Pallati mbretëror i Salomonit
1Salomoni e ndërtoi edhe pallatin mbretëror dhe e kreu plotësisht për trembëdhjetë vjet.
2E ndërtoi pallatin që quhej »Pylli i Libanit«. Ishte i gjatë njëqind kute, i gjerë pesëdhjetë kute e i lartë tridhjetë kute mbi katër rreshta shtyllash cedri e mbi shtylla trarë cedri.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ishte i mbuluar mbi dhoma me lëndë cedri, lart pushonte mbi shtylla, që ishin dyzet e pesë, nga pesëmbëdhjetë për çdo rresht.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ishin tre rreshta dritaresh nga tri dritare, njëra përballë tjetrës, tri herë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dyert e shtatkat e tyre ishin katërkëndëshe.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E ndërtoi edhe tremen e shtyllave pesëdhjetë kute të gjatë e tridhjetë kute të gjerë. Përpara tremes së madhe ndërtoi edhe një tjetër me shtylla e me kangjella përpara tyre.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ndërtoi edhe sallonin e fronit, ku mbahet gjyqi; ai ishte i veshur me dërrasë cedri prej truallit e deri në trarë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Shtëpia në të cilën banonte ai, ishte në një oborr tjetër brenda, përballë tremes, po me të njëjtin stil. Po në këtë stil ndërtoi edhe një shtëpi tjetër për bijën e faraonit, që kishte marrë Salomoni për grua.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të gjitha këto ndërtesa ishin prej gurit të zgjedhur, të prerë me masë, të latuar përjashta e përbrenda, prej themelesh e deri në majë të mureve po edhe përjashta deri në tremen e madhe.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Themelet ishin prej gurësh të zgjedhur e të mëdhenj dhjetë ose tetëkutesh.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Përmbi ta, gurë të zgjedhur e të prerë me masë dhe lëndë cedri.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tremja e madhe kishte tre rreshta gurësh të zgjedhur, të prerë me masë dhe një rresht trarësh cedri. Ishte i ngjashëm me tremen e Shtëpisë së Zotit përbrenda dhe me paraderën e Shtëpisë së Zotit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hirami
13Salomoni çoi e e mori Hiramin nga Tiri.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ishte biri i një vejushe prej fisit të Neftaliut dhe për babë kishte një tiras. Ishte mjeshtër bronzi. Ishte i pajisur me një aftësi të madhe, me dije e zotësi të madhe dhe mjeshtër i spikatur për të kryer me mjeshtëri çdo vepër në bronz. Ky erdhi te Salomoni dhe i punoi gjithçka i kërkoi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtyllat prej bronzi
15I shkriu dy shtylla bronzi. Secila ishte e lartë tetëmbëdhjetë kute dhe duhej një pe dymbëdhjetëkutësh për ta pushtuar, kurse trashësia ishte katër gishtash dhe përbrenda ishte e zbrazët; kështu ishte edhe shtylla e dytë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I punoi edhe dy kapitele me bronz të shkrirë për t’i vënë në majë të shtyllave. Njëri kapitel ishte i lartë pesë kute dhe kapiteli tjetër ishte po ashtu pesë kute i lartë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Punoi gërshetime në trajtë të gërshetit në trajtën e vargjeve të gërshetuara me mjeshtëri të madhe mbi kapitelet që ishin në krye të shtyllave: shtatë në njërin kapitel e shtatë në tjetrin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Rreth e rreth mbi njërin gërshet i punoi dy rreshta shegash për t’i mbuluar kapitelet që ishin mbi majën e shtyllave; po ashtu bëri edhe për kapitelin e dytë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kurse kapitelet që ishin mbi majën e shtyllave para tremes, ishin në trajtën e lilit dhe ishin katërkutesh.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Punoi edhe kapitele të tjera në majë të dy shtyllave, përsipër gungës që ishte nën gërshet. Ishin dyqind shega të punuara në dy rreshta rreth e rreth njërit kapitel e po aq edhe në kapitelin tjetër.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dy shtyllat i vendosi në treme të Tempullit. Kur e vendosi shtyllën e djathtë, e quajti Jakin, po ashtu e vendosi edhe shtyllën e majtë dhe e quajti Booz.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Maja e shtyllës kishte trajtën e lilit. Kështu u krye puna me shtyllat.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Deti i bronztë
23E punoi edhe një det prej metali të shkrirë, prej buze në buzë dhjetë kute të gjerë, të rrumbullakët. Thellësia e tij ishte pesë kute, kurse e matur rreth e rrotull gryka ishte tridhjetë kutesh.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Nën buzë kishte boça lulesh të skalitura rreth e rreth në dy rreshta të ngjitura në një me detin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Peshonte mbi dymbëdhjetë qe, prej të cilëve tre shikonin në veri, tre në perëndim, tre në jug e tre në lindje, kurse deti rrinte mbi ta. Pjesën e sprasme qetë e kishin të fshehur përbrenda.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Trashësinë e kishte një shuplakë, grykën e kishte si grykëgote, porsi lulja e lilit. Zinte dy mijë batë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Bazat dhe legenët
27I punoi dhjetë baza bronzi, të gjata katër kute, të gjera katër kute e të thella tre kute secila.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Bazat ishin të punuara kështu: me degë të mbërthyera me tërthorce përsipër.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mbi degë, ndërmjet tërthorcave, kishte luanë, qe, kerubinë. Po ashtu edhe mbi terthorca, kurse mbi luanë e mbi qe kishte stoli kurorash, vepër e mjeshtrit farkues.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Secila bazë kishte katër rrotë bronzi me boshta e katër këmbë me mbajtës; në legen ishin mbajtësit të ngrirë me stolisje.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Lart, gryka ishte e rrumbullakët, pjesë e bazës, një kut e gjysmë; ishte në trajtë të një ene të stolisur, kurse në të kishte stolisje të gdhendura. Degët e saja ishin katrore e jo të rrumbullakëta.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Katër rrotat ishin nën degë e terthorca dhe të lidhura me bazën me anë të shufrave bronzi. Një rrotë ishte e lartë një kut e gjysmë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Rrotat ishin sikurse janë ato të karrocave të rëndomta: boshtat e tyre, gavenjtë, rreskët dhe bucelat, të gjitha ishin prej metali të shkrirë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Po edhe katër krahësit, në katër këndët e bazës ishin të shkrirë në një me bazën.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Në majë të bazës ishte gjithkah rrotull një rreth i lartë gjysmë kuti. Në majë shufrat dhe degët bënin një trup të vetëm me bazën.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Gdhendi me pllakat e terthorcave dhe të degëve kerubinë, luanë e palma, sipas sipërfaqes së atyre pllakave dhe të kezave përreth.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kështu i punoi dhjetë baza: ishin të shkrira në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën masë e me të njëjtat gdhendje.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Punoi gjithashtu edhe dhjetë legenë bronzi. Secili legen nxinte dyzet batë dhe ishte katër kutësh. Në secilën nga dhjetë bazat u vu nga një legen.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Pesë baza i vendosi në krahun e djathtë të Tempullit, e pesë të tjerat në krahun e majtë. Detin e vendosi në të djathtë të Tempullit, në juglindje.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Orenditë e vogla
40Hirami i punoi kusi, lugore e kupa dhe i kreu gjithçka që i lypeshin mbretit Salomon për Tempullin e Zotit:
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41dy shtylla, dy gungat e rrumbullakëta, mbi të cilat u vunë kapitelet mbi maja të shtyllave;
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42katërqind shegat për të dy gërshetat: nga dy rreshta shegash në secilin gërshet për t’i mbuluar gungat e kapiteleve që ishin mbi shtyllat.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43I punoi edhe dhjetë bazat me dhjetë legenët mbi bazat,
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44vetëm një det dhe dymbëdhjetë qetë nën det;
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45mandej kusi, lugore e kupa. Të gjitha enët që ia punoi Hirami mbretit Salomon për Tempullin e Zotit, ishin prej bronzi të kulluar.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Mbreti urdhëroi që të gjitha këto të ngrihen në kallëpe argjile në bregun e Jordanit, ndërmjet Sukotit e Sartanit.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Pastaj Salomoni i vendosi të gjitha orenditë në vendin e caktuar, por prej shumicës së madhe nuk dihej pesha e bronzit.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Salomoni i punoi të gjitha enët në Shtëpinë e Zotit: lterin e artë, tryezën e artë, mbi të cilën vihen bukët e kushtimit;
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49shandana pesë në anën e djathtë dhe pesë në anën e majtë para Dabirit, prej ari të kulluar; lulet, dritëzat dhe preset për to, të arit. I punoi edhe gërshërët të arta,
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50vegëshat, thikat, kusitë, çinitë dhe kemoret prej ari të pastër; shtatkat e dyerve të pjesës së fshehtë të Shenjtërores së shenjtëroreve si dhe të sallës së Tempullit, prej arit.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Kështu u krye mbarë puna që kishte ndërmarrë mbreti Salomon në ndërtimin e Tempullit të Zotit. Salomoni i shtiu të gjitha dhuratat e shenjta t’et, Davidit - argjend, ar dhe enë - dhe i vendosi në vishtar të Shtëpisë së Zotit.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.