Të gjithë kapitujt

2 e Timoteut · Kapitulli 2

Ushtari i mirë i Krishtit, Punëtori i mirë

26 vargje

Ushtari i mirë i Krishtit

1Ti, pra, o biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus,

2dhe çka dëgjove prej meje në praninë e shumë dëshmitarëve, ato mësojua njerëzve besimtarë, atyre që do të jenë të aftë ti mësojnë edhe të tjerët.

3Vuaj edhe ti bashkë me mua porsi ushtari i mirë i Krishtit Jezus.

4Por asnjë, që merr mbi vete detyrën e ushtarit, nuk ngatërrohet me punët e jetës së rëndomtë që ti pëlqejë atij që e mori në ushtri.

5Gjithashtu edhe në garën sportive, atleti nuk e merr kurorën nëse nuk ka luftuar sipas rregullave.

6Bujku që punon, duhet i pari ta marrë pjesën e vet të prodhimit.

7Merre vesh çka dua të të them. Patjetër, vetë Zoti do të ta japë mundësinë ti kuptosh të gjitha këto.

8Kujtoje Jezu Krishtin të ngjallur nga të vdekurit nga trungu i Davidit sipas Ungjillit që unë predikoj,

9për shkak të të cilit vuaj deri edhe në pranga sikur të isha keqbërës. Por fjala e Hyjit nuk është në pranga!

10Këndej edhe duroj çdo vështirësi për të mirën e të zgjedhurve që edhe ata ta fitojnë shëlbimin, që është në Krishtin Jezus bashkë me lumturinë e amshueshme.

11E vërtetë është kjo fjalë: »Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë.

12Nëse durojmë në qëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë. Nëse i biem mohit, edhe Ai do të na bjerë mohit.

13Nëse ne nuk jemi besnikë Ai mbetet besnik! Sepse Ai kurrsesi nuk mund ta mohojë vetveten«.

Punëtori i mirë

14Kujtoji këto gjëra duke u përbetuar para Hyjit se nuk duhen bërë rragatje fjalësh: ato akujt si vlejnë gjë. Janë vetëm për rrënim të atyre që dëgjojnë.

15Mundohu ti dalësh para Hyjit si punëtori i sprovuar që nuk ka për çka të turpërohet, që flet e pret, pra, drejt fjalën e së vërtetës.

16Fjalëve të kota të shekullit ikju, sepse atyre që merren me to gjithnjë e më tepër do tu shtohet mbrapshtia.

17Fjala e tyre do të brejë si qimja. Ndër ta janë Himeneu dhe Fileti,

18të cilët e lanë rrugën e së vërtetës duke pohuar se ngjallja tashmë ka ndodhur dhe kështu e prishin fenë e disave.

19Megjithatë, themeli i fortë i vënë prej Hyjit qëndron i palëkundshëm është nën këtë vulë: »Hyji i njeh ata që janë të tijtë«. dhe: »Secili që e përmend Emrin e Zotit, le t’i largohet të keqes!«

20Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë ari dhe argjendi, por ka edhe druri dhe argjile; disa janë për përdorim bujar, kurse disa për përdorim jo bujar.

21Ai që pastrohet prej këtyre ndyrësive do të jetë enë bujare, e shenjtëruar, e dobishme për Zotërinë, e përshtatshme për çdo vepër të mirë.

22Lakmimeve plot zjarr të rinisë, ikju! Përkundrazi, jepu me gjithë afsh të zemrës pas drejtësisë, fesë, dashurisë, paqes bashkë me të gjithë ata që e thërrasin në ndihmë me zemër të pastër Zotin.

23Rragatjet e marra dhe të parregullta refuzoji, duke e ditur se shkaktojnë grindjen.

24Sepse, shërbëtori i Zotit nuk duhet të jetë grindavec, por duhet të jetë i sjellshëm me gjithkënd, i aftë të mësojë, i durueshëm në fyerje,

25i ëmbël në qortim të kundërshtarëve me shpresë se Hyji u jep dhuratën e kthimit që ta njohin të vërtetën,

26dhe të vijnë në vete për tu çliruar nga laku i djallit, në të cilin i ka zënë robër të vullnetit të vet.