Kthimi i Arkës
1Kështu Arka e Zotit qëndroi në tokën e filistenjve për shtatë muaj.
2Filistenjtë i thirrën priftërinjtë dhe dijetarët e u thanë: “Si t’ia bëjmë me Arkën e Zotit? Na mësoni si do ta kthejmë në vendin e vet”. Ata u përgjigjën:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3“Nëse e ktheni Arkën e Hyjit të Izraelit, mos e ktheni të zbrazët, por e keni për detyrë ta shpërbleni për mëkat e atëherë do të shëroheni e do ta kuptoni pse dora e tij nuk u hoq prej jush”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ata thanë: “E çfarë na duhet ti japim për shpërblim të fajësisë ndaj tij”? Ata u përgjigjën:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5“Sipas numrit të princave filistenj: pesë çibanë të artë e pesë minj të artë, sepse shuplaka qe e njejtë qoftë në ju qoftë në princat tuaj. Punoni, pra, trajtat e çibanëve tuaj e trajtat e minjve që shkretëruan vendin tuaj dhe jepni lavdi Hyjit të Izraelit, atëherë ndoshta do ta heqë dorën e vet prej jush, prej zotave tuaj e prej vendit tuaj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Përse i ngurroni zemrat tuaja siç e ngurroi Egjipti dhe faraoni zemrën e vet? Pasi që i shuplakoi, a nuk i lanë atëherë të shkojnë e shkuan?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pra, punoni një qerre të re, merrni dy lopë pëlleja që ende nuk kanë qenë të zëna në zgjedhë dhe mbërtheni në qerre, kurse viçat e tyre ndryni në vathë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Merreni Arkën e Zotit e vëreni në qerre. Po edhe gjërat e punuara me ar që ju ia jepni si shpërblim, vendosni në një arkëz, të cilën ta vini përgjatë Arkës, e atëherë lërini të shkojnë
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9e vëreni. Nëse niset drejt vendit të vet, në drejtim të Betsamesit, Ai jua bëri këtë të keqe të madhe; por në qoftë se nuk ndodh kështu, atëherë do ta dimë se nuk na preku dora e tij, por na ndodhi rastësisht”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata bënë ashtu. Morën dy lopë që i ndërgonin viçat, i vunë në qerre e viçat e tyre i ndrynë në vathë;
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e vunë Arkën e Hyjit në qerre edhe arkëzën që mbante minjtë e artë dhe trajtat e çibanëve.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Lopët ecnin drejt udhës që shpie në Betsames dhe ecnin drejt rrugës duke pallur nuk shmangeshin as djathtas as majtas. Edhe princat e filistenjve shkonin pas tyre deri në kufijtë e Betsamesit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Arka në Betsames
13Po atëherë betsamesasit po korrnin grurin në luginë. Ngritën sytë e panë Arkën. Kur e panë, u gëzuan shumë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Arka mbërriti tek ara e Jozueh Betsamesasit dhe aty u ndal. Aty ishte një gur i madh. I prenë drutë e qerres, mbi to i vunë lopët për fli shkrumbimi për nder të Zotit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Levitët e kishin ulur Arkën e Hyjit dhe arkëzën që ishte përgjatë saj, në të cilën ishin trajtat e arta dhe i vunë mbi gurin e madh. Atë ditë njerëzit e Betsamesit i kushtuan Zotit fli shkrumbimi dhe therore.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E panë këtë pesë princat e filistenjve dhe po atë ditë u kthyen në Akaron.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dhe këta janë çibanët e artë që i dhuruan Zotit si shpërblim për faj: Azoti një, Gaza një, Askaloni një, Geti një, Akaroni një.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Minj të artë qenë aq sa ishin qytetet e filistenjve, të princave filistenj, prej qytetit të muruar deri në fshatin e parrethuar me mure. Ai gur i madh, mbi të cilin e vendosën Arkën e Zotit, është dëshmitar edhe sot e kësaj dite në arën e Jozuehut të Betsamesit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Porse bijtë e Jekonisë, të vetmit ndër njerëzit e Betsamesit, nuk u gëzuan pse panë Arkën e Zotit, prandaj Zoti i goditi shtatë- dhjetë vetë prej popullit. Për këtë arsye populli bëri gjëmë të madhe pse Zoti e vuri popullin në sprovë kaq të vështirë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Arka në Kariatiarim
20Atëherë njerëzit e Betsamesit thanë: “Kush do të mund të qëndrojë pranë Zotit, këtij Hyji të shenjtë? Te kush do të shkojë tani prej nesh”?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë dërguan lajmëtarë te banorët e Kariatiarimit. Thanë: “Filistenjtë e kthyen Arkën e Zotit. Ejani e çojeni tek ju atje lart”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.