V. REFORMAT E MËDHA TË EZEKISË E TË JOZISË
1. Pafeja e Akazit, babait të Ezekisë
1Akazi ishte njëzet vjeçar kur u bë mbret e mbretëroi në Jerusalem gjashtëmbëdhjetë vjet. Nuk bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit si kishte bërë Davidi, i ati i tij,
2por ndoqi udhët e mbretërve të Izraelit. Për më tepër ky punoi edhe trupore të Baalëve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ky është ai që kushtoi kem në Luginën e birit të Enomit dhe i kaloi në zjarr bijtë e vet pas zakonit të shëmtuar të popujve paganë, të cilët Zoti i dëboi para bijve të Izraelit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ky flijonte dhe digjte kem në lartësira e në kodra nën çdo lëndë të gjelbër.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi
5Zoti, Hyji i tij, e lëshoi në duar të mbretit të Sirisë, i cili e theu, zuri një numër të madh robërish dhe i çoi në Damask. Edhe ky qe lëshuar në duar të mbretit të Izraelit, i cili i shkaktoi një humbje të tmerrshme.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Faceu, biri i Romelisë, vrau në një ditë të vetme njëqind e njëzet mijë judenj, të gjithë trima luftëtarë, sepse e kishin mënjanuar Zotin, Hyjin e të parëve të vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po aso kohe Zekriu, trim i fortë nga Efraimi, vrau birin e mbretit Maasinë, përgjegjësin e oborrit mbretëror, Ezrikën, dhe Elkanën, njeriun e dytë pas mbretit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Bijtë e Izraelit morën prej vëllezërve të vet si pre lufte dyqind mijë gra, djem e vajza dhe pre të tjetër të pamasë dhe e çuan në Samari.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izraelitët e dëgjojnë profetin Oded
9Ndodhej aty një profet i Zotit që quhej Oded. Ky i doli në takim ushtrisë që po kthehej në Samari e u tha: “Ja, i zemëruar Zoti, Hyji i etërve tuaj, kundër Judës, i lëshoi ata në duart tuaja. Ju i vratë mizorisht kaq sa arriti deri në qiell mizoria juaj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Për më tepër doni ti bëni skllevër e robëresha bijtë e Judës e të Jerusalemit. Po a nuk e dini se edhe ju jeni fajtorë kundrejt Zotit, Hyjit tuaj?!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ma dëgjoni, pra, këshillën: ktheni robërit që i sollët prej vëllezërve tuaj, sepse zemërim i tmerrshëm i Zotit do të bjerë mbi kokat tuaja”!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë u dolën para atyre që po ktheheshin prej luftës disa nga krerët e bijve të Efraimit: Azaria, biri i Johananit, Barakia, biri i Mosolamotit, Ezekia, biri i Selumit, dhe Amasa, biri i Adaliut
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13e u thanë: “Mos i futni këtu robërit, sepse mjaft peshon mbi ne mëkati para Zotit. Ju doni ta shtoni numrin e mëkateve dhe të fajeve tona. Ne edhe kështu jemi për së tepërmi fajtorë dhe zemërimi i hidhërimit të Zotit rëndon mbi Izraelin”!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë luftëtarët i lanë robërit dhe mbarë prenë që kishin marrë para prijësve dhe bashkësisë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë disa burra të shënuar për emër u çuan, i ngushëlluan robërit, i veshën ata që ishin të zhveshur me petka të presë. Pasi i veshën, i mbathën, i përtërinë me ushqim e me pije, i lyen me barna dhe i kthyen me kujdes, madje të gjithë ata që nuk mund të ecnin, i vunë mbi shtazë, e i çuan tek vëllezërit e tyre në Jeriko, në qytetin e Palmave. Pastaj u kthyen në Samari.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mëkatet dhe vdekja e Akazit
16Aso kohe mbreti Akaz çoi të kërkonte ndihmë prej mbretit të Asirisë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Idumenjtë erdhën edhe një herë dhe e mundën Judën e i zunë robër.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Gjithashtu edhe filistinët ishin shtrirë nëpër qytetet e Judës në Sefelë e në Nageb; e pushtuan Betsamesin, Ajalonin, Gaderotin edhe Sokon me fshatrat e tij, Tamnanin e Gamzon me fshatrat e tyre dhe zunë të banojnë në to.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Zoti e kishte përulur Judën për shkak të Akazit, mbretit të Izraelit, sepse ia kishte liruar frerët Judës dhe e kishte urryer Zotin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Erdhi kundër tij Teglatfalnasari, mbreti i Asirisë, dhe në vend që ta ndihmonte e shtypi.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Akazi edhe pse e rrëmbeu Shtëpinë e Zotit, pallatin mbretëror e të prijësve dhe ia dha mbretit të Asirisë, prapë se prapë s’pati kurrfarë përfitimi.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Çka është edhe më zi, edhe në kohën e ngushticës së vet, e shtoi urrejtjen kundër Zotit. Shih mbreti Akaz
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23u flijoi hyjnive të Damaskut që e kishin ndrydhur e tha: “Zotat e mbretërve të Sirisë po u ndihmojnë; unë do ti bëj për vete me fli e ata do të më vijnë në ndihmë”. Por përkundrazi, ata qenë rrënimi i tij dhe i mbarë Izraelit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Akazi i mblodhi të gjitha enët e Shtëpisë së Zotit, i theu, i mbylli dyert e Tempullit të Hyjit dhe ndërtoi lterë në çdo kënd të Jerusalemit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Po ashtu edhe në të gjitha qytetet e Judës ndërtoi lartësira për tu djegur kem hyjnive të huaja dhe kështu bëri të hidhërohet Zoti, Hyji i etërve të tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Veprat e tjera të tijat, të të gjitha punëve të tija, prej fillimit deri në fund, janë të shkruara në Librin e Mbretërve të Judës e të Izraelit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Edhe Akazi fjeti me etërit e vet dhe e varrosën në qytetin e Jerusalemit. Nuk e rrëmuan në varret e mbretërve të Izraelit. Në vend të tij u bë mbret i biri, Ezekia.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.