Përshëndetje
1Simon Pjetri, shërbëtori dhe apostulli i Jezu Krishtit, atyre që, me anë të drejtësisë së Hyjit tonë dhe Jezu Krishtit Shëlbues, e fituan të njëjtën fe të çmueshme sikurse edhe ne:
2Paçi hir dhe paqe të plotë me anë të njohjes së Hyjit dhe të Jezusit, Zotit tonë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Thirrja dhe zgjedhja e të krishterit
3Vërtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithçka na nevojitet për jetë dhe për përshpirtëri me anë të njohjes së Atij që na grishi në saje të lavdisë dhe të forcës së tij.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Bashkë me to na u dhuruan premtimet më të çmueshme dhe më të mëdha që me anë të tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmimit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Për këtë arsye përqendroni të gjitha forcat tuaja që t’ia shtoni fesë virtytin, virtytit dijen,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dijes përkormërinë, përkormërisë qëndresën, qëndresës përshpirtërinë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7përshpirtërisë dashurinë vëllazërore, dashurisë vëllazërore dashurinë që përfshin gjithkënd.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse këto cilësi, nëse i keni dhe nëse përparoni në to, nuk ju lënë të papunë as të pafrytë në njohjen e Zotit tonë Jezu Krishtit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse ai që nuk i ka këto virtyte, është i verbër, dritëshkurtër; ka harruar se u pastrua prej mëkateve të veta të mëparshme.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj, o vëllezër, mundohuni ta përforconi përherë e më tepër thirrjen dhe zgjedhjen tuaj: nëse bëni kështu, kurrë nuk do të bini në mëkat.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu, vërtet, do t’iu hapet plotësisht hyrja në Mbretërinë e amshuar të Zotit tonë, Jezu Krishtit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Për këtë arsye gjithherë do t’iu përkujtoj për këto, edhe pse i dini dhe qëndroni të palëkundshëm në të vërtetën që keni marrë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mendoj, pra, se është e drejtë, derisa të jetoj në këtë trup, t’iu nxis me anë të qortimit të rrini zgjuar,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14sepse e di se nuk do të vonoj të ndahem nga trupi im, siç më vuri në dijeni edhe vetë Zoti ynë Jezu Krishti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por vetë do të kujdesem që edhe pas vdekjes sime t’jua mundësoj ti keni parasysh gjithmonë këto mësime.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lavdia e Krishtit dhe fjala profetike
16Sepse nuk ju shpallëm Fuqinë dhe Ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit të bazuar në përralla të trilluara, por sepse e kemi parë me sytë tanë shkëlqimin e tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse prej Hyjit Atë mori nder dhe lavdi, kur zëri që vinte nga Lavdia e madhërueshme, i tha: »Ky është Biri im, i Dashuri, në të cilin unë u kënaqa«.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18- zë të cilin, tek zbriste nga qielli e dëgjuam edhe ne që ishim bashkë me të në Malin e shenjtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kështu u vërtetua fjala e profetëve dhe bëni shumë mirë që mbështeteni në të si në dritën që ndriçon në vend të errët - derisa të zbardhë dita e të lindë Ylli i Dritës në zemrat tuaja.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Para së gjithash dijeni mirë këtë: asnjë profeci që gjendet në Shkrimin Shenjtë nuk mund të shpjegohet sipas trillit të kujtdo,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21sepse askurrë nuk ndodhi ndonjë profeci me vullnet të njeriut, por njerëzit, të frymëzuar prej Shpirtit Shenjt, folën nga ana e Hyjit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.