III. SAULI E DAVIDI
1. DAVIDI NË OBORRIN MBRETËROR
Shugurimi i Davidit
1Zoti i tha Samuelit: “Deri kur do ta qash Saulin pasi unë e flaka tej që të mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe bririn tënd me vaj e eja të të çoj tek Isai betlehemas: sepse gjeta për vete mbretin ndër bijtë e tij”.
2Samueli i tha: “Po si të shkoj? Do të dëgjojë Sauli e do të më vrasë”. E Zoti i tha: “Merre me vete një viçe e thuaj: Erdha të flijoj për nder të Zotit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Thirre në fli Isain dhe atëherë unë do të të tregoj se çfarë të duhet të bësh. Pastaj lyeje atë që të të them unë”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Samueli bëri siç i kishte urdhëruar Zoti dhe erdhi në Betlehem. Pleqtë e qytetit i kapi frika, i dolën para dhe i thanë: “A është e paqme hyrja jote”?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai u përgjigj: “E paqme. Erdha për ti bërë kushtim Zotit. Shenjtërohuni dhe ejani me mua që të flijoj”. Pastaj shenjtëroi Isain dhe bijtë e tij dhe i grishi ata në fli.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur hynë, Samueli e pa Eliabin e tha: “S’ka dyshim se para Zotit është i shuguruari i tij”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por Zoti i tha Samuelit:”Mos e shiko fytyrën e tij dhe lartësinë e shtatit të tij, sepse e kam përjashtuar. Unë nuk gjykoj sipas pamjes së njerëzve: njeriu sheh çka duket përjashta, kurse Zoti vëren zemrën”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Isai thirri Abinadabin dhe e solli para Samuelit, i cili tha: “As këtë nuk e ka zgjedhur Zoti”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Isai e solli Samën, për të cilin tha: “As këtë nuk e ka zgjedhur Zoti”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu Isai i solli shtatë djemtë e vet para Samuelit dhe Samueli i tha Isait: “Prej këtyre Zoti nuk ka zgjedhur asnjërin”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Samueli i tha përsëri Isait: “A janë vetëm këta bijtë e tu”? Ai iu përgjigj: “Kam edhe një, më të voglin, është duke kullotur delet”. Samueli i tha Isait: “Ço e sille këtu! Nuk do ta shtrojmë bukën derisa të vijë ai këtu”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dërgoi pra, dhe e solli. Ishte kuqlosh, i bukur e i hijshëm nga pamja. Zoti i tha: “Çohu e lyeje, sepse ky është”.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë Samueli e mori bririn dhe e shuguroi mes vëllezërve të tij. Shpirti i Zotit e pushtoi Davidin prej asaj dite e më tutje. Samueli u ngrit e shkoi në Ramë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Davidi në shërbim të Saulit
14Shpirti i Zotit ishte larguar prej Saulit dhe e trazonte një shpirt i keq i dërguar prej Zotit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë shërbëtorët e tij i thanë Saulit: “Ti po sheh se po të mundon një shpirt i keq i dërguar prej Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Le të japë urdhër zotëria ynë, dhe shërbëtorët e tu, që janë pranë teje, do të kërkojnë një njeri që di ti bjerë harpës, me qëllim që, kur të të pushtojë shpirti i keq i dërguar prej Hyjit, ai ti bjerë harpës e ti do të bëhesh më mirë”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sauli u tha shërbëtorëve të vet: “Më gjeni një njeri që di ti bjerë bukur harpës e ma sillni tek unë”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Njëri prej shërbëtorëve iu përgjigj e tha: “Unë e kam parë njërin djalë të Isait betlehemas: ai di ti bjerë harpës. Është burrë i fortë dhe trimaloç, gojëmbarë dhe burrë i pashëm. Dhe Zoti është me të”.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kështu pra, Sauli dërgoi lajmëtarë tek Isai e i tha: “Dërgoje tek unë tët bir, Davidin, që merret me grigjën”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Isai mori gomarin, ca bukë, një rrëshiq me verë dhe një edh dhe ia dërgoi Saulit me anë të Davidit, djalit të vet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Davidi shkoi te Sauli dhe qëndroi para tij. Saulit i pëlqeu dhe e bëri armëmbajtës të vet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sauli dërgoi njerëzit tek Isai e i tha: “Le të qëndrojë Daviti tek unë, sepse po më pëlqen”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu, sa herë që e sulmonte shpirti i Hyjit Saulin, Davidi e merrte harpën e i binte dhe Sauli binte në qetësi, e ndiente veten më mirë: shpirti i keq largohej prej tij.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.