1Po të përbej para Hyjit dhe para Krishtit Jezus, i cili do të gjykojë të gjallët e të vdekurit: pash Ardhjen e tij dhe Mbretërinë e tij:
2predikoje Fjalën, nxit në rast të volitshëm dhe në rast të pavolitshëm, këshillo, qorto, urdhëro me plot duresë dhe mësim!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse do të vijë koha, kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të bashkojnë rreth vetes mësues për të kënaqur veshin;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4do ti largojnë veshët prej së vërtetës dhe do ti sjellin drejt përrallave.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ti veç rri zgjuar në çdo gjë me kujdes, duroji të vështirat, kryeje mirë detyrën e ungjilltarit, kryeje plotësisht shërbesën tënde!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sa për mua gjaku im tashmë po derdhet në nder të Hyjit dhe koha të nisem për atë jetë arriti!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Luftën e mirë e luftova, vrapimin e kreva, fenë e ruajta.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Që tani më pret gati kurora e drejtësisë, që atë Ditë do të ma japë Zoti, Gjykatësi i drejtë; dhe jo vetëm mua, por të gjithë atyre që do ta presin me dashuri Ardhjen e tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Porositë personale
9Nisu dhe eja sa më parë te unë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse Dema, për dashuri të këtij shekulli, më la vetëm. Ai shkoi në Selanik, Kreshenci në Galaci, Titi në Dalmaci.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Me mua është vetëm Luka. Markun merre dhe bjere me vete sepse e kam të dobishëm për shërbesë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tihikun e dërgova për Efes.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur të vish, ma bjer tabaren që e lashë te Karpi në Troadë. Po ashtu edhe librat, sidomos pergamenat.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Aleksandri farkëtar më bëri shumë të këqija: Zoti do t’ia kthejë sipas veprave të tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i predikimeve tona.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Në mbrojten time të parën në gjyq askush nuk qe me mua: të gjithë më lanë në baltë: mos iu marrtë askujt për të keq!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por Zoti qe me mua. Ai më dha fuqi që predikimi i Ungjillit të kumtohej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë paganët. Hyji më shpëtoi nga goja e luanëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Vetë Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më shëlbojë për Mbretërinë e vet qiellore. Lavdi Atij në shekuj të shekujve! Amen!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përshëndetjet e fundit
19Bëju të fala Priskës dhe Akullit edhe familjes së Oneziforit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Erasti zuri vend në Korint. Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nisu dhe eja para dimrit! Të përshëndesin Eubuli, Pudenci, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.