Mbarështuesi i mirë i hirit të Hyjit
1Këndej, pasi Krishti pësoi në trup, edhe ju armatosuni me të njëjtën bindje: kush ka vuajtur në trup është ndarë plotësisht nga mëkati -
2që ta kaloi këtë pjesë të jetës tokësore që ju mbetet, jo më sipas parimeve të prirjeve njerëzore, por sipas vullnetit të Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse, është mjaft që në kohën e shkuar e kryet vullnetin e paganëve duke jetuar në fëlligështi, në dëshirime të ulëta, në zdërhallje, në pije, në punë të pahijshme, në adhurim të palejueshëm të idhujve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prandaj ata edhe çuditen për ju pse nuk vraponi bashkë me ta në të njëjtin det poshtërsish dhe flasin keq për ju.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ata do ti japin llogari Atij që është gati të gjykojë të gjallët e të vdekurit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Për këtë arsye u predikua Ungjilli edhe atyre që vdiqën që të gjykohen sipas njerëzve në trup - e të jetojnë sipas Hyjit në shpirt.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Për çdo gjë u afrua mbarimi! Zgjohuni, pra, dhe jini të përkormë që ti kushtoheni lutjes!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Para së gjithash kini dashuri të vazhdueshme për njëri-tjetrin, sepse: »Dashuria mbulon një shumicë mëkatesh«.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Jini mikpritës pa murmurima kundrejt shoqi-shoqit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shërbejini njëri-tjetrit, secili sipas dhuratës që keni marrë: si mbarështues të mirë të hirit të shumëllojshëm të Hyjit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kush flet, le të flasë për të shpallur fjalën e Hyjit. Nëse ndokush ka dhuratën e shërimit, le ta bëjë me fuqinë që i jep Hyji, që në gjithçka ti jepet lavdi Hyjit nëpër Jezu Krishtin, të cilit i qoftë lavdi e pushteti në shekuj të shekujve. Amen.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të krishterit i takon të vuajë
12Fort të dashur! Mos iu çuditni zjarrit të salvimit që është ndezur në mesin tuaj për t’iu vënë në provë, thua se po ju ndodh diçka e jashtëzakonshem,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13por, përkundrazi, gëzohuni si pjesëtarë të mundimeve të Krishtit që edhe në Ditën e Zbulesës së lavdisë së tij të mund të galdoni me hare.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të lumët ju në qoftë se ju fyejnë për shkak të Emrit të Krishtit, sepse Shpirti i Lavdisë, i Hyjit, pushon në ju.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por vëriani mendjen që asgjë ndër ju të mos vuajë o si vrastar, o si vjedhës, o si keqbërës ose edhe vetëm si njeri që përzihet në punët e huaja;
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16por, nëse vuan si i krishterë, kurrsesi të mos ketë turp, por ta lavdërojë Hyjin për shkak të këtij Emri.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse, arriti dita të fillojë gjyqi nga shtëpia e Hyjit. E, nëse më së pari fillon prej nesh, po si do të jetë atëherë mbarimi i atyre që nuk i binden Ungjillit të Hyjit?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18»Në qoftë se i drejti mezi shëlbohet, po çka do të ndodhë me të mbrapshtin e me mëkatarin?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Këndej, edhe ata që pësojnë sipas vullnetit të Hyjit, me vepra të mira le t’ia porosisin shpirtrat e tyre Krijuesit besnik.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.