Karakteri i njerëzve të ditëve të fundit
1Edhe këtë duhet ta dish: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira.
2Sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues të hollash, krenarë, madhështorë, blasfemues, nuk do ti dëgjojnë prindërit, mosmirënjohës, ateistë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3të padhimbshëm, të papajtueshëm, shpifës, të panënshtrueshëm, të panjerëzishëm, të dhunshëm, që se duan të mirën,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4tradhtarë, të ngutshëm, të verbuar prej krenarisë, të dhënë më fort pas ëndjes se sa pas Hyjit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ata do ta ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtërisë, por kanë për ta mohuar fuqinë e saj. Edhe këtyre ikju!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prej këtyre janë ata që hyjnë nëpër shtëpi dhe i shtiejnë në leqet e veta gratë e ngarkuara me mëkate, të nxitura nga lloj-lloj prirjesh,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7të cilat gjithmonë mësojnë e kurrë nuk mund ta arrijnë njohurinë e së vërtetës.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sikurse edhe Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërshtojnë së vërtetës. Janë njerëz të prishur në tru e, në çështje të fesë, batallw.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por nuk do të përparojnë më sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh siç u ngjau edhe atyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ti qëndro i palëkundshëm
10Ti veç, më ke përcjellë për së afërmi në mësimin tim, në sjellje, në synime, në fe, në duresë, në dashuri, në qëndresë,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11në salvime, në mundime, që më ndodhën në Antioki, në Ikon, në Listër. Se çsalvime kam sprovuar! Por prej të gjithave Zoti vetë më shpëtoi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Veçse edhe të gjithë ata që duan të jetojnë me përshpirtëri në Krishtin Jezus, do të salvohen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Përkundrazi, njerëzit e këqij dhe gënjyes do të përparojnë prej së keqes në më zi duke gënjyer të tjerët dhe duke u gënjyer edhe ata vetë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ti veç, qëndro në mësimin që ke marrë dhe në atë që tu besua duke e ditur se prej kujt i mësove
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15dhe se që prej fëmijërisë e njeh Shkrimin shenjtë, i cili është i aftë të japë dijen që çon në shëlbim me anë të fesë në Jezu Krishtin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I tërë Shkrimi shenjtë, hyjnisht i frymëzuar, është i dobishëm për të mësuar, për të bindur, për të rregulluar, për të edukuar në drejtësi,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17që njeriu i Hyjit të jetë i përsosur, i përshtatur për të kryer çdo vepër të mirë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.