Përgatitja për Pashkë
1Atëherë Jozia i kremtoi Pashkët në nder të Zotit në Jerusalem. Pashkët i flijoi në të katërmbëdhjetën ditë të muajit të parë.
2Jozia i rivendosi priftërinjtë në shërbesat e tyre dhe u dha zemër të shërbejnë në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Levitëve, që e mësonin mbarë Izraelin dhe që ishin të shuguruar për Zotin, u tha: “Vendoseni Arkën e shenjtë në Tempullin, që e ndërtoi Salomoni, biri i Davidit, mbreti i Izraelit. Më nuk do ta mbartni në krah. Tani e tutje shërbeni Zotit, Hyjit tuaj, dhe popullit të tij, Izraelit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Organizohuni sipas vëllazërive tuaja, sipas rendeve që i ka shkruar Davidi, mbreti i Izraelit, dhe i përshkroi Salomoni, biri i tij.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shërbeni në Shenjtërore sipas rendeve të vëllazërive të vëllezërve tuaj, të bijve të popullit, sipas ndarjes së vëllazërive të levitëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu, pra, therni qengjin e Pashkëve, shenjtërohuni dhe bëni gati vëllezërit tuaj, të plotësohet gjithçka sipas fjalës së Zotit që u trashëgua nëpër Moisiun”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kremtimi
7Jozia i dhuroi popullit, që kishte ndodhur aty, për të kremtuar Pashkët tridhjetë mijë qengja e keca edhe tri mijë bagëti të trasha: të gjitha këto nga gjëja e mbretit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prijësit e tij vullnetarisht dhuruan për popull, për priftërinj e për levitë: Helcia, Zakaria e Jehieli, prijësit e Shtëpisë së Zotit, u dhuruan priftërinjve për të kremtuar Pashkët së bashku bagëti të imëta dy mijë e gjashtëqind dhe bagëti të trasha treqind krerë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Konenia, Semeja e Natanaeli, vëllezërit e tij, Hasabia, Jahieli e Jozabali, prijësit e levitëve, u dhuruan levitëve të tjerë për të kremtuar Pashkët pesë mijë bagëti të imëta e pesëqind bagëti të trasha.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu gjithçka u bë gati për shërbesë: priftërinjtë zunë vendet e veta, po ashtu edhe levitët, sipas ndërresave, sipas urdhrit të mbretit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U flijuan Pashkët: priftërinjtë e derdhën gjakun me duart e veta e levitët i rropën bagëtitë e flive të shkrumbimit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E ndanë veçmas flinë e shkrumbimit për tua dhënë bijve të popullit, për t’ia kushtuar Zotit siç shkruan në Librin e Moisiut. Ashtu bënë edhe bagëtitë e trasha.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sipas zakonit e poqën Qengjin e Pashkëve në zjarr, kurse flitë e tjera të kushtimit i zien në kusi, në vegsha, në tigan dhe ia ndanë me kujdes mbarë popullit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Për vete e për priftërinj bënë gati më vonë, sepse, duke i kushtuar flitë e shkrumbimit dhe të dhjamit, priftërinjtë qenë të zënë deri në mbrëmje e për këtë arsye levitët përgatitën për vete e për priftërinjtë, bijtë e Aronit, më në fund.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ndërkaq këngëtarët, bijtë e Asafit, qëndronin në vendet e veta, sipas urdhrit të Davidit, të Asafit, të Hemanit e të Iditunit, profetëve të mbretit. Derëtarët qëndronin në çdo derë. Ata nuk e lëshuan shërbimin, sepse levitët, vëllezërit e tyre e përgatitnin ushqimin për ta.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu, pra, atë ditë qe përgatitur gjithçka si lypet për shërbesën e Zotit për ti kremtuar Pashkët dhe për të kushtuar flitë e shkrumbimit mbi lterin e Zotit si kishte urdhëruar mbreti Jozi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Bijtë e Izraelit që kishin ndodhur aty i kremtuan Pashkët dhe të Pabrumet aso kohe për gjashtë ditë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nuk qenë kremtuar Pashkë të tjera si këto në Izrael që në kohën e profetit Samuel dhe madje asnjë prej të gjithë mbretërve të Izraelit nuk i kremtoi Pashkët si Jozia me priftërinj, levitë, me mbarë Judën dhe Izraelin që kishte ndodhur aty e me banorët e Jerusalemit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Këto Pashkë u kremtuan në të tetëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Jozisë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fundi tragjik i mbretërisë
20Pasi Jozia e ripërtëriu Tempullin, erdhi Nekao, mbreti i Egjiptit, për të luftuar në Karkamis, përbri Eufratit. Jozia i doli përballë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nekaoja i dërgoi lajmëtarë e i tha: “Skam punë me ty, o mbreti i Judës! Nuk po vij sot kundër teje, por kam luftë me një shtëpi tjetër, kundër të cilës më ka urdhëruar Hyji të shkoj me nxitim”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Jozia nuk deshi të kthehet, por me guxim u bë gati për luftë kundër tij, e nuk i dëgjoi fjalët e Hyjit prej gojës së Nekaos. Shkoi të luftojë kundër tij në fushën e Magedos.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Shigjetarët e plagosën aty. Jozia atëherë u tha djelmoshave të vet: “Më nxirrni nga luftimi, sepse jam plagosur rëndë”.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ata e kaluan prej karroce në një karrocë tjetër dhe e çuan në Jerusalem. Vdiq dhe u varros në varrezat e etërve të vet: mbarë Juda e Jerusalemi i bënë gjëmë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Edhe Jeremia vojtoi për Jozinë. Të gjithë vajtorët e vajtoret deri në ditën e sotme në vajtimet e tyre ende përkujtojnë Jozinë. Ky u bë zakon në Izrael dhe gjendet i shënuar ndër Vajtime.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Veprat tjera të Jozisë, dëshmitë e dashurisë së tij që janë të urdhëruara me Ligjin e Zotit,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27si dhe veprat e tija, prej fillimit e deri në fund, janë të shkruara në Librin e Mbretërve të Izraelit e të Judës.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.