4. REFORMA E JOSISË
Shikim i përgjithshëm mbi mbretërinë
1Josia ishte tetë vjeç kur u bë mbret. Mbretëroi në Jerusalem tridhjetë e një vjet.
2Bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe i ndoqi udhët e Davidit, stërgjyshit të vet. Nuk u shmang as në të djathtë as në të majtë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Reformat e para
3Në vitin e tetë të mbretërimit të vet, kur ende ishte djalosh, nisi ta kërkonte Hyjin e stërgjyshit të vet Davidit. Në të dymbëdhjetin vit filloi ta pastronte Judën dhe Jerusalemin prej lartësirave, prej banirëve, prej idhujve të gdhendur e të derdhur.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ndër sytë e tij i rrënuan lterët e Baalëve edhe lterët e kemimit që ishin të vënë përmbi ta. Banirët dhe idhujt e gdhendur e të derdhur i rrënoi e i copëtoi, dhe grimcat e tyre i shpërndau përmbi varret e atyre që u kishin kushtuar fli.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Eshtrat e priftërinjve i dogji mbi lterët e tyre. E pastroi Judën dhe Jerusalemin,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6por edhe qytetet e Manaseut, të Efraimit e të Simonit deri në Neftali, kudo në sheshet e tyre
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7i rrënoi lterët e banirët, ndërsa idhujt e gdhendur i copëtoi në grimca. I rrënoi të gjithë lterët e kemimit në mbarë tokën e Izraelit dhe atëherë u kthye në Jerusalem.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Punimet në Tempull
8Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të vet, pasi e pastroi vendin dhe Tempullin, e ngarkoi birin e Eselisë, Safanin, prijësin e qytetit Maasinë, dhe birin e Joakazit, Johën, kancelar për ta rindërtuar Shtëpinë e Zotit, Hyjit të tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Këta shkuan te Helcia që ishte kryeprift, dhe, pasi i morën prej tij paratë që kishin qenë dhuruar në Shtëpinë e Zotit dhe që i kishin mbledhur levitët, derëtarët e faltores prej Manaseut dhe Efraimit dhe prej mbarë Tepricës së Izraelit si dhe prej mbarë Judës, Beniaminit e banorëve të Jerusalemit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10ua dhanë në dorë kryepunëtorëve që i mbikëqyrnin punimet në Shtëpinë e Zotit. Këta ua dhanë punëtorëve që punonin në Shtëpinë e Zotit për ta rindërtuar Tempullin, për ta përforcuar ku ishte ligështuar.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U dhanë d. t. th. marangozëve e mjeshtrave të gurit për të blerë gurë latimi dhe lëndë për trarë për ta forcuar godinën dhe shtëpitë që i kishin rrënuar mbretërit e Judës.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Këta njerëz e kryenin punën me ndërgjegje. Në krye të punëtorëve ishin: Jahati e Abdia, levitë prej bijve të Merariut, Zakaria e Mosolami, prej bijve të Kaatit. Këta i drejtonin punimet. Të gjithë levitët që ishin mjeshtër në vegla muzikore,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13i mbikëqyrnin barrëmbartësit dhe i drejtonin të gjithë ata që bënin punë të ndryshme. Prej levitëve ishin shkruesit, mbikëqyrësit dhe derëtarët.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zbulimi i Ligjit
14Kur po i dorëzonin paratë që kishin qenë sjellë në Tempullin e Zotit, prifti Helci e gjeti Librin e Ligjit të Zotit dërguar me anë të Moisiut.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Helcia i tha shkruesit Safan: “E kam gjetur Librin e Ligjit në Shtëpinë e Zotit”. Dhe ia dha.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ky e çoi vëllimin te mbreti dhe i lajmëroi: “Gjithçka ke urdhëruar të bëhet, shërbëtorët e tu po e zbatojnë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Paratë që ishin në Shtëpinë e Zotit i zbrazën dhe ua dhanë kryepunëtorëve dhe punëtorëve”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pastaj shkruesi Safan e njoftoi mbretin e i tha: “Prifti Helci ma dha një libër”. Dhe Safani ia lexoi mbretit librin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur mbreti i dëgjoi fjalët, i shqeu petkat e veta
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20dhe i urdhëroi Helcisë, Ahikamit, birit të Safanit, Abdonit, birit të Mikës, si dhe shkruesit Safan dhe shërbëtorit të mbretit Asajë:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21”Shkoni e këshillohuni me Zotin në vendin tim e të mbarë Tepricës të mbetur të Izraelit e të Judës lidhur me fjalët e librit që është gjetur. I madh duhet të jetë zemërimi i Zotit që është zbrazur mbi ne për shkak se etërit tanë nuk i kanë zbatuar fjalët pikërisht ashtu siç janë të shkruara në këtë vëllim”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përgjigjja e profeteshës
22Helcia, bashkë me këta që kishin qenë dërguar prej mbretit, shkoi te profetesha Holdë, që ishte gruaja e Selum Tekue Haraasit, rojëtarit të petkave që banonte në Jerusalem në qytetin e ri. Ia thanë fjalët që i kishin
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23e ajo u përgjigj: “Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Thuajini njeriut që ju ka dërguar tek unë:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kështu thotë Zoti: Ja, unë do ti çoj të gjitha të zezat mbi këtë vend e mbi banorët e tij, të gjitha mallkimet që janë të shkruara në këtë libër, të cilin e lexuan para mbretit të Judës,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25sepse më lanë mua e u flijuan zotave të huaj për të më ngacmuar mua me hidhërim me të gjitha veprat e duarve të veta: prandaj do të zbrazet zemërimi im mbi këtë vend e kurrë nuk do të shuhet.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kurse mbretit të Judës, që ju dërgoi për të marrë këshillë prej Zotit, thuajini kështu: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Pasi i dëgjove fjalët e vëllimit
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe pasi tu përmallua zemra dhe u përvujtërove para Hyjit kur i dëgjove fjalët që janë thënë kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të Jerusalemit, e, i përvujtëruar para meje, i shqeve petkat e tua e qave para meje, edhe unë gjithashtu të dëgjova - është fjala e Zotit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ja, do të bashkoj me etërit e tu e në paqe do të vendosesh në varrin tënd; sytë e tu nuk do ta shohin të keqen që unë do ta çoj mbi këtë vend e mbi banorët e tij”. Ata i treguan mbretit gjithçka kishte thënë ajo.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përtëritja e besëlidhjes
29Atëherë mbreti i bashkoi të gjithë krerët e Judës e të Jerusalemit,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30shkoi në Shtëpinë e Zotit bashkë me të gjithë burrat e Judës e me banorët e Jerusalemit: priftërinj, levitë, mbarë populli, prej më të voglit e deri te më i madhi. Mbreti në Shtëpinë e Zotit i lexoi para tyre të gjitha fjalët e vëllimit të Besëlidhjes së gjetur në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Mbreti, në këmbë në mëkëmbëzën e vet, bëri besëlidhje para Zotit se do të ecë pas tij, do ti ruajë urdhërimet e tija, dëshmitë dhe rregulloret e tija me gjithë zemrën e vet e me gjithë shpirtin e vet dhe se do ti zbatojë fjalët e besëlidhjes që janë të shkruara në këtë libër.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kërkoi gjithashtu të betohen për këtë gjë të gjithë ata që u gjetën në Jerusalem e në Beniamin. Banorët e Jerusa- lemit vepruan siç kërkon besëlidhja e Zotit, Hyjit të etërve të tyre.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Prandaj Jozia i mënjanoi të gjitha fëlliqësitë nga të gjitha krahinat e bijve të Izraelit. Bëri që të gjithë ata që jetonin në Izrael ti shërbejnë Zotit, Hyjit të vet. Gjatë tërë jetës së tyre nuk u larguan nga Zoti, Hyji i etërve të tyre.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.