1Salomoni kishte nën sundim të gjitha mbretëritë prej Lumit deri në tokën e filistenjve e deri në kufij të Egjiptit. Ato i paguanin të dhjetat dhe i shërbenin Salomonit gjatë krejt jetës së tij.
2Ushqimet e Salomonit ishin për çdo ditë: tridhjetë korë majë mielli dhe gjashtëdhjetë korë miell të rëndomtë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhjetë qe të majmë, njëzet qe nga kullota, njëqind dele, pa marrë parasysh kaprojtë, shutat, dhitë e egra, e shpendët e majmë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse ai sundonte mbarë krahinën që është përtej Lumit, prej Tafsës e deri në Gazë dhe të gjithë mbretërit e atyre krahinave. Ishte në paqe në kufijtë përreth.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Juda dhe mbarë Izraeli jetonte pa farë frike, secili nën hardhinë e vet e nën fikun e vet, prej Danit e deri në Bersabejë gjatë gjithë jetës së Salomonit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Salomoni kishte dyzet mijë kuaj për karroca dhe dymbëdhjetë mijë për shalë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Qeveritarët e lartpërmendur e nozullonin Salomonin mbret me gjithçka i lypej për tryezën e mbretit e të gjithë atyre që kishin pjesë në tryezën e tij, secili në muajin që i takonte.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po ashtu edhe elb e ushqim për kuaj dhe gjedhë karroce sillnin në atë vend ku i ishte caktuar secilit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zëri i madh i Salomonit
9Hyji i dha Salomonit edhe dije e urtësi të madhe shumë e mendje të gjerë porsi rëra që është në bregun e detit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Urtësia e Salomonit ishte më e madhe se urtësia e të gjithë orientalëve e të gjithë egjiptianëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ishte më i dijshëm se të gjithë njerëzit. Më i urtë se Etan Ezrahiti, se Hemani, Kalkoli e Dorda, bijtë e Maholit dhe përmendej ndër mbarë popujt përreth.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Salomoni ka thënë tri mijë fjalë të urta, kurse këngë të tija kishte një mijë e pesë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Foli edhe për lëndë: që prej cedrit që është në Liban deri te hisopi që mbin në mur; ka folur për kafshë, për shpendë, për zvaranikë e për peshq.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vinin prej të gjitha kombeve për të dëgjuar urtësinë e Salomonit, prej të gjithë mbretërve të botës që kishin dëgjuar për urtësinë e tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
2. Salomoni ndërtimtar
Përgatitjet për ndërtimin e Tempullit
15Hirami, mbreti i Tirit, dërgoi shërbëtorët e vet te Salomoni, sepse kishte dëgjuar se e kishin shuguruar mbret në vend të babës së vet. Hirami ka qenë gjithherë mik me Davidin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë edhe Salomoni dërgoi për t’i thënë:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17»Ti e di mirë se im atë Davidi nuk mundi të ndërtonte një shtëpi për nder të Emrit të Zotit, Hyjit të tij, për shkak të luftërave të pandërprera përreth derisa Zoti bëri që armiqtë e tij t’i vinte nën thembrën e këmbëve të veta.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por tani Zoti, Hyji im, më dha paqe gjithkund përreth: nuk kam kundërshtarë as ndonjë vështirësi të veçantë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për këtë arsye mendoj të ndërtoj një tempull për nder të Emrit të Zotit, Hyjit tim, ashtu siç i ka thënë Zoti Davidit, babës tim, kur i tha: ‘Biri yt, të cilin do ta vë mbi fronin tënd në vendin tënd, ai do ta ndërtojë tempullin për nder të Emrit tim.’
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Prandaj jep urdhër që të presin për mua cedra të Libanit. Shërbëtorët e mi do të jenë me shërbëtorët e tu. Unë do t’i shpërblej shërbëtorët e tu ashtu si ta caktosh ti: sepse ti e di mirë se tek ne nuk ka njerëz që dinë të presin lëndë si sidonët.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur dëgjoi Hirami fjalët e Salomonit, u gëzua shumë e tha: »Qoftë bekuar sot Zoti që i dha Davidit një djalë shumë të dijshëm për të sunduar një popull kaq të shumtë.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe Hirami dërgoi te Salomoni e tha: »E kam marrë vesh gjithçka më ke kërkuar. Po, unë do ta plotësoj dëshirën tënde lidhur me lëndën e cedrit e të bredhit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Shërbëtorët e mi do t’i sjellin prej Libanit në det. Unë do t’i rregulloj në trap, do ta nis nëpër det deri në vendin që ta caktosh ti dhe do t’i qes aty e atëherë ti do t’i marrësh. Prej anës sate dëshiroj që ti të m’i japësh nozullime shtëpisë sime.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kështu Hirami i jepte Salomonit dru cedri e bredhi gjithsa dëshironte.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Salomoni, prej anës së tij, i jepte Hiramit njëzet mijë korë grurë për ushqim për shtëpinë e tij dhe njëzet korë vaj të pastër. Kaq i jepte Salomoni Hiramit çdo vit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Zoti i dha Salomonit dijen, ashtu siç i kishte premtuar. Ndërmjet Hiramit e Salomonit mbretëronte paqja dhe së bashku lidhën besëlidhje.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë Salomoni mbret hapi angarinë në mbarë Izraelin: në angari u morën tridhjetë mijë vetë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28I dërgonte në Liban me ndërrime nga dhjetë mijë në muaj, kështu që një muaj ishin në Liban e dy muaj në shtëpi të veta. Përgjegjës mbi angari ishte Adonirami.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Salomoni kishte edhe shtatëdhjetë mijë mbartës barre dhe tetëdhjetë mijë gurgdhendës në mal,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30pa llogaritur përgjegjësit që ishin në krye të çdo vepre e ishin tri mijë e treqind që urdhëronin popullin që punonte.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Mbreti urdhëroi që të nxirreshin gurë të mëdhenj të zgjedhur për themelet e Tempullit, gurë katrorë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Punëtorët e Salomonit, të Hiramit dhe giblinjtë ia hynë punës për të prerë dru e gurë e për t’i përgatitur për të ndërtuar Shtëpinë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.