Krerët e filistenjve e largojnë Davidin prej ushtrisë
1Filistenjtë i mblodhën të gjitha trupat e veta në Afek. Po edhe izraelitët ngulën fushimin e tyre mbi burimin që ishte në Jezrahel.
2Prijësit filistenj parakalonin me njësitë ushtarake të tyre nga njëqind e nga një mijë, kurse Davidi e njerëzit e tij shkonin të fundit me ushtrinë e Akisit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Krerët e filistenjve pyetën: “Çka bëjnë këta hebrenj këtu”. Akisi iu përgjigj prijësve filistenj: “Është Davidi, shërbëtori i mbretit Saul! Është tek unë Tani sa kohë, madje me vjet, dhe nuk gjeta në të kurrgjë të keqe prej ditës që iku dhe u strehua tek unë deri më sot”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U hidhëruan prijësit e filistenjve kundër tij dhe i thanë: “Le të kthehet ky njeri dhe le të rrijë në vendin që ia ke caktuar e të mos vijë assesi me ne në luftë, sepse mund të bëhet kundërshtari ynë kur të fillojmë betejën. E si do të mund të pajtohej ndryshe ky me zotërinë e vet më lehtë se me kokat e këtyre njerëzve?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pse, a nuk është ky ai Davidi, të cilit i këndonin në valle e i thoshin: ‘I vrau Sauli me mijëra, i vrau Davidi me dhjetëra mijëra”?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Akisi e thirri Davidin e i tha: “Pasha Zotin, ti je njeri i drejtë dhe ndër sytë e mi je i mirë dhe unë do të doja të ishe me mua në ushtri. Unë nuk gjeta në ty asnjë të keqe që ditën që erdhe tek unë deri në ditën e sotme. Por nuk u pëlqen prijësve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kthehu, pra, në paqe që të mos i fyesh prijësit e filistenjve”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Davidi iu përgjigj Akisit: “Por çkam bërë se e ç’ke gjetur të keqe në shërbëtorin tënd prej ditës që erdha tek ti e deri në këtë ditë që të mos vij e të mos luftoj kundër armiqve të zotërisë sim mbretit”?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Akisi iu përgjigj kështu Davidit: “Unë e di se ti je i mirë për sytë e mi si engjëlli i Hyjit, por prijësit e filistenjve thanë: Të mos dalë me ne në luftë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj çohu herët në mëngjes ti dhe shërbëtorët e zotërisë sate që kanë ardhur me ty dhe, pasi të ngriheni menatë, nisuni pasi të ketë filluar të dalë drita”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U çua, pra, Davidi herët, ai dhe njerëzit e tij, për tu nisur herët në mëngjes e për tu kthyer në tokën e filistenjve. Kurse filistenjtë u nisën për Jezrahel.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.