Feja dhe kënga e shenjtë në luftë kundër moabëve
1Pas kësaj bijtë e Moabit, bijtë e Amonit e me ta edhe maonitët, u bashkuan për të luftuar kundër Jozafatit.
2Erdhën disa lajmëtarë dhe e njoftuan Jozafatin kështu: “Po vjen kundër teje një shumicë e madhe prej vendeve që janë përtej detit: prej Edomit dhe ja, arritën në Asasonta- mar, d. t. th. në Engadi”.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndërkaq Jozafati i tronditur nga frika, u përqëndrua krejtësisht në lutje Zotit dhe urdhëroi të agjërojë mbarë Juda.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të gjithë judenjtë u bashkuan për t’iu lutur Zotit. Erdhën nga të gjitha qytetet për t’iu lutur Zotit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Jozafati u ngrit në këmbë para tubimit të Judës në Jerusalem, në Shtëpinë e Zotit, para tremes së re
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dhe tha: “O Zot, Hyji i etërve tanë! Ti je Hyji qiellor, ti zotëron me të gjitha mbretëritë e kombeve! Në dorën tënde është fuqia dhe pushteti! Askush smundet të të bëjë ballë ty!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7A s’qe ti, Hyji ynë, ai që i çrrënjosi banorët e këtij vendi para popullit tënd, Izraelit, e ia dhurove farës së Abrahamit, mikut tënd të përhershëm?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ata banuan në të dhe në të e ndërtuan në nder të Emrit tënd Shenjtëroren e u lutën:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nëse sulen kundër nesh të këqijat: shpata hakmarrëse, murtaja ose uria, do të qëndrojmë para kësaj Shtëpie, në praninë tënde - sepse Emri yt banon në këtë Shtëpi - dhe në vështirësitë tona do të kërkojmë ndihma prej teje e ti do të na dëgjosh e do të na shpëtosh!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhe, ja, tani bijtë e Amonit, bijtë e Moabit e malësorët e Seirit, nëpër të cilët nuk i dha leje Izraelit të kalojë, kur po dilte nga Egjipti, por u shmangën prej tyre e nuk i shfarosën -
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e ata tani po bëjnë çmos e po mundohen të na dëbojnë prej pronës sate që ti na e dhurove.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Hyji ynë, vallë a nuk do ta zbatosh mbi ta dënimin tënd? E pra ne nuk kemi aq fuqi sa të mund ti bëjmë ballë gjithë kësaj morie që po sulet mbi ne; por, pasi nuk dimë se çfarë na duhet të bëjmë, s’na ka mbetur tjetër shpresë përveç se ti drejtojmë sytë tanë te ti”.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të gjithë judenjtë me foshnja, gra e fëmijë të vet qëndronin në këmbë para Zotit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë, mes kuvendit të dheut, shpirti i Zotit e pushtoi Jahazielin, birin e Zakarisë, të birit të Banajës, të birit të Jehielit, të birit të Matanisë, një levit prej bijve të Asafit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ky tha: “Më dëgjoni të gjithë, o judenj edhe ju banorë të Jerusalemit dhe ti, mbreti Jozafat! Kështu ju urdhëron Zoti: Mos u trembni as mos ia kini frikën kësaj morie të madhe, s’do të luftoni ju, por Hyji!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Nesër zbritni kundër tyre! Ata do ti ngjiten tatëpjetës që quhet Sis. Do ti gjeni në krye të përroit të thatë, që është përballë shkretëtirës Jeruel.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17S’do të jeni ju ata që do të luftoni; ju vetëm qëndroni në këmbë dhe do ta shihni ndihmën e Zotit mbi ju, o judenj e jerusalemas! Mos u trembni as mos kini frikë! Nesër dilni ballë për ballë kundër tyre dhe Zoti do të jetë me ju”!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë Jozofati ra me fytyrë përdhe si dhe të gjithë judenjtë e jerusalemasit ranë me fytyrë përdhe para Zotit dhe e adhuruan.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ndërkaq levitët - bijtë e Kaatit dhe bijtë e Koreut - u ngritën ta lavdëronin Zotin, Hyjin e Izraelit, me zë të lartë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Të nesërmen u çuan heret e dolën në shkretëtirën Tekue. Ndërsa po niseshin, mes tyre zuri vend në këmbë Jozafati e tha: “Më dëgjoni judenj e banorë të Jerusalemit! Besoni në Zotin, Hyjin tuaj, e do ti përballoni, besojuni profetëve të tij dhe gjithçka do t’ju shkojë për së mbari!”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21U këshillua me popullin dhe i caktoi këngëtarët e Zotit që, të veshur me petka të shenjtëruara, të ecnin përpara ushtrisë për ta lavdëruar Zotin e të thonë me zë të përkueshëm: Lëvdojeni Zotin, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Porsa filluan të këndojnë lavde, Zoti i solli pritat e tyre kundër Amonit, Moabit e malësisë së Seirit, që kishin dalë të luftojnë kundër Judës dhe i goditi.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Bijtë e Amonit dhe bijtë e Moabit u ngritën kundër banorëve të malësisë së Seirit për ti zhdukur e shfarosur. Pasi i sosën ata, zunë të sulmojnë dhe të vrasin njëri-tjetrin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur judenjtë dolën në majë të kodrës nga shihej shkretëtira, panë gjithkund mbarë lëndinën të mbuluar me kufoma dhe se s’kishte mundur asnjë ti shpëtojë vdekjes.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Atëherë shkoi Jozafati dhe mbarë populli me të për ta mbledhur prenë. Gjetën me shumicë kafshë, pasuri, petka e enë të çmueshme. Morën aq shumë sa s’mund ti bartnin të gjitha: aq shumë pre morën sa që u desh ti bartnin për tri ditë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Të katërtën ditë u bashkuan në luginën Barakë. Aty i dhanë lavdi Zotit dhe për këtë arsye atë vend e quajtën Rrafshi i Bekimit deri në ditën e sotme.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Të gjithë judenjtë e jerusalemasit me Jozafatin në krye u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh, sepse Zoti i kishte kënaqur me fitoren mbi armiqtë
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28dhe hynë në Shtëpinë e Zotit në Jerusalem me harpa, cetra e bori.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Frika e Zotit përshkoi të gjitha mbretëritë e tokës, kur morën vesh se Zoti kishte luftuar kundër armiqve të Izraelit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Mbretëria e Jozafatit gëzoi qetësi e Hyji i tij i dha paqe kudo përreth.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbarimi i mbretërimit të Jozafatit
31Jozafati mbretëroi mbi Judenë. Ishte tridhjetë e pesë vjeçar kur filloi të mbretëronte. Në Jerusalem mbretëroi njëzet e pesë vjet. Nëna e tij quhej Azubë. Ishte bija e Selakiut.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Eci udhës së babait të vet Asës duke mos u shmangur nga ajo e duke bërë vetëm atë që është e drejtë ndër sytë e Zotit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Megjithatë nuk qenë hequr lartësirat, sepse populli ende nuk e kishte drejtuar zemrën e vet tek Hyji i etërve të vet.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Historinë tjetër të Jozafatit, prej fillimit e deri në mbarim, e ke të shkruar në tregimet e Jehuit, birit të Hananiut, që janë shënuar në librat e mbretërve të Izraelit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Më vonë Jozafati, mbreti i Judës, lidhi miqësi me Ohozinë, mbretin e Izraelit, veprat e të cilit ishin tejet të këqija.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36U bë pjesëtar me të për të ndërtuar anije që të lundronin në Tarsis. Anijet i punuan në Asiongabër.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Eliezeri, biri i Dodisë, nga Maresa, profetizoi kundër Jozafatit e tha: “Pasi lidhe besëlidhje me Ohozinë, Zoti i prishi punët e tua”. Anijet iu shpartalluan dhe nuk mundën të shkojnë në Tarsis.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.