Jonatani ndërmjetëson për Davidin
1Sauli i tregoi Jonatanit, birit të vet, dhe të gjithë nëpunësve të vet se mendonte ta vriste Davidin. Jonatani tashmë e donte Davidin pa masë.
2Jonatani i dëftoi Davidit e i tha: “Sauli, im atë, kërkon të të vrasë. Prandaj, ruaju, po të lutem, nesër në mëngjes: rri fshehur e struku.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Unë do të dal e do të qëndroj përbri babait kudo të jesh në arë. Unë do të flas me tim atë për punë tënde, e, gjithçka të hetoj, do të ta tregoj ty”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jonatani foli mirë për Davidin me babain e vet, Saulin, e i tha: “Mos të mëkatojë mbreti kundër shërbëtorit të vet Davidit, sepse nuk të ka bërë farë faji, përkundrazi veprat e tija të kanë sjellë shumë dobi.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jetën e vet e ka vënë ndër gërshërë: e vrau filisteun dhe Zoti i dha fitore të madhe mbarë Izraelit: e pe dhe u gëzove. Pse atëherë mëkaton kundër gjakut të pafajshëm, e mendon ta vrasësh Davidin që s’ka faj”?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sauli, kur i dëgjoi këto fjalë, u qetësua nga fjala e Jonatanit, dhe u përbetua: “Pasha Zotin ai nuk do të vritet”!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë Jonatani e thirri Davidin dhe ia tregoi të gjitha këto fjalë. Jonatani e paraqiti Davidin te Sauli dhe qëndroi tek ai, siç kishte qëndruar më parë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
2. IKJA E DAVIDIT
Sauli e sulmon Davidin
8Plasi lufta përsëri e Davidi doli në luftë kundër filistenjve dhe i shpartalloi aq rreptë, saqë ikën para tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë shpirti i keq i dërguar prej Zotit e pushtoi Saulin. Sauli rrinte në shtëpi të vet me heshtë në dorë, kurse Davidi i binte harpës.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sauli u mundua ta mbërthejë Davidin me heshtë për muri, por Davidi iu shmang gjuajtjes së Saulit, e heshta u ngul në mur. Po atë natë Davidi iku dhe e shpëtoi kokën.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Davidin e shpëton Mikola
11Sauli dërgoi njerëzit e vet te shtëpia e Davidit për ta ruajtur e për ta vrarë në mëngjes. Për këtë gjë e njoftoi Davidin Mikola, gruaja e tij, e i tha: “Nëse nuk i gjen rrugë shpëtimi vetvetes sonte, nesër në mëngjes do të vritesh, ”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe e lëshoi nëpër dritare. Davidi u arratis dhe shpëtoi duke ikur.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mikola mori një idhull, e vuri në shtrat, në kokë i vuri lëkurë dhie me lesh dhe e mbuloi me mbulesë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sauli dërgoi lajmëtarët për ta grabitur Davidin dhe ata morën përgjigje se ishte i sëmurë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sauli përsëri i dërgoi lajmëtarët për ta parë Davidin, e u tha: “Silleni tek unë në shtrat që ta vras”!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur erdhën kasnecët, u gjet idhulli mbi shtrat dhe lëkura e dhisë rreth kokës së tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sauli i tha Mikolës: “Përse më gënjeve kështu dhe e lejove armikun tim që të ikë”? Mikola iu përgjigj Saulit: “Sepse ai më tha: Më lësho të shkoj, se, përndryshe, të vrava”!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sauli e Davidi te Samueli
18Kështu Davidi, duke ikur, shpëtoi. Shkoi në Ramë te Samueli dhe i tregoi gjithçka i kishte bërë Sauli. Atëherë u çuan ai dhe Samueli e shkuan për të jetuar në Najot.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19I çuan fjalë Saulit e i thanë: “Davidi është në Najot, në Ramë”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Sauli dërgoi kasnecët për ta rrëmbyer Davidin. Por këta, kur e panë çetën e profetëve duke kaluar në vëgime profetike me Samuelin në krye, i rrëmbeu edhe ata shpirti i Hyjit, e kaluan edhe ata në trans profetik.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur e lajmëruan Saulin për këtë, ai dërgoi të tjerë kasnecë, por edhe ata profetizuan. Përsëri Sauli dërgoi kasnecët e tretë, por edhe këta kaluan në vëgime profetike.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Sauli u nis vetë në Ramë. Kur arriti te pusi i madh që është në Soko, pyeti: “Ku janë Samueli e Davidi”? Ju përgjigjën: “Ja, ata gjenden në Najot, në Ramë.”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Prej andej shkoi në Najot, në Ramë. Po edhe atë e pushtoi shpirti i Hyjit dhe vazhdoi udhën në gjendje të vëgimit profetik derisa arriti në Najot, në Ramë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Edhe ai i zhveshi petkat e veta dhe kaloi në vëgim profetik porsi të tjerët para Samuelit. Atëherë ra përtokë i zhveshur krejt atë ditë e atë natë. Këndej edhe doli thënia: “Pse, a edhe Sauli është një ndër profetët”?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.