Goliati e ngacmon ushtrinë izraelite
Goliati e nguc ushtrinë izraelite
1Filistenjtë i bashkuan togat e veta për luftë. U mblodhën në Soko të Judës dhe fushimin e ngulën ndërmjet Sokos e Azekës në Efesdomim.
2Po edhe Sauli dhe trimat e Izraelit u mblodhën e erdhën në luginën e Terebintit dhe u vunë në rreshta për të luftuar kundër filistinëve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Filistinët qëndronin në njërën anë të malit e izraelitët në anën tjetër të malit, ndërmjet kishin luginën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Doli një dyluftues prej aradheve të filistenjve, me emrin Goliati prej Getit. Ishte i lartë gjashtë kute e një pëllëmbë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mbi kokë kishte përkrenaren e bronztë, vishej me pancir me luspa; vetëm panciri i peshonte pesë mijë sikla bronzi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ishte i mbathur me bronz deri në ijë e krahaqafë mbante një heshtëz bronzi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Shtiza e heshtës së tij ishte si shul tezgjahu, kurse vetë hekuri i heshtës së tij peshonte gjashtëqind sikla hekuri. Përpara i shkonte shqytari i tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Qëndronte përballë togave të Izraelit e u thoshte: “Pse keni ardhur e rreshtoheni për të luftuar? Pse, a nuk jam unë filisteas e ju shërbëtorët e Saulit? Zgjidhni ju një njeri prej jush dhe le të më dalë në dyluftim!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nëse guxon të luftojë me mua dhe nëse më fiton, do të jemi skllevërit tuaj; e nëse do ta mund unë, ju do të jeni skllevërit tanë e do të na shërbeni”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Filisteu shtonte: “Unë sot po i hedh mollën e dyluftimit aradhes së Izraelit: Nxirreni njeriun që do të hyjë në dyluftim me mua”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur Sauli e të gjithë izraelitët i dëgjuan fjalët e filisteut, u tmerruan dhe i kapi një frikë e madhe.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Davidi arrin në fushim
12Davidi ishte djali i një efratasi, për të cilin u fol më lart, nga Betlehemi i Judës, që quhej Isai. Ky kishte tetë djem. Në kohën e Saulit ky ishte burrë i vjetër e i shtyrë në moshë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Tre djemtë e tij të mëdhenj kishin shkuar në luftë pas Saulit. Emrat e tre djemve të tij që kishin shkuar në luftë, ishin: Eliabi, djali i madh, i dyti Abinadabi e i treti Sama.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Davidi ishte më i vogli. Pasi tre vëllezërit e mëdhenj kishin shkuar pas Saulit -
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Davidi shkonte e kthehej prej shërbesës së Saulit për të ruajtur grigjën e tet në Betlehem.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Filisteu dilte në mëngjes e në mbrëmje dhe paraqitej kështu për dyzet ditë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Isai i tha Davidit, djalit të vet: “Merr për vëllezërit e tu një ef grurë të pjekur dhe këto shtatë bukë e shko me vrap te vëllezërit e tu.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këto dhjetë duar djathë çoja mijëtarit të tyre; shihi vëllezërit e tu a janë mirë dhe ma sill shenjën e tyre”.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sauli, vëllezërit e tij dhe të gjithë bijtë e Izraelit luftonin kundër filistenjve në luginën e Terebintit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu, pra, Davidi u ngrit në mëngjes, grigjën ia la në kujdes një bariu, mori ç’i kishte thënë Isai dhe shkoi. Arriti në llogor, kur ushtria po dilte në rresht beteje e po lëshonte kushtrimin e luftës.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Izraelët e filistenjtë i vendosën ushtritë në rresht lufte njëri kundër tjetrit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Davidi i la gjërat që kishte me vete te rojtari i pajisjeve, vrapoi në vendin e rreshtimit për luftë dhe pyeti për shëndetin e vëllezërve.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ndërsa ky ende po fliste me ta, doli ai dyluftuesi, që quhej Goliat, filisteu prej Getit, prej aradheve të filistenjve. Ai tha po ato fjalë. E dëgjoi Davidi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E të gjithë izraelitët, kur e panë atë burrë, ikën prej tij, sepse e druanin për së tepërmi.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Një izraelas tha: “A e patë atë njeri që doli? Del për ta ngacmuar Izraelin. Atij burrë që ta vrasë atë, mbreti do ti japë pasuri të madhe e i jep edhe vajzën e vet për grua, kurse shtëpinë e atit të tij e liron nga tatimet në Izrael”.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë Davidi i pyeti njerëzit që ishin me të: “Çka do ti jepet atij njeriu që do ta vrasë këtë filisteas dhe do ti zbardhë faqen Izraelit? Po, e kush është ky filiste i parrethprerë, që i poshtëron aradhet e Hyjit të gjallë?”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Populli i dha të njëjtën përgjigje. I thanë: “Këto e këto do ti jepen atij që ta vrasë”.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kur e dëgjoi i vëllai i tij i madhi, Eliabi, se po fliste me të tjerë, u hidhërua në Davidin e i tha: “Pse erdhe dhe kujt ia le ato dy-tri kokë dele në mal? Unë e njoh madhështinë tënde dhe zemrën tënde të keqe! Zbrite për të parë luftën”.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Davidi iu përgjigj: “Ç’të keqe bëra? Pse a nuk bën as të flas”?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30U largua pak prej tij te një tjetër, e pyeti edhe atë të njëjtën gjë dhe populli iu përgjigj po me ato fjalë, si më parë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Duke dëgjuar pyetjet që bënte Davidi, menduan t’ia tregonin Saulit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Davidi pranon të dalë në dyluftim
32Kur e sollën te Sauli, i tha: “Askënd të mos e lëshojë zemra për shkak të atij filisteu! Unë, shërbëtori yt, do të shkoj të luftoj me atë filiste”!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Sauli i tha Davidit: “Ti nuk je i zoti ti qëndrosh përballë këtij filisteu as të luftosh kundër tij, sepse ti je ende fëmijë, kurse ky është luftëtar i stërvitur që prej rinisë së tij”.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Por Davidi i tha Saulit: “Shërbëtori yt ruante grigjën e të atit dhe ndërkohë vinte luani ose ariu e prej grigjës merrte dashin.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Unë i ndiqja, i rrahja dhe ua nxirrja nga goja. Ata suleshin mbi mua e unë i kapja për turinjsh, ua përdridhja arrçin e i mbytja.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Me të vërtetë shërbëtori yt mbyti luan e ari. Le të jetë pra, edhe ky filiste i parrethprerë si një ndër ta, pasi ka pasur guxim të poshtërojë aradhet e ushtrisë së Hyjit të gjallë”.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Davidi shtoi: “Zoti që më shpëtoi prej kthetrave të luanit e të ariut, ai do të më shpëtojë prej duarve të këtij filisteu”. E Sauli i tha: “Shko e Zoti qoftë me ty”.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Sauli e veshi Davidin me petkat e veta, i vuri në kokë përkrenaren e bronztë dhe e ngjeshi me pancir.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39I ngjeshur kështu Davidi me shpatën e tij përmbi petkat e tija, provoi të lëvizë nëse i armatosur kështu do të mund të ecte, sepse nuk ishte i mësuar. Prandaj Davidi i tha Saulit: “Nuk mund të eci kështu, sepse nuk jam i stërvitur”. Dhe i hoqi.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Atëherë mori kërrabën e vet në dorë, i zgjodhi pesë gurë të lehtë nga përroi, i hodhi në çantën e bariut, të cilën e përdorte si çantë gurësh, mori në dorë bahen dhe u nis drejt filisteut.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dyluftimi
41Pash e më pash po afrohej edhe filisteu kundër Davidit dhe po i printe armëmbajtësi i tij.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Filisteu, kur e pa Davidin, e përbuzi. Vërtet ishte një djalosh kuqalosh e i bukur nga pamja.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Filisteu i tha Davidit: “A mendon se jam unë qen që po vjen kundër meje me shkop?”, dhe shau filisteu Davidin e zotat e tij,
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44dhe i tha Davidit: “Eja tek unë e do tua jap mishin tënd shpendëve të ajrit e egërsirave të pyllit”.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45E Davidi i ktheu përgjigje filisteut: “Ti po më sulmon me shpatë, me heshtë e me patërshanë, kurse unë sulem kundër teje në emër të Zotit të Ushtrive, Hyjit të aradheve të Izraelit, të cilët i ngacmove ti.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Ty sot Zoti të lëshoi në dorën time: do të të vras e do të ta këpus kokën tënde e do ta marr, kurse kufomën tënde dhe kufomat e taborreve të filistenjve do tua jap sot shpendëve të ajrit e egërsirave të pyllit, që ta dijë mbarë bota se ka Hyj në Izrael.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Le ta dijë mbarë kjo bashkësi se Zoti nuk shpëton as me shpatë as me heshtë: zotërues i luftës është ai! Ai do t’ju lëshojë në duar tona”!
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Kur u ngrit pra, filisteu e po ecte duke iu afruar Davidit, Davidi këmbështoi e, vrap, u sul në luftim kundër filisteut.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Futi dorën në çantë, nxori gurin dhe e gjuajti me bahe. E qëlloi filisteun në lule të ballit dhe pesha iu ngul në ballë. Ra filisteu me fytyrë përdhe!
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50E mundi Davidi filisteun me bahe e me një gur kokërrdhak: e goditi dhe e vrau filisteun! E, pasi nuk kishte shpatë në dorë, Davidi
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51vrapoi dhe kërceu mbi filisteun, kapi shpatën e tij, e nxori nga milli i saj, e vrau dhe ia shkurtoi kokën. Kur panë filistenjtë se e pat vigani i tyre, ua dhanë këmbëve.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Atëherë u çuan trimat e Izraelit e të Judës, lëshuan kushtrimin e luftës, i ndoqën filistenjtë derisa arritën në Get e përtej deri te dyert e Akaronit. U mbulua rruga me filistenj të vrarë prej Saraimit e në Get e deri në Akaron.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Bijtë e Izraelit u kthyen pasi i ndoqën filistenjtë dhe u ranë pre llogoreve të filistenjve.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Davidi mori kokën e filisteut dhe e çoi në Jerusalem. Armët e tija i vendosi në tendë.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Davidi fitimtar paraqitet te Sauli
55Kur e pa Sauli Davidin tek po dilte në dyluftim kundër filisteut, pyeti Abnerin, prijësin e ushtrisë: “Abner, prej cilit fis rrjedh ky djalosh”? Abneri iu përgjigj: “Pasha jetën tënde, mbret, nuk e di”.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Mbreti vazhdoi: “Mos harro e pyet se djali i kujt është”!
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Kur u kthye Davidi pasi kishte vrarë filisteun, Abneri e mori dhe e paraqiti te Sauli ndërsa Davidi e kishte në dorë ende kokën e filisteut.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Sauli e pyeti: “I biri i kujt je, o djalosh”? Davidi iu përgjigj: “Jam biri i shërbëtorit tënd, Isait të Betlehemit”.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.