Të gjithë kapitujt

2 e Pjetrit · Kapitulli 2

Profetët dhe mësuesit e rrejshëm

22 vargje

Profetët dhe mësuesit e rrejshëm

1Ka pasur profetë të rrejshëm edhe në e Izraelit, sikurse edhe ndër ju do të ketë mësues të rrejshëm, që fshehurazi do të shtien herezi të dëmshme, do ta mohojnë edhe Zotëruesin që i shpërbleu dhe mbi vete do të sjellin dënimin që nuk do të vonojë.

2Shumë do ti ndjekin epshet e ulëta të tyre dhe për shkak të tyre do të shahet udha e së vërtetës.

3Ata në lakmimin e vet do t’iu shfrytëzojnë ju me fjalë gënjyese, porse dënimi i tyre është tashmë në veprim dhe shkatërrimi i tyre nuk vonon.

4Dhe vërtet, nëse Hyji nuk i kurseu engjëjt që mëkatuan, por i plandosi në Tartar dhe i dorëzoi në humnerat e errëta të ruhen për Gjyq;

5nëse nuk e kurseu as botën e vjetër - shpëtoi vetëm Noehin vetë të tetin, lajmëtarin e drejtësisë - por lëshoi përmbytjen mbi botën e të patenzonëve;

6nëse qytetet: Sodomën e Gomorrën i bëri hi: i dënoi dhe i la shembull për të patenzonë të ardhshëm;

7nëse e liroi Lotin e drejtë që s’mund ta duronte më sjelljen e poshtër të të këqijve

8- e njëmend, këtij të drejti që jetonte në mesin e tyre i helmohej shpirti dita-ditës duke shikuar dhe dëgjuar veprat e poshtra të tyre -

9domethënë se Zoti di ti lirojë besimtarët nga prova, por edhe të mbrapshtët do ti ruajë për ti ndëshkuar Ditën e Gjyqit,

10sidomos ata që në veset e veta shkojnë pas prirjeve të ndyta të mishit dhe të gjakut dhe përbuzin Madhërinë hyjnore. Krenarë, arrogantë, që nuk tremben të vënë gojë mbi qenie të lavdishmie,

11ndërsa engjëjt, më të mëdhenj se ata për kah forca e për kah pushteti, nuk sjellin para Zotit kundër tyre gjyq poshtërues.

12Kurse këta, shtazë të paarsyeshme të lindura prej natyrës për gjah e për shfarosje, shajnë çka nuk njohin. Do të mbarojnë siç mbarojnë shtazët:

13do të marrin shpërblimin e padrejtësisë. Çmojnë kënaqësi të bëjnë shfreni në pikë e ditës! Ndyrësi dhe turpësi! Kënaqen me gënjeshtrat e tyre ndërsa gostiten bashkë me ju!

14Sytë e tyre gjithmonë të ngulur në ndonjë lavire, kurrë nuk ngihen me mëkat; ngashënjejnë shpirtra të lëkundshëm, zemrat i kanë të stërvitura në lakmime, bij mallkimi!

15E lanë udhën e vërtetë, shkuan pas Balaamit, birit të Bosorit, i cili e mori pagën e padrejtësisë,

16por mori edhe qortimin për veprën e tij të keqe: si njeri foli shtaza e pagojë dhe e pengoi marrëzinë e profetit.

17Këta njerëz janë gurra pa ujë, re që i mbart era. Për ta ruhet terri i zi.

18Me fjalë të mëdha e të kota i ngashënjejnë me ëndjet e ulëta të mishit e të gjakut ata që posa u larguan nga ata që jetojnë në gabim.

19U premtojnë lirinë e vetë janë skllevër të paudhësisë. E njëmend, gjithkush është skllavi i atij që e mundi.

20Vërtet, nëse ia dolën njëherë të ikin nga ndyrësitë e botës me anën e njohjes së Zotit dhe Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit, por prapë rishtas ngatërrohen në to dhe munden nga ato, gjendja e tyre e fundit bëhet më e keqe se e para.

21Këndej, më mirë do të kishte qenë për ta të mos e kishin njohur kurrë udhën e drejtësisë se sa, pasi e njohën një herë, t’ia sjellin shpinën urdhrit të shenjtë që u qe dhënë.

22U ndodhi çka thotë fjala e urtë: »Qeni u kthye në të vjellat e veta« dhe: »Derri i larë u kthye të zhgërryhet në llom «.