Premtimi i udhës së Zotit
1Të dashurit të mi! Ja, po ju shkruaj letrën e dytë. Në të dyja mundohem ta zgjoj kuptimin tuaj të shëndoshë me anë të porosisë,
2që ti kujtoni fjalët e paralajmëruara prej profetëve të shenjtë dhe urdhrin e Zotit dhe Shëlbuesit që shpallën apostujt tuaj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Më së pari duhet ta dini: në ditët e fundit do të vijnë përqeshës që do të përqeshin; ata do të jetojnë sipas prirjeve të tyre të ulta
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe do të pyesin: »Ku është premtimi i Ardhjes së tij? Sepse, që kur vdiqën të parët tanë, gjithçka mbetet si në fillim të krijimit!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ata me qëllim harrojnë se qielli është që moti dhe se toka, në fuqi të fjalës së Hyjit, nxori prejardhjen nga uji dhe nëpër ujë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po në të njëjtën mënyrë, bota e atëhershme, e përmbytur me ujë, mbaroi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Edhe qielli dhe toka e tanishme, prej të njëjtës fjalë, ruhen për zjarr dhe presin Ditën e Gjyqit dhe shkatërrimin e njerëzve të këqij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por një gjë, fort të dashur, assesi s’duhet ta harroni, e kjo është se te Zoti një ditë është si një mijë vjet, po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nuk vonon Zoti ta çojë në vend premtimin, si disa e mendojnë të ngadalshëm, por është i durueshëm me ju, se nuk do që ndokush të birret, por do që të gjithë ta kenë mundësinë të kthehen.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dita e Zotit do të vijë si vjedhësi: Atë ditë qiejt do të zhduken me krizmë; elementet do të shkrihen prej të nxehtit dhe toka e veprat në të do të gjenden para Gjyqit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi kështu do të shkatërrohen të gjitha këto, sa njerëz të mirë duhet të jeni ju të gjithë me jetë të shenjtë, me përshpirtëri,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12ju që e prisni dhe e shpejtoni Ditën e Ardhjes së Hyjit, në të cilën qiejt do të shkatërrohen me zjarr dhe elementet e botës do të shkrihen prej nxehtësisë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ne veç, sipas premtimit të tij, presim »qiellin e ri dhe tokën e re«, ku banon drejtësia.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Këndej, o të dashur, ju, ndërsa i prisni këto, mundohuni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë, në paqe!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po edhe duresën e Zotit tonë çmojeni si rast shëlbimi, sikurse edhe Pali, vëllai ynë i dashur, ju shkroi me dijen që iu dhurua.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu ai thotë në të gjitha Letrat, ku flet për këto gjëra. Në to ka nga diçka që kuptohen me vështërsi, çka të padijshmit dhe të paqëndrueshmit e shtrembërojnë, si bëjnë edhe me pjesët e tjera të Shkrimit shenjtë - në dënim të vetvetes.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ju, pra, o të dashur, pasi jeni të porositur që më parë për këto, ruajuni që, të marrë mendsh nga gabimi i të mbrapshtëve, të mos e humbisni sigurinë që jep feja!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por rrituni në hir dhe në njohje të Zotit tonë Jezu Krishtit Shëlbues! Atij i qoftë lavdia që tani dhe deri në ditë të amshimit. Amen.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.