Jonatani e sulmon rojën
1Një ditë Jonatani, biri i Saulit, po i thotë armëmbajtësit të vet: “Eja e të shkojmë te roja e filistenjve që e kemi këtu përballë”. Të atit nuk ia tregoi këtë gjë.
2Sauli qëndronte në pjesën e skajme të Gabasë nën shegën që ishte në Magron. Me të ishin rreth gjashtëqind vetë prej popullit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Akia, biri i Akitobit, i të vëllait të Ikabodit, të birit të Fineesit, që kishte lindur prej Heliut, priftit të Zotit, prej Silos, mbante efodin. Por as populli nuk e dinte se Jonatani kishte shkuar.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përpjetës nëpër të cilën Jonatani mendonte të afrohej për ta sulmuar postën e filistenjve ishte nga një dhëmb qete në njërën anë dhe në tjetrën anë: njëri quhej Boses e tjetri Sene,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5njëri shkëmb ishte në anën e veriut, në anën e Makmasit e tjetri në jug, përballë Gabasë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Jonatani i tha djaloshit, armëmbajtësit të vet: “Eja të kalojmë te roja e këtyre rrethpaprerëve, sepse ndoshta Zoti do të bëjë ndonjë gjë për ne, sepse Zoti nuk e ka të vështirë të na shpëtojë si në qofshin shumë, si në qofshin pak”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Armëmbajtësi i tij iu përgjigj: “Bëj gjithsi të të pëlqejë ty. Nisu ngado të dëshirosh, unë do të jem me ty gjithkund ku të duash”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Jonatani i tha: “Ja, ne po kalojmë te këta njerëz. Nëse kur të na vënë re,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9do të na thonë: Prisni atje derisa të vijmë tek ju, atëherë do të ndalemi aty ku do të ndodhemi e nuk do të ngjitemi tek ata;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10e nëse do të thonë: Ngjituni tek ne, do të ngjitemi, sepse Zoti na i ka lëshuar në duar tona. Kjo do të jetë shenja jonë”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të dy dolën që të shihen nga roja e filistenjve. Filistenjtë thanë: “Ja, hebrenjtë po dalin prej shpellave ku ishin fshehur”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Njerëzit e postës folën me Jonatanin e me armëmbajtësin e tij e thanë: “Ngjituni tek ne e do t’ju tregojmë diçka”. Jonatani i tha armëmbajtësit të vet: “Të ngjitemi! Eja pas meje, sepse Zoti i lëshoi në duar të Izraelit”!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U ngjit, pra, Jonatani duke u kacavarur me duar e me këmbë dhe armëmbajtësi i tij pas tij. Filistinët binin para Jonatanit e armëmbajtësi i tij i vriste pas duke ndjekur atë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe u bë kërdia e parë, në të cilën Jonatani e armëmbajtësi i tij vranë rreth njëzet vetë në një vend - një gjysmë pendë qesh arë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lufta e përgjithshme
15Atëherë u hap tmerri në fushim, në fushë. Një frikë e madhe kaploi edhe mbarë popullin nëpër postat e tyre dhe çetat që kishin dalë për të plaçkitur. Po edhe toka u trand dhe ishte një tmerr hyjnor që e kaploi vendin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po edhe vrojtuesit e Saulit që ishin në Gabanë e Beniaminit, vunë re se në fushim ushtria po lëvizte andej - këndej e po ikte.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Sauli i tha popullit që ishte me të: “Shikoni e hetoni kush është larguar prej nesh.” Kur shikuan, gjetën se nuk ishte aty Jonatani dhe armëmbajtësi i tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë Sauli i tha Akisë:”Merre shpinorin!” Sepse ai e mbante shpinorin ato ditë në praninë e bijve të Izraelit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ndërsa Sauli po bisedonte me priftin, po bëhej një pështjellim i madh në llogoret e filistenjve; shkonte dalëngadalë duke u rritur edhe zhurma bëhej më e qartë. Sauli i tha priftit: “Tërhiqe dorën”!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Sauli dhe mbarë populli që ishte me të, u ngritën dhe shpejtuan në vendin e luftës. Kur, ç’të shikosh! Të gjithë kishin ngritur shpatën kundër njëri-tjetrit! Ishte një pështjellim tejet i madh!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Madje edhe hebrenjtë, të cilët që më parë ishin në shërbim të filistenjve e kishin shkuar me ta në ushtri, edhe ata e lëshuan ushtrinë e u bashkuan me izraelitët që ishin me Saulin e me Jonatanin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Gjithashtu edhe të gjithë izraelitët që ishin fshehur në malet e Efraimit, kur dëgjuan se kishin ikur filistenjtë, edhe ata u bashkuan me të vetët në luftë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Zoti atë ditë e shpëtoi Izraelin. Lufta u shtri deri përtej Betavenit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një ndalim i Saulit prishur prej Jonatanit
24Izraelitët ishin të lodhur e të këputur atë ditë dhe Sauli kishte lëshuar këtë mallkim mbi mbarë popullin: “Qoftë mallkuar ai njeri që të hajë bukë deri në mbrëmje, derisa të hakmerrem kundër armiqve të mi”. Mbarë populli nuk hëngri bukë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Mbarë populli arriti në një grykë mali pyjor, ku gjithkund nëpër tokë kishte fashoj mjalti.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Hyri, pra, populli në atë pyll dhe panë se si rridhte mjalti: por askush nuk e çoi dorën te goja, sepse populli e druante mallkimin.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Porse Jonatani nuk e kishte dëgjuar tanë kur e kishte përberë popullin, shtriu majën e shkopit që kishte në dorë dhe e ngjeu në fashuall të mjaltit, atëherë e afroi dorën te goja dhe sytë e tij u bënë të qartë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë dikush prej popullit i tha: “Me përbetim yt atë e shtrëngoi popullin e tha: Qoftë mallkuar kush do të hajë sot! E pra, populli u mek”.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Jonatani tha: “Im atë po i sjell fatkeqësi vendit! A po shihni si më ndriçuan sytë pse kërkova një pikë kësi mjalti.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Çdo të kishte ndodhur po të kishte ngrënë populli nga preja që i mori armikut sot?! A nuk do të ishte bërë një kërdi edhe më e madhe mbi filistinët”?
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundërvajtje rituale e popullit
31Atë ditë i vranë e bënë një emnesë mbi filistenj prej Makmasit e deri në Ajalon, porse populli u lodh e u këput.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Atëherë iu lëshua presë e të morën dele, lopë e viça e ti prenë ashtu për tokë dhe populli e hëngri mishin me gjak.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E lajmëruan Saulin e i thanë: “Ku e le, se populli po ha me gjak! Po mëkaton kundër Zotit”! Ai tha: “E lëshuat rrugën! Ma rrokullisni atë gur të madh këtu”!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34E shtoi: “Hyni në popull e thoniu le të bjerë secili kaun ose dashin e vet dhe le ta presë këtu mbi gur e hani dhe mos mëkatoni kundër Zotit duke ngrënë mish me gjak”. Atëherë të gjithë prej popullit sollën çka u ishte gjendur për doresh atë mbrëmje dhe i prenë aty.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Sauli ndërtoi një lter për nder të Zotit. Ishte hera e parë që filloi të ndërtojë lter për nder të Zotit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jonatani shpallet fajtor, por e shpëton populli
36Atëherë Sauli tha: “Të sulemi kundër filistenjve sonte e të çetojmë deri në mëngjes dhe të mos lëmë asnjë mashkull gjallë”! Populli iu përgjigj: “Bëj gjithsi të duket se është mirë”! Prifti tha: “Të afrohemi këtu tek Hyji”.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Sauli kërkoi këshillë prej Hyjit: “A ta ndjek Filisteun? A do ti lëshosh në duar të izraelitëve”? Por atë ditë Hyji nuk iu përgjigj.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Sauli urdhëroi: “Le të vijnë këtu të gjithë prijësit e popullit! Le të shqyrtohet dhe le të shihet për faj të kujt ndodhi sot ky mëkat.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Pasha Zotin e gjallë, Shpëtimtarin e Izraelit, në qoftë se e ka bërë edhe Jonatani, im bir, patjetër do të vdesë”! Askush prej popullit nuk deshi ti përgjigjej Saulit.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Atëherë Sauli i tha mbarë Izraelit: “Dilni ju në njërën anë dhe unë e Jonatani, im bir, në anën tjetër.” Populli iu përgjigj Saulit: “Bëj si të duket se është mirë”!
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Sauli iu lut Zotit, Hyjit të Izraelit: “Pse nuk iu përgjigje sot shërbëtorit tënd? Nëse faji është në mua ose në Jonatanin, djalin tim, o Zot, Hyji i Izraelit, jep Urim; por, nëse ky faj është në popullin tënd, Izraelin, jep Tummim”. Doli që faji ishte në Jonatanin e në Saulin, kurse populli doli i lirë.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Sauli tha: “Qiteni shortin ndërmjet meje e Jonatanit, djalit tim”. Shorti ra mbi Jonatanin.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Atëherë Sauli i tha Jonatanit: “Më trego ç’ke bërë”. Jonatani i tregoi e tha: “Me majën e shkopit që kisha në dorë kam kërkuar ca pika mjaltë. Tani jam gati të vdes”!
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44E Sauli vazhdoi: “Mua Zoti ma qoftë këtë të keqe e shtoftë edhe më të mëdha, nëse s’do të vritesh, o Jonatan”!
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Populli i tha Saulit: “Pra, u dashka të vdesë Jonatani që i solli Izraelit këtë fitore të madhe!? Do të ishte turp e faqe e zezë! Pasha Zotin, fije floku prej kresë së tij s’do të bjerë në tokë, sepse sot Hyji ka vepruar me të”! Kështu populli e shpëtoi Jonatanin prej vdekjes.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Sauli u tërhoq dhe nuk i ndoqi filistenjtë. Filistenjtë u kthyen në vendin e vet.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbretërimi i Saulit
47Sauli, si e përforcoi mbretërinë mbi Izraelin, vazhdoi të luftonte kundër të gjithë armiqve të tij që ishin përreth. Kundër Moabit, bijve të Amonit, të Edomit, kundër mbretit të Sobës e kundër filistinëve, dhe kundër kujtdo që mësynte, ngadhënjente.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Luftoi si burrat dhe e goditi Amalekun e shpëtoi Izraelin prej duarve të atyre që e cubnonin.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Sauli kishte djem: Jonatanin, Jesujin e Melkisuën. Dy vajzat e tij quheshin: e madhja Merobë e vogla Mikolë.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Gruaja e Saulit quhej Akinoamë. Ishte e bija e Akimaasit. Emri i prijësit të ushtrisë së tij Abner. Ishte i biri i Nerit, ungjit të Saulit.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Sepse Cisi, babai i Saulit dhe Neri, babai i Abnerit, qenë bijtë e Abielit.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Gjatë krejt jetës së Saulit u bë luftë e ashpër kundër filistenjve. Sauli këdo shihte të ishte burrë i fortë e luftëtar i zoti, e merrte në ndjekësorinë e vet.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.