Ndërtimi i Tempullit
1Të katërqind e tetëdhjetin vit pasi bijtë e Izraelit kishin dalë prej Egjiptit, të katërtin vit, në muajin Ziv - d.m.th. në muajin e dytë - të mbretërisë së Salomonit mbi Izraelin, Salomoni filloi të ndërtojë Shtëpinë për nder të Zotit.
2Shtëpia që Salomoni mbret e ndërtoi për Zotin, ishte gjashtëdhjetë kute e gjatë, njëzet kute e gjerë e tridhjetë kute e lartë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Përpara Tempullit ishte tremja e gjatë njëzet kute, sipas gjerësisë së Tempullit dhe ishte e gjerë dhjetë kute në ballë të Tempullit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Në Tempull ndërtoi edhe dritaret me rrethore e me rrjetë hekuri.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndërtoi mbështetur për murin e Tempullit kate përreth murit të Shtëpisë, të sallonit të madh e të Dabirit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kati i poshtëm ishte i gjerë pesë kute, kati i mesëm gjashtë kute i gjerë, kati i tretë shtatë kute i gjerë; sepse e kishte bërë me shkallë gjithkund përjashta murit që traret të mos hynin në murin e Tempullit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Tempulli u ndërtua me gurë të latuar e të bërë gati, kështu që derisa u ndërtua Tempulli, nuk u dëgjua çekan as daltë dhe asnjë vegël e hekurt në Tempull.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Hyrja në katin e parë ishte në anën e djathtë të Tempullit e me anë të shkallëve rrethore ngjitej në katin e mesëm e prej tij në të tretin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu e ndërtoi Tempullin dhe e kreu; atëherë e mbuloi me trarë e dërrasa cedri.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ndërtoi edhe aneksin përreth tërë Tempullit. Ishte pesë kute i lartë dhe i lidhur me Tempull me anë të trarëve të cedrit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë Salomonit i qe drejtuar fjala e Zotit. I tha:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12»Ti po e ndërton Tempullin… por, nëse ti do të ecësh sipas ligjeve të mia, nëse edhe do t’i zbatosh urdhërimet e mia e nëse do t’i mbash rregulloret e mia dhe nëse do të jetosh sipas tyre, unë do të përforcoj premtimin tim, që ia kam dhënë Davidit, babait tënd;
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13e do të jetoj në mesin e bijve të Izraelit dhe kurrë nuk do të ndahem nga populli im, Izraeli.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Brendia e Tempullit. Shenjtërorja e shenjtëroreve
14Kështu Salomoni e ndërtoi Tempullin dhe e kreu.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë i veshi përbrenda muret e Tempullit me dërrasa cedri; prej truallit të Tempullit e deri në majë të mureve dhe tavanet i mbuloi me dërrasa cedri përbrenda, kurse truallin e shtroi me dërrasa bredhi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E punoi edhe perden dërrasash cedri njëzetkutësh në pjesën e sprasme të Tempullit me dërrasa cedri prej truallit e deri në tavan dhe e ndau këtë pjesë për Dabir d.m.th. Shenjtërore të shenjtëroreve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kurse vetë Tempulli, para saj, ishte dyzet kute i gjatë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Në dërrasat e cedrit përbrenda Tempullit ishin të gdhendura gërsheta trëndafilash dhe boça të hapura lulesh. Të gjitha ishin të veshura me lëndë cedri dhe askund nuk shihej guri në mure.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dabirin e punoi në mes të Shtëpisë, në pjesën e brendshme të fshehtë për ta vendosur në të Arkën e Besëlidhjes së Zotit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kishte gjatësi njëzet kute, gjerësi njëzet kute e lartësi njëzet kute. E veshi me ar të pastër. Para Dabirit punoi me dru cedri një lter.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Salomoni e veshi brendinë e shtëpisë me ar të pastër dhe para Dabirit vuri vargje të arta.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22S’kishte asgjë në Tempull që të mos ishte e veshur me ar, po edhe krejt lteri i caktuar për Dabirin, ishte i veshur në ar.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kerubinët
23Në Dabir i punoi dy kerubinë, prej druri të ullirit, të lartë dhjetë kute.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Njëri krah i kerubinit ishte i gjatë pesë kute dhe krahu tjetër i kerubinit ishte i gjatë pesë kute, d.m.th. dhjetë kute prej njërës majë të krahut deri në majën e krahut tjetër.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dhjetë kutesh ishte edhe kerubini i dytë: të dy kerubinët kishin të njëjtën masë e të njëjtën trajtë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Lartësia e njërit kerubin ishte dhjetë kutesh, po aq edhe e tjetrit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kerubinët i vendosi në mjedis të Tempullit në pjesën e brendshme. Kerubinët shtrinin krahët e vet, kështu që njëri krah i kerubinit të parë prekte njërën faqe të murit e krahu i kerubinit të dytë prekte faqen tjetër të murit, kurse krahët e tjerë në mes të Tempullit ndesheshin me njëri-tjetrin.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Edhe kerubinët i veshi me ar.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Muret e Tempullit i mbuloi me gdhendje figurash kerubinësh, palmash e lulesh të çelura gjithkund përreth, brenda dhe jashtë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Me ar e mbuloi edhe shtrojën e Tempullit përfundi dhe përsipër.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dyert. Tremja
31Për hyrje në Dabir punoi derë dykrahëshe prej druri të ullirit. Ballëzinat e pragu ishin në pesë kënde.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Në dy krahët prej druri të ullirit gdhendi kerubinë, palma e lule të çelura dhe i veshi me ar duke i mbuluar si kerubinët, ashtu edhe palmat me ar.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Po ashtu bëri edhe për hyrje në Tempull: e punoi derën prej druri të ullirit me prag e me ballëzina katërkëndëshe,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34kurse dy krahët e derës ishin prej bredhit. Secili krah ishte i dyfishtë dhe hapej.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Gdhendi kerubinë, palma dhe boça të çelura lulesh dhe i veshi të gjitha me pllaka ari.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Pastaj e ndërtoi tremen përbrenda me tre rreshta gurësh të latuar e një rresht me trarë cedri.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Datat
37Në vitin e katërt, në muajin Ziv, iu vunë themelet e Shtëpisë së Zotit;
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38kurse në vitin e njëmbëdhjetë në muajin Bul - d.m.th. muaji i tetë - u krye Shtëpia në të gjitha pjesët e saja me gjithçka i duhej. Salomoni e ndërtoi për shtatë vjet.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.