1Jozafati pushoi me etërit e vet dhe qe varrosur me ta në Qytetin e Davidit. Në vend të tij u bë mbret Jorami, biri i tij.
5. PAUDHËSITË DHE VËSHTIRËSITË NËN SUNDIMIN E JORAMIT, AKAZISË, ATALISË DHE JOASIT
Mbretëria e Joramit
2Jorami ka pasur gjashtë vëllezër, bij të Jozafatit: Azarinë, Jahielin, Zakarinë, Azarinë, Mikaelin e Safatinë. Të gjithë këta ishin bijtë e Jozafatit, mbretit të Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I ati i tyre u dha shumë dhurata në argjend dhe ar, gjëra të çmueshme dhe qytete të fortifikuara në Judë, kurse mbretërinë ia dha Joramit, sepse ky ishte i parëlinduri.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jorami, si e mori në dorë mbretërinë e të atit dhe, pasi e përforcoi pushtetin, me shpatë i preu të gjithë vëllezërit e vet dhe disa prej prijësve të Izraelit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jorami ishte tridhjetë e dy vjeçar kur u bë mbret. Në Jerusalem mbretëroi tetë vjet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndoqi udhën e mbretërve të Izraelit, siç kishte vepruar shtëpia e Akabit, sepse bija e Akabit ishte gruaja e tij. Ai bëri gjëra që janë të këqija para syve të Zotit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Megjithatë Zoti nuk deshi ta zhdukte familjen e Davidit, për shkak të besës që e kishte lidhur me të dhe pse i kishte premtuar se do t’ia linte atij dhe bijve të tij një dritë të ndezur përgjithmonë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Gjatë mbretërimit të tij Edomi u çua në kryengritje për të mos ndenjur nën sundimin e Judës dhe e vuri mbretin e vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Jorami, së bashku me prijësit e vet dhe me karrocat e luftës që ishin me të, e kaloi kufirin, u çua natën e i ra Edomit që e kishte rrethuar atë dhe të gjithë prijësit e karrocave të luftës, dhe i mundi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Megjithatë Edomi u çua në kryengritje për të mos qenë nën sundimin e Judës dhe e fitoi pavarësinë që e ka edhe në ditën e sotme. Po në këtë kohë u shkëput nga dora e tij edhe Lobna, sepse Jorami e kishte lënë Zotin, Hyjin e etërve të vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për më tepër ai ndërtoi edhe lartësira në malet e Judës, i bëri të lavirësojnë banorët e Jerusalemit e ta lërë Juda rrugën e Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Aso kohe i arriti një letër prej profetit Eli, në të cilën i shkruante: “Kështu thotë Zoti, Hyji i Davidit, babait tënd: Pasi nuk ece udhëve të Jozafatit, babait tënd, as udhëve të Asës, mbretit të Judës,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13por more rrugën e mbretërve të Izraelit dhe bëre të lavirësojë Juda e jerusalemasit duke e ndjekur lavirësinë e shtëpisë së Akabit e, pasi, për më tepër i vrave edhe vëllezërit e tu, bijtë e atit tënd, më të mirë se veten:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ja, Zoti do ta godasë me fatkeqësi të madhe popullin tënd, bijtë e gratë e tua dhe gjithë pasurinë tënde.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E ti do të sëmuresh me një sëmundje tepër të keqe barku, kështu që, dalëngadalë, për çdo ditë zorrët e tua do të dalin përjashta”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë Zoti e zgjoi kundër Joramit shpirtin e armiqësisë të filistinëve e të arabëve që jetojnë afër etiopiasve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ata i ranë Judesë, e sulmuan dhe e rrëmbyen gjithë pasurinë që kishte pallati mbretëror, pastaj edhe bijtë e gratë e tija dhe si mbeti djalë tjetër, përveç Joakazit, që ishte djali më i vogël.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pas kësaj Zoti e goditi me një sëmundje të pashërueshme barku.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ditë pas dite, koha po shkonte e, në krye të dy vjetëve, kështu e shkriu sëmundja e gjatë deri sa i dolën zorrët dhe vdiq në dhembje të papërshkrueshme. Vdiq prej kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Populli nuk i bëri djegie erërash të mira, siç u kishte bërë të parëve të tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ishte tridhjetë e dy vjeçar kur u bë mbret dhe në Jerusalem mbretëroi për tetë vjet. Vdiq pa iu dhembsur askujt. E varrosën në Qytetin e Davidit, por jo në varrezat e mbretërve.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.