tënd,
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49ti dëgjo në qiell, prej fronit tënd të patrandshmit, uratat e lutjet e tyre e bëj të ngadhënjejë e drejta e tyre.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje, fali të gjitha fyerjet që i ka bërë kundër teje e bëj që pushtuesit të kenë mëshirë ndaj tyre, të kenë dhembje për ta ata që i kanë robëruar -
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51sepse është populli yt e prona jote, të cilët ti i nxore prej tokës së Egjiptit, prej furrës së shkrirjes së hekurit.«
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi i uratës e bekimi i popullit
52»Priri sytë e tu mbi uratën e shërbëtorit tënd e të popullit tënd, Izraelit, e dëgjo gjithçka që do të kërkojnë prej teje.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Sepse ti i ndave veçmas prej të gjithë popujve që janë mbi tokë për pronën tënde, sikurse ke thënë vetë me gojë të Moisiut, shërbëtorit tënd, kur i nxore etërit tanë prej Egjiptit, O Zot, Hyj!«
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Kur Salomoni e kreu këtë lutje e përlutje drejtuar Zotit, u ngrit prej vendit para lterit të Zotit, ku kishte qenë ulur në të dy gjunjët me duar të shtrira drejt qiellit.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Qëndroi, pra, në këmbë, e bekoi mbarë bashkësinë e Izraelit dhe tha me zë të lartë:
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56»Qoftë bekuar Zoti që i dha qetësi popullit të vet, Izraelit, krejtësisht ashtu siç ia ka premtuar: s’ shkoi huq asnjë gjë prej atyre të mirave që i premtoi përmes gojës së Moisiut, shërbëtorit të vet.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Qoftë me ne Zoti, Hyji ynë, sikurse ka qenë me etërit tanë, ai mos na lëntë dhe kurrë mos na dëboftë,
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58por i prirtë zemrat tona drejt vetes, që të ecim gjithmonë udhëve të tija e t’i ruajmë urdhërimet, rregulloret e ligjet e tija, të gjitha që ua urdhëroi etërve tanë.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Këto fjalë që i përdora për t’iu lutur Zotit, qofshin ditë e natë para syve të Zotit, Hyjit tonë, për t’i dhënë të drejtat shërbëtorit të vet e popullit të vet Izraelit si një ditë për ditë,
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60kështu që mbarë popujt e botës ta dinë se Zoti është Hyji i vetëm dhe se s’ka tjetër përveç Tij.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Edhe zemra juaj iu kushtoftë krejtësisht Zotit, Hyjit tonë, me qëllim që ju gjithmonë t’i mbani ligjet e tija e t’i zbatoni urdhërimet e tija, siç po bëni sot.«
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Flitë e festës së kushtimit të Tempullit
62Mbreti dhe mbarë Izraeli me të i kushtuan fli Zotit.
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63Salomoni i kushtoi Zotit flinë e pajtimit - si fli pajtimi që i kushtoi Zotit ishin: bagëti të trasha njëzet e dy mijë e bagëti të imëta njëqind e njëzet mijë. Kështu mbreti dhe të gjithë bijtë e Izraelit e kushtuan Tempullin e Zotit.
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Atë ditë mbreti e shuguroi qendrën e tremes që ishte para Shtëpisë së Zotit; sepse aty kushtoi flinë e shkrumbimit, flinë e kushtimit dhe dhjamin e flive të pajtimit, sepse lteri i bronztë ishte tepër i vogël për të zënë flinë e shkrumbimit, flinë e kushtimit dhe dhjamin e flive të pajtimit.
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65Me këtë rast Salomoni e mbarë Izraeli bënë një festim të madh: ishte në praninë e Zotit, Hyjit tonë, për shtatë ditë rresht bashkësia e mbledhur prej hyrjes së Ematit e deri në lumin e Egjiptit.
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66Të tetën ditë e la popullin të shkojë. Këta, pasi e përshëndetën mbretin, shkuan plot gëzim e me zemrën mal në tendat e veta të kënaqur për të gjitha të mirat që Zoti i kishte dhënë Davidit, shërbëtorit të vet, e Izraelit, popullit të vet.
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.