PAUDHËSIA E MANASEUT DHE E AMONIT
Manaseu e shkatërron veprën e Ezekisë
1Manaseu kishte dymbëdhjetë vjet kur u bë mbret dhe në Jerusalem mbretëroi pesëdhjetë e pesë vjet.
2Ai bëri atë që është e keqe para Zotit, sipas poshtërsive të paganëve, të cilët Zoti i dëboi para bijve të Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai i rindërtoi lartësirat e rrënuara prej të atit, Ezekisë, ndërtoi edhe lterë për Baalët, punoi banirë, nderoi dhe i adhuroi ushtritë qiellore.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai madje ndërtoi edhe lterë në Shtëpinë e Zotit, për të cilën kishte thënë Zoti: “Në Jerusalem do të banojë përgjithmonë Emri im”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I ndërtoi lterët në nder të mbarë ushtrisë qiellore në dy tremet e Shtëpisë së Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai i kaloi fëmijët e vet nëpër zjarr në luginën e birit të Enomit. Ushtroi magjinë, shortinë, përdorte mjeshtritë magjike, mbante në oborr shpirtpyetës e rropullikëqyrës dhe bëri shumë të këqija të tjera para syve të Zotit, për ta ngacmuar atë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E punoi dhe e vendosi një trupore idhulli në Shtëpinë e Hyjit, për të cilën Zoti i ka thënë Davidit e Salomonit, birit të tij: “Në këtë Shtëpi dhe në Jerusalem, të cilin e zgjodha ndër të gjitha fiset e Izraelit, do ta vendos Emrin tim përgjithmonë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nuk do të bëj që Izraeli ta luajë këmbën prej tokës që ua kam dhuruar etërve të tyre, por me kusht që ti ruajnë urdhërimet që ua kam dhënë, tërë Ligjin, urdhrat dhe rregulloret me anë të Moisiut”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu Manaseu e mashtroi Judën dhe banorët e Jerusalemit të bëjnë të këqija më tepër se të gjitha kombet, të cilët Zoti i kishte zhdukur para fytyrës së bijve të Izraelit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti i foli atij dhe popullit të tij, por ata nuk deshën ta dëgjojnë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Burgimi dhe kthimi
11Për këtë arsye Zoti kundër tyre i dërgoi prijësit e ushtrisë së mbretit të asirëve. Ata e zunë dhe e lidhën Manaseun në pranga dhe të lidhur me zinxhirë e çuan në Babilon.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ky pasi ra ngusht, iu lut Zotit, Hyjit të vet, dhe u pendua plot përvujtëri para Hyjit të etërve të vet. u
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U lut dhe Zoti pati dhimbje për të, ia dëgjoi lutjen dhe e ktheu në Jerusalem në mbretërinë e vet. Atëherë Manaseu e mori vesh se Zoti është Hyj i vërtetë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Pas kësaj ai e ndërtoi murin e jashtëm të Qytetit të Davidit, në perëndim të Gihonit, nga lugina deri te Dera e Peshqve dhe e rrethoi me mure edhe Ofelin. Murin e bëri shumë të lartë. Në çdo fortesë të qyteteve të Judës Manaseu e caktoi prijësin ushtarak.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15I mënjanoi zotat e huaj dhe idhullin nga Shtëpia e Zotit, po ashtu edhe lterët që i kishte ndërtuar në Malin e Shtëpisë së Zotit e në Jerusalem dhe i humbi të gjithë jashtë qytetit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pastaj e rindërtoi lterin e Zotit dhe mbi të i flijoi flitë e pajtimit e të falenderimit dhe i urdhëroi Judesë ti shërbejë Zotit, Hyjit të Izraelit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Megjithatë populli edhe më tej vazhdoi të flijonte mbi lartësira, por tani vetëm Zotit, Hyjit të vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pjesa tjetër e historisë së Manaseut, lutja e tij drejtuar Hyjit të vet, si dhe fjalët e vegimtarëve që flisnin me të në emër të Zotit, Hyjit të Izraelit, gjenden në Historinë e Mbretërve të Izraelit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Lutja e tij si dhe vështrimi i uratës së tij, të gjitha mëkatet e tija si dhe përbuzja, vendet në të cilat ndërtoi lartësira, ku bëri banirë e trupore, para se të kthehej, janë të shkruara në Historinë e Hozait.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Edhe Manaseu fjeti me etërit e vet. E varrosën në oborrin e shtëpisë së tij. Në vend të tij u bë mbret i biri, Amoni.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kokëfortësia e Amonit
21Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi në Jerusalem dy vjet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Bëri të keqen në praninë e Zotit, ashtu si kishte bërë edhe Manaseu, i ati, dhe u flijoi e u shërbeu të gjithë idhujve që i kishte punuar Manaseu.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Dhe nuk e përvujtëroi vetveten para Zotit, siç ishte përulur Manaseu, ati i tij, madje Amoni bëri edhe shumë të këqija më të mëdha.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Oborrtarët e tij u përbetuan kundër tij dhe e vranë në shtëpinë e tij,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25por populli i vendit, i vrau të gjithë ata që ishin përbetuar kundër mbretit Amon dhe, në vend të tij, e bënë mbret të birin, Josinë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.