1Jozafati, mbreti i Judës, u kthye në shtëpi të vet në Jerusalem shëndosh e mirë.
2Jehui vegimtar, biri i Hananiut, porsa e pa, i doli para e i tha: “Ti po i ndihmon të patenzonit, lidh miqësi me ata që e urrejnë Zotin që ta meritosh hidhërimin e Zotit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Megjithatë u gjetën në ty disa vepra të mira, sepse ti i zhduke prej vendit banirët dhe e përgatite zemrën tënde për ta kërkuar Hyjin”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Reformat e gjyqit
4Jozafati, pas një qëndrimi në Jerusalem, doli përsëri në mes të popullit prej Bersabesë deri në malet e Efraimit dhe e ktheu popullin kah Zoti, Hyji i etërve të vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I caktoi gjykatësit e vendit në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës, në çdo qytet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë gjykatësve u urdhëroi: “Kujdes çfarë bëni! Sepse ju nuk e ushtroni gjyqin në emër të njerëzve, por në emër të Zotit që është me ju në ushtrimin e drejtësisë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kini frikën e Zotit e bëni gjithçka me urtësi! Te Zoti, Hyji ynë, s’ka dredhi! Ai nuk pranon përkrahje as dhurata”!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po edhe në Jerusalem Jozafati i caktoi disa levitë, disa priftërinj dhe disa prej krerëve të vëllazërive të Izraelit, që ta ushtrojnë drejtësinë e Zotit në rast mosmarrëveshjesh në mes banorëve të Jerusalemit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Edhe atyre u urdhëroi: “Ja si duhet të veproni: me frikën e Zotit, me besnikëri e me zemër të çiltër.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Çdo mosmarrëveshje ndërmjet vëllezërve tuaj që jetojnë në qytetet e veta e vjen para jush - qoftë ajo çështje vrasjeje, ligji, urdhri, dokeje, përkujtoni të mos mëkatojnë kundër Zotit e që hidhërimi i tij të mos bjerë mbi ju e mbi vëllezërit tuaj. Veproni kështu e nuk do të mëkatoni!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe ja, Amaria, prifti prijës, do të jetë në krye të të gjithë juve në ato çështje që kanë të bëjnë me Hyjin, kurse Zabadia, biri i Ismahelit që është prijësi i shtëpisë së Judës, do të kryesojë për të gjitha çështjet që i përkasin mbretit. Levitët do ti keni pranë jush si shkrues. Zemër dhe nisjani punës! Zoti jua priftë mbarë”!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.