Përgjegjësit e Grigjës së Hyjit
1Eprorëve, pra, që janë tek ju u jap vërejtje unë, epror edhe vetë bashkë me ta, dëshmitar i mundimeve të Krishtit dhe pjesëtar i Lavdisë që do të zbulohet:
2ruajeni grigjën e Hyjit që ju është lënë në kujdes, mbikëqyreni jo përdhuni, por vullnetarisht, si do Hyji; jo për hir të fitesës së ndytë, por me shpirt gatishmërie,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por si shembull i grigjës.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E kur të shfaqet Kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë, që kurrë nuk vyshket.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Gjithashtu edhe ju të rinj, dëgjojini eprorët. Dhe të gjithë së bashku, në marrëdhënie me njëri-tjetrin, vishuni me përvujtëri, sepse: »Hyji u kundërshton madhështorëve, kurse të përvuajturve u jep hirin«.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Përkundrazi, pra, nën të pushtetshmen dorën e Hyjit, që në kohën e duhur t’iu lartësojë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Lërini në dorën e tij të gjitha kujdeset tuaja, sepse Ai kujdeset për ju!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Jini të përkormë dhe rrini zgjuar! Armiku juaj, djalli, porsi luan ulëritës, endet andej këndej duke kërkuar (kë) të përpijë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të fortë në fe kundërshtoni duke e ditur se po të njëjtat vuajtje i pësojnë vëllezërit tuaj në fe të shpërndarë nëpër botë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Hyji, burimi i çdo hiri, i cili ju grishi në lumturinë e vet të amshur në Jezu Krishtin. Ai, pasi të vuani për pak kohë, do t’iu përsosë, do t’iu përforcojë, do t’iu japë fuqi dhe do t’iu bëjë të patrandshëm.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai sundoftë në shekuj të shekujve. Amen!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po ju shkruaj shkurtimisht me ndihmën e Silvanit, të cilin e çmoj vëlla besnik, që t’iu përkujtoj dhe t’iu dëshmoj se ky është hiri i vërtetë i Hyjit. Qëndroni në të!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ju bën të fala Kisha e të zgjedhurve që është në Babiloni, si edhe im bir, Marku.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje vëllazërore! Paqja me të gjithë ju që jeni në Krishtin!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.