Lufta e shenjtë kundër amalekasve
1Samueli i tha Saulit: “Zoti më dërgoi që të të lyej për mbret mbi Izraelin, popullin e vet. Pra, tani, dëgjoje zërin e Zotit.
2Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kam para sysh gjithçka i ka bërë Amaleku Izraelit: si e pengoi në udhëtim kur po ngjitej nga Egjipti.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tani shko e shpartalloje Amalekun dhe dëno me shfarosje gjithçka ka. Mos ki mëshirë për të: as për trim, as për grua, as për fëmijë, as për foshnjë, por vritii deri edhe lopë e dele, deve e gomar”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Sauli e bashkoi popullin dhe në Telem i numëroi: dyqind mijë këmbësorë e dhjetë mijë burra nga Juda.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur erdhi Sauli te qyteti i Amalekut, vuri pritat në përrua
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6e Sauli i çoi fjalë Cineut: “Largohuni, ndahuni dhe ikni prej Amalekut, që të mos ju vras edhe ju bashkë me amalekas, sepse ju u dëftuat të dhimbshëm me të gjithë bijtë e Izraelit kur dolën prej Egjiptit”. Cineasit u ndanë prej amalekasve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sauli e goditi Amalekun prej Hevilës e deri në Sur që është përballë Egjiptit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E kapi gjallë Agagun, mbretin e Amalekut, kurse mbarë popullin e kaloi nën teh të shpatës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por Sauli kurseu Agagun dhe grigjat e mira të deleve e të gjedhit, domethënë bagëtitë e majme e qengjat dhe të gjitha ato që ishin të bukura dhe nuk deshën ti shuajnë, kurse gjithçka ishte e ligshtë dhe e dobët, e shfarosën.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sauli përbuzet prej Zotit
10Atëherë i qe drejtuar Samuelit kjo fjalë e Zotit:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Jam penduar që e bëra Saulin mbret, sepse ai më la mua dhe nuk i bëri vepër fjalët e mia”. Samuelit i erdhi shumë keq dhe iu lut Zotit gjithë natën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Samueli u ngrit menatë që të shkonte të takohej me Saulin në mëngjes. Samuelin e njoftuan se Sauli kishte shkuar në Karmel dhe atje kishte ngritur për vete një përmendore dhe se pastaj kishte vazhduar e kishte zbritur në Galgalë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur Samueli shkoi te Sauli, Sauli e përshëndeti: “Qofsh bekuar prej Zotit! Kam zbatuar fjalën e Zotit”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por Samueli i tha: “E çka është kjo blegërimë grigjash që po më ushton në veshë dhe ajo pallje gjedhi që po dëgjoj”?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sauli ia ktheu: “I sollën prej Amalekut. Populli i kurseu delet e mira dhe lorinë për t’ia kushtuar Zotit, Hyjit tënd: të tjerat i premë”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por Samueli i tha Saulit: “Prit të të tregoj se ç’më ka thënë Zoti sonte”. Ia priti: “Fol”!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E Samueli vazhdoi: “A s është e vërtetë se, kur ishe i vogël, në sytë e tu, qe bërë krye në fiset e Izraelit? Zoti të leu mbret mbi Izraelin
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe Zoti të nisi në rrugë e të tha: Shko e vriti mëkatarët amalekas dhe lufto kundër tyre deri në shfarosje të tyre?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pse atëherë nuk e dëgjove fjalën e Zotit, por të pëlqeu preja dhe bëre ç’është e keqe para syve të Zotit”?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sauli iu përgjigj Samuelit: “Po si se kam dëgjuar zërin e Zotit? Unë shkova atje ku më dërgoi Zoti. E solla Agagun, mbretin e Amalekut dhe amalekasit i shfarosa.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Populli prej presë mori dele e lopë, ato më të mirat, dhe u prenë për t’ia flijuar Zotit, Hyjit tënd, në Galgalë”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E Samueli iu përgjij: “Pse a ndoshta Zoti i parapëlqen flitë e shkrumbimit e theroret më fort se të dëgjohet fjala e tij? Më e mirë është dëgjesa se therorja, më mirë të dëgjosh se dhjami i deshëve.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Për të vërtetë kundërshtimi është i keq si magjia, e të tekurit kobësi idhujtarie: për arsye se e përbuze fjalën e Zotit, Zoti të përbuzi ty: më s’do të jesh mbret”!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sauli kërkon falje kot
24Atëherë Sauli i tha Samuelit: “Mëkatova se iu shmanga fjalës së Zotit e fjalëve të tua. E druajta popullin dhe dëgjova zërin e tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por tani, po të lutem, shlyeje mëkatin tim dhe kthehu me mua ti jap adhurim Zotit”.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Por Samueli iu përgjigj Saulit: “S’do të kthehem me ty, sepse e përbuze fjalën e Zotit dhe sepse Zoti të përbuzi ty që të mos jesh më mbret mbi Izraelin”.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E Samueli bëri të largohej, sepse Sauli ia kapi kindin e zhgunit që iu shqye.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Samueli i tha: “Sot edhe Zoti shqeu prej teje mbretërinë e Izraelit dhe ia dhuroi të afërmit tënd që është më i mirë se ti.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Por Lavdia e Izraelit nuk gënjen dhe nuk pendohet, sepse Ai nuk është njeri që do të pendohej”.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sauli iu lut: “Mëkatova. Por tani më ndero ndër sy të prijësve të popullit tim e të Izraelit e kthehu me mua që të adhuroj Zotin, Hyjin tënd”.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Samueli u kthye me Saulin e Sauli adhuroi Zotin.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Agagut dhe nisja e Samuelit
32Samueli tha: “Silleni tek unë Agagun, mbretin e Amalekut”. Ia sollën Agagun që e kishin kapur të dridhurat. Agagu tha: “Me siguri kaloi hidhërimi i vdekjes”!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Samueli i tha: “Sikurse shpata jote i la nënat pa fëmijë, po ashtu edhe nëna jote ndër gra le të mbesë pa fëmijë”! Samueli e copëtoi Agagun në Galgalë para Zotit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë Samueli shkoi në Ramë, kurse Sauli u ngjit në shtëpinë e vet në Gabanë e Saulit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Samueli nuk e pa më Saulin deri ditën e vdekjes së vet. Samueli e qante shumë Saulin, sepse Zoti ishte penduar që e kishte bërë mbret mbi Izrael.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.