Vdekja e Samuelit. Historia e Nabalit dhe e Abigajlës
1Samueli vdiq. Mbarë Izraeli u bashkua, i bënë gjëmën dhe e varrosën në vendin e tij në Ramë. Davidi u çua dhe zbriti në shkretëtirën Maon.
2Ndodhej njëfarë burri në shkretëtirën Maon. Pronën e kishte në Karmel. Ishte njeri shumë i pasur. Kishte tri mijë dele e një mijë dhi. Ishte në Karmel për qethjen e deleve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Njeriu quhej Nabal e gruaja e tij Abigajlë. Ishte një grua shumë e urtë dhe e pashme. Burri i saj ishte i vrazhdtë dhe i keq. Ishte prej barkut të Kalebit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur Davidi në shkretëtirë dëgjoi se Nabali po qethte delet e veta,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5i dërgoi dhjetë djelmosha e u tha: “Dilni në Karmel, shkoni te Nabali e përshëndeteni prej anës sime.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Thuajini kështu vëllait tim: Paqja me ty, paqja me shtëpinë tënde, paqja qoftë me gjithçka ke!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Tani mora vesh se kishe qethtarë. Barinjtë e tu kanë qenë me ne në shkretëtirë e ne kurrë nuk i kemi trazuar. Asnjëherë nuk u mungoi asnjë kokërr prej grigjës për tërë kohën sa qenë me ne në Karmel.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pyeti shërbëtorët e tu dhe ata do të të tregojnë. Prandaj, le të gjejnë pritje të mirë këta djelmosha tek ti: të kemi ardhur në ditë feste! Ç’të kesh për doresh, jepu shërbëtorëve të tu dhe birit tënd Davidit”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Djelmoshat e Davidit, kur erdhën, ia thanë Nabalit të gjitha këto fjalë në emër të Davidit dhe heshtën.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por Nabali iu përgjigj djelmoshave të Davidit e u tha: “Po kush është Davidi e kush është biri i Isait?! Sot u shtuan skllevërit që u ikin zotërinjve të vet!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11A thua më duhet, pra, ta marr bukën time, ujët tim, mishin e bagëtive që i preva për qethtarët e mi, e tua jap njerëzve që nuk di nga janë”!?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12U sollën, pra, djelmoshat e Davidit dhe u kthyen udhës nga erdhën dhe i treguan Davidit të gjitha këto fjalë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë Davidi u tha njerëzve të vet: “Le të ngjeshë secili shpatën e vet”! Secili ngjeshi shpatën e vet, po edhe Davidi ngjeshi shpatën e vet dhe, rreth katërqind burra i shkuan pas, kurse dyqind vetë ndenjën te pajisjet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por Abigajlën, gruan e Nabalit, e lajmëroi një nga shërbëtorët e saj e i tha: “Ja, Davidi prej shkretëtirës i dërgoi lajmëtarët e vet për ti sjellë urimet e veta zotërisë sonë, por ai i dëboi me fjalë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këta njerëz kanë qenë shumë të mirë me ne: nuk kanë qenë të mërzitshëm; asnjë gjë nuk na humbi gjatë krejt kohës sa jetuam me ta në shkretëtirë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mur mburonjës i kemi pasur natë e ditë gjatë krejt kohës sa i kullotëm grigjat ndër ta.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Për këtë arsye mendo e pleqëro çfarë të duhet të bësh, sepse me siguri do ti bëjnë ndonjë të zezë zotërisë sonë dhe mbarë familjes së tij. E zotëria është njeri i keq, kështu që askush s’mund të flasë me të”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Abigajla shpejt e shpejt mori dyqind bukë, dy rrëshiqa me verë, pesë desh të pjekur, pesë masa grurë të pjekur, njëqind vile rrushi të thatë, dyqind ëmbëlsira fiqsh dhe i ngarkoi mbi gomarë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shërbërorëve të vet u tha: “Nisuni para meje, se ja, do t’ju zë”. Burrit të vet, Nabalit, nuk i tregoi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ndërsa ajo, kaluar mbi një gomar, po zbriste pas një bërryli malor, edhe Davidi, me njerëzit e vet, po zbriste përballë saj, kështu që ajo u takua me ta.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Davidi thoshte: “Vërtet kot ia ruajta gjënë e tij që e kishte në shkretëtirë, dhe nuk i humbi asnjë kokërr që i përkiste atij e ky ma ktheu të mirën me të keqe.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu ua bëftë Hyji armiqve të Davidit e edhe më zi nëse do ti lë gjallë deri nesër në mëngjes a ndonjë mashkull të tij”!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Posa e pa Abigajla Davidin, zbriti me të shpejtë prej gomarit, ra me fytyrë përdhe para Davidit e u përkul deri në tokë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ra para këmbëve të Davidit e tha: “Gabimi im, gabimi im, Imzot! Të lutem, lejo të të flasë shërbëtorja jote e dëgjo fjalët e shërbëtores sate.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Të mos shqetësohet, lutem, Imzoti për punë të atij marroçi - Nabalit, sepse siç i thotë edhe emri i tij: është i marrë dhe marrëzira është me të. Kurse unë, shërbëtorja jote, nuk i pashë djelmoshat e imzotit që i kishe nisur.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E tani, imzot, pasha Zotin e gjallë e pasha jetën tënde, vetë Zoti nuk deshi që të derdhje gjak e ta çoje në vend drejtësinë me dorën tënde. E tani si Nabali u bëfshin të gjithë armiqtë e tu e të gjithë ata që imzotit ia mendojnë të keqen!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Prandaj pranoje këtë dhuratë që ia solli shërbëtorja jote zotërisë sim dhe ua jep djelmoshave që ndjekin imzotin.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Falja, po të lutem, fajin shërbëtores sate. E Zoti që bën mirë gjithmonë, do ti bëjë imzotit një shtëpi të qëndrueshme, sepse imzoti lufton luftërat e Zotit: prandaj të mos gjendet vepër e keqe në zotërinë tim gjatë krejt jetës sate.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E në qoftë se ndonjëherë do të ngrihet ndonjë njeri për të të salvuar e për të ta marrë jetën tënde, jeta e imzotit do të jetë e ruajtur në arkën e jetës te Zoti, Hyji yt; kurse jetën e armiqve të tu Zoti do ta flakë tej vrullshëm me rrotullim të bahes!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E kur Zoti do ti çojë në vend të gjitha të mirat që ti ka premtuar, ai do të të vërë prijës mbi Izraelin,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31atëherë zotëria im s’do të ketë ankth në shpirt e bremje në zemër se ke derdhur gjak më kot e se je hakmarrë me dorën tënde. E kur ta ketë bekuar Zoti imzotin, le të të bjerë ndërmend për shërbëtoren tënde”.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Davidi i tha Abigajlës: “Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që të dërgoi sot ty në takim me mua! Qoftë bekuar edhe urtësia jote
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33e qofsh bekuar edhe ti që më pengove sot të mos derdhi gjak e të mos hakmerrem me dorën time!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Se, përndryshe, pasha Zotin, Hyjin e Izraelit, që më ndaloi të mos të të bëj keq, po të mos më kishe ardhur me kohë në takim, gjallë s’do ti kishte mbetur deri në agimin e mëngjesit Nabalit asnjë mashkull”.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë Davidi pranoi prej dorës së saj gjithçka i kishte sjellë ajo dhe i tha: “Shko në paqe në shtëpinë tënde. Shiko: ta dëgjova fjalën: qofsh falur”!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Abigajla u kthye te Nabali. Dhe ja, në shtëpi po bënte gosti, me të vërtetë një gosti mbretërish! Ishte shumë i gëzuar e krejtësisht i dehur. Ajo nuk i tregoi asgjë deri në mëngjes.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Në mëngjes, kur Nabalit i kishte dalë vera, gruaja e tij ia tregoi të gjitha. Atëherë e lëshoi zemra përbrenda në parzëm: u bë si gur.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Pasi kaluan dhjetë ditë, Zoti e goditi Nabalin e vdiq.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kur e mori vesh Davidi se kishte vdekur Nabali, tha: “Qoftë bekuar Zoti që e shpagoi fyerjen që ma bëri Nabali e që e ruajti shërbëtorin e vet të mos hakmerrej vetë dhe që të keqen që bëri Nabali e solli mbi kokën e tij”. Atëherë Davidi dërgoi njerëzit për ti thënë Abigajlës se kishte qëllim ta merrte për grua.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Shkuan, pra, djelmoshat e Davidit tek Abigajla në Karmel dhe i thanë: “Davidi na ka dërguar tek ti për të të marrë për grua të tij”.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Ajo u ngrit, u përkul në shenjë nderimi e tha: “Ja, shërbëtorja jote është e gatshme tua lajë këmbët shërbëtorëve të imzotit”.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42U ngrit me nxitim Abigajla, hipi në gomar, pesë shërbëtoret e saja i shkuan pas. Ajo shkoi pas të dërguarve të Davidit dhe u bë gruaja e tij.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Davidi e kishte marrë për grua edhe Akinoamën prej Jezrahelit dhe të dyja ishin gra të tija.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Kurse Sauli Mikolën, bijën e vet, gruan e Davidit, ia kishte dhënë Faltiut, birit të Lajisit, që ishte prej Galimit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.