Lufta kundër amalekasit
1Kur Davidi dhe njerëzit e tij të tretën ditë arritën në Siceleg, amalekasit i kishin rënë pre Nagebit e Sicelegut. Sicelegun e kishin plaçkitur dhe i kishin dhënë zjarr.
2Kishin marrë robër gra e të gjithë ata që kishin gjetur në të prej më të voglit e deri te të mëdhenjtë. Vrarë nuk i kishin, por i kishin marrë me vete e ishin nisur udhës së vet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pra, kur erdhën Davidi e njerëzit e tij në qytet dhe e gjetën të djegur, gra, djem e vajza të çuara në skllavëri,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Davidi dhe njerëzit që ishin me të e ngritën zërin dhe vajtuan derisa u mbaruan forcat e spatën më lot.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po ashtu të zëna rob ishin edhe dy gratë e Davidit, Akinoama jezrahelite dhe Abigajla, gruaja e Nabalit prej Karmelit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe Davidi u gjet shumë ngushtë, sepse populli donte ta vriste me gurë, meqenëse të gjithë ishin të helmuar shpirtërisht për gjendjen e bijve e të bijave të tyre. Por Zoti, Hyji i tij, i dha forcë Davidit
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e i tha Abiatarit prift, birit të Akimelekut: “Ma bjer shpinorin”. Dhe Abiatari ia solli Davidit shpinorin.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Davidi e pyeti Zotin për këshillë: “A ti ndjek këta cuba dhe a do ti zë, apo jo”? Iu përgjigj: “Ndiqi! Padyshim do ti zësh dhe do tua marrësh prenë”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9U nis, pra, Davidi dhe gjashtëqind burrat që ishin me të, dhe arritën te përroi Besor. Disa u lodhën e u ndalën,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10kurse vetë Davidi me katërqind vetë i ndoqi e dyqind të tjerët, të lodhur shumë, nuk mund e kaluan përruan Besor.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në fushë takuan një egjiptian dhe e çuan te Davidi. I dhanë bukë të hajë e ujë të pijë, e hëngri.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I dhanë edhe pak bukëfike dhe dy vile rrush të thatë. Kur i hëngri këto, iu kthye fryma, sepse nuk kishte ngrënë bukë e as nuk kishte pirë ujë tri ditë e tri net.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Davidi i tha: “I kujt je ti dhe nga je”? Ai iu përgjigj: “Jam egjiptian, skllav i një amalekasi. Pardje më la imzot, sepse fillova të sëmuresha.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14I ramë pre Nagebit të Keretit, Nagebit të Judës, Nagebit të Kalebit dhe Sicelegun e dogjëm”.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Davidi e pyeti: “A mund të më prish deri tek ajo çetë”? Ai iu përgjigj: “Mu beto me Hyjin se nuk do të më vrasësh dhe nuk do të më dorëzosh te zotëria im dhe unë do të të çoj deri në atë çetë”. Dhe Davidi iu betua.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Djaloshi, pra, i priu dhe e çoi tek ata. Kur ja, ata ishin shpërndarë nëpër atë krahinë, hanin e pinin e bënin festimin e presë e të plaçkitjes që kishin marrë prej tokës së filistenjve e të Judës.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të nesërmen Davidi ti sulmoi e ti goditi që në mëngjes e deri në mbrëmje, dhe sshpëtoi prej tyre askush me përjashtim të katërqind djelmoshave që hipën në deve e ikën.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kështu Davidi shpëtoi gjithçka kishin plaçkitur amalekasit, i shpëtoi edhe të dy gratë e veta.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhe nuk u mungoi askush prej më të voglit e deri tek më i madhi, qoftë prej djemve, qoftë prej vajzave e prej presë: gjithçka u qe marrë; Davidi përsëri ia doli ti kthejë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu Davidi i mori të gjitha grigjat dhe loritë e i prunë para tij dhe për këtë gjë thoshin: “Kjo është preja e Davidit”.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Erdhi, pra, Davidi tek ata dyqind vetë që, të lodhur e të këputur, kishin mbetur e nuk kishin mundur të shkonin pas Davidit dhe që Davidi u kishte urdhëruar të rrinin te përroi Besor. Këta i dolën Davidit para dhe ushtarëve që ishin me të. U afrua tek ata Davidi dhe i përshëndeti përzemërsisht.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por burrat e këqij e të poshtrit ndër ata që kishin shkuar me Davidin, thanë: “Pasi nuk erdhën me ne, nuk do tu japim asgjë prej presë që kapëm; mjaft e ka secili prej tyre të marrë gruan e fëmijët e vet e të çajnë e të shkojnë”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por Davidi tha: “Mos bëni ashtu, vëllezër! Pasi Zoti na i dha të gjitha e na ruajti shëndoshë e na i lëshoi në duar tona cubat që na kishin plaçkitur!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Dhe as të mos dëgjohet kjo fjalë ndër ju! E barabartë duhet të jetë pjesa e atij që bie në luftë me pjesën e atij që ruan pajisjet në fushim: të gjithë le të kenë pjesë të barabartë.”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kjo gjë që atë ditë e tutje u bë si rregullore e ligj në Izrael deri në ditën e sotme.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur arriti Davidi në Siceleg, u dërgoi pleqve të Judës, bashkatdhetarëve të vet, dhurata prej presë, me këto fjalë: “Pranojeni këtë dhuratë prej presë që ua morëm armiqve të Zotit, ” (dhuratë)
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27atyre që ishin në Betul, atyre që ishin në Ramë të Nagebit, atyre në Jetër,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28atyre në Aroer, atyre në Sefamot, atyre në Estemo,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29atyre që ishin në Karmel, atyre që ishin në qytetet e Jerameelit, atyre që ishin në qytetet e Ceniut,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30atyre në Hormë, atyre në Borasan, atyre në Atak,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31atyre në Hebron dhe atyre që ishin në vende të tjera, ku kishte qëndruar Davidi me njerëzit e vet.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.