Pushtimi i Senakeribit
1Pas këtyre ngjarjeve dhe pas dëshmisë së një besnikërie të tillë, erdhi Senakeribi, mbreti i asirëve, hyri në Judë dhe i rrethoi qytetet e fortifikuara për ti pushtuar.
2Kur Ezekia e pa se Senakeribi kishte ardhur dhe se gjithë fuqinë e rrëmbyeshme të luftës e kishte drejtuar kundër Jerusalemit,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3u këshillua me parinë dhe me trimat e zgjedhur për ti mbyllur grykat e burimeve që ishin jashtë qytetit. Pasi e pa mendimin e të gjithëve,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4u bashkua një shumicë e madhe njerëzish dhe i mbyllën të gjitha burimet edhe përroin që rrjedh përmes vendit. Thonin: “Pse mbretërit e Asirisë ta gjejnë gjithë këtë ujë kur të vijnë”?!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndreqi gjithashtu, duke punuar me kujdes, çdo mur ku kishte qenë rrënuar, përmbi të punoi pirgje dhe përjashta ndërtoi edhe një mur. E rindërtoi Melon në Qytetin e Davidit dhe punoi shumë shigjeta e shqyte.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Emëroi prijës lufte përmbi popull, i thirri në sheshin e derës së qytetit dhe u mbajti një fjalim për tu dhënë zemër. U tha:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7“Jini trima e kini guxim! Mos u trembni as mos e druani mbretin e Asirisë as të tërë atë mori që është me të! Me ne janë shumë më tepër se me të:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8me të është krahu i mishtë, kurse me ne është Zoti, Hyji ynë, i cili është ndihmësi ynë dhe ai lufton në vendin tonë”! Këto fjalë të Ezekisë, mbretit të Judë, i dhanë zemër e guxim popullit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalët e patenëzona të Senakeribit
9Pas të gjitha këtyre, Senakeribi, mbreti i Asirisë, që e mbante të rrethuar Lakisin me të gjitha forcat e ushtrisë, dërgoi lajmëtarët e vet tek Ezekia, mbreti i Judës, dhe te mbarë populli që ishte në qytet, me këto fjalë:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10“Kështu thotë Senakeribi, mbreti i asirëve: Në çka e keni mbështetur shpresën që po rrini të rrethuar në Jerusalem?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Vallë a nuk ju gënjen Ezekia për t’ju bërë të vdisni nga uria dhe etja, i cili ju siguron se Zoti, Hyji juaj, do t’ju shpëtojë nga dora e mbretit të Asirisë?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pse a nuk është Ezekia ai që i mënjanoi lartësirat e tija dhe lterët dhe u urdhëroi judenjve e jerusalemasve: Adhuroni para një lteri të vetëm dhe vetëm në të digjni flitë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pse a nuk e dini se çfarë u kam bërë unë dhe etërit e mi të gjithë popujve të tokës? Vallë a qenë të zotët zotat e popujve të dheut ta shpëtojnë vendin e tyre nga dora ime?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Cili zot i këtyre popujve të dheut, të zhdukur nga dora e të parëve të mi, do të mund ta shpëtonte popullin e vet prej dorës sime, që të mundet edhe Hyji juaj t’ju nxjerrë ju nga thonjtë e mi?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prandaj, mos t’ju gënjejë Ezekia, dhe të mos ju mashtrojë me shpresë të kotë, dhe mos i besoni! Sepse, në qoftë se asnjë zot i të gjithë popujve dhe i të gjitha mbretërive nuk mundi ta shpëtojë popullin e vet prej duarve të mia e të etërve të mi, aq më pak Hyji juaj do të mund t’ju shpëtojë nga dora ime”!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Folën shërbëtorët e tij edhe shumë fjalë të tjera kundër Zotit Hyj e kundër Ezekisë, shërbëtorit të tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shkroi gjithashtu edhe letra plot hyjshmi kundër Zotit, Hyjit të Izraelit, dhe thoshte kundër tij: “Sikurse as hyjnitë e popujve të dheut nuk mundën ti shpëtojnë popujt e vet prej dorës sime, kështu as Hyji i Ezekisë nuk do të mundet ta shpëtojë popullin e vet nga kjo dorë”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Të dërguarit bërtitën me zë të lartë hebraisht dhe iu drejtuan popullit të Jerusalemit që po rrinte në mur, me qëllim që ti trembnin e ti mbrapshtonin për ta pushtuar qytetin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Senakeribi foli kundër Hyjit të Jerusalemit si për hyjnitë e popujve paganë që s’janë tjetër përveçse vepër e dorës së njeriut.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Suksesi i lutjes së Ezekisë
20Në këtë gjendje mbreti Ezekia dhe profeti Isaia, biri i Amosit, u lutën kundër kësaj blasfemie dhe e thirrën në ndihmë Qiellin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë Zoti dërgoi një engjëll i cili e vrau çdo trim të fortë luftëtar dhe secilin prijës në fushimin e mbretit të asirëve. Senakeribi u kthye i turpëruar në vendin e vet. Kur hyri në shtëpinë e zotit të vet, të bijtë, ata që kishin dalë prej ijës së tij, e vranë aty me shpatë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu Zoti e shpëtoi Ezekinë dhe banorët e Jerusalemit nga dora e Senakeribit, mbretit të asirëve dhe nga dora e të gjithë armiqve, dhe u dhuroi paqe gjithkund përreth.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë shumë vetë sillnin dhurata në nder të Zotit në Jerusalem. I sillnin edhe Ezekisë, mbretit të Judës, gjëra të çmueshme, sepse pas këtyre ngjarjeve erdhi e u lartësua shumë në sy të të gjithë popujve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Po në këtë kohë Ezekia u sëmur për vdekje. Ai iu lut Zotit. Zoti e dëgjoi dhe bëri për të një mrekulli.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por Ezekia nuk i shpërbleu bamirësitë që mori, sepse erdhi e iu rrit mendja dhe zemërimi rëndoi mbi të, mbi Judën dhe mbi Jerusalemin.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ezekia më vonë u përvujtërua vërtet për shkak të mendjes së madhe, u pendua ai dhe banorët e Jerusalemit, dhe kjo qe arsyeja që, gjatë jetës së Ezekisë, nuk u zbraz hidhërimi i Zotit mbi ta.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ezekia qe shumë i pasur dhe i nderuar; ndërtoi thesarë për argjend e për ar, për gurë të çmueshëm, për erëra të mira, për shqyte dhe për lloj-lloj gjërash të çmueshme.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Punoi gjithashtu depo për drithëra, verë e vaj, stalla për çdo lloj bagëtie dhe vatha për grigjat.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ndërtoi edhe qytete për vete. Kishte tufa të panumërta bagëtish të imëta e të trasha, sepse Zoti i kishte dhuruar pasuri të madhe pa masë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fundi i mbretërimit dhe vdekja
30Ezekia e mbylli burimin e sipërm të ujërave të Gihonit dhe i kaloi ato teposhtes në anën e perëndimit të Qytetit të Davidit. Ezekisë të gjitha punët i shkonin mbarë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Por kur erdhën të dërguarit e prijësve të Babilonit, tek ai për tu njoftuar me mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Hyji hoqi dorë prej tij, kështu që ra në tundim dhe i zbuloi të gjitha që ishin në zemrën e tij.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pjesa tjetër e historisë së Ezekisë, dhe veprat e dashurisë së tij janë të shkruara në vegimet e profetit Isai, birit të Amosit dhe në Librin e Mbretërve të Judës e të Izraelit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ezekia pushoi me etërit e vet dhe e varrosën në tatëpjetën kur shkohet në varrezat e bijve të Davidit. Mbarë Juda dhe Jerusalemi i kremtoi salikimet e tija. Në vend të tij u bë mbret i biri i tij Manaseu.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.