Martirizimi i shtatë vëllezërve
1Ndodhi që të kapen edhe shtatë vëllezër së bashku me nënën e tyre, të cilët mbreti, duke i rrahur me frushkuj e dej qesh, donte t’i shtrëngonte të hanë mishin e thiut të ndaluar.
2Njëri prej tyre e mori fjalën në emër të tyre e tha: »Çfarë do të kërkosh e çfarë dëshiron të mësosh nga ne? Jemi të gatshëm të vdesim më parë se t’i shkelim ligjet e të parëve tanë!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mbreti i zemëruar, urdhëroi të vihen në zjarr tava e kazana.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur ato u skuqën, mbreti urdhëroi atij që foli në emër të tjerëve, ndër sy të vëllezërve të tij të tjerë e të s’ëmës t’i pritet gjuha, t’i cungohen këmbët e duart, t’i ripej lëkura e kokës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur, pra, ky u cungua gjymtyrësh, urdhëroi ta afrojnë te zjarri e ta vënë, ashtu duke i dalë shpirti, në tavë të skuqur. Ndërsa avulli i tavës po shpërndahej larg, të tjerët, së bashku me t’ëmën i jepnin zemër njëri-tjetrit të vdesin trimërisht e thoshin kështu:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6»Zoti Hyj sheh e do të ketë me të vërtetë dhimbje për ne shi ashtu si tha Moisiu në këngën kundërshtuese: ‘Ai do të ketë dhembshuri për shërbëtorët e vet.’«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Si, pra, dha kështu shpirt i pari, e afruan të dytin për ta munduar. Si ia hoqën lëkurën e kokës me gjithë flokë, e pyesnin a do të hante para se t’ia copëtonin trupin e tij, një nga një gjymtyrë për gjymtyrë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai përgjigji me gjuhë të etërve: »S’do të ha!« Prandaj, edhe këtë e vunë në të njëjtat mundime si të parin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ndërsa po lëshonte ofshamën e fundit, tha: »Ti o i pashpirt, mbi të pashpirtë, po na e merr jetën e tashme, por Mbreti i botës, e di se po vdesim për ligjet e Tija, do të na ngjallë për jetën e pasosur.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pas këtij e munduan të tretin. Kur kërkuan, vrik e qiti gjuhën dhe trimërisht i shtriu duart
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e foli me zë të lartë: »Këto gjymtyrë i kam prej Qiellit e, për shkak të ligjeve të tija, i përbuz, por shpresoj se prej Tij do t’i fitoj përsëri.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu, mbreti dhe ata, që ishin me të, mbetën të habitur për guximin e djaloshit se si i bënte në asgjë mundimet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbasi ky dha shpirt në këtë mënyrë, nisën ta copëtojnë edhe të katërtin në të njëjtat mundime.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur ishte në grahmat e fundit të vdekjes, tha kështu: »Është gjë e mirë të vdiset nga dora e njerëzve me shpresë të gjallë në Hyjin se do të ngjallemi përsëri! Por, ti nuk do të ngjallesh për të jetuar!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Menjëherë e sollën të pestin dhe nisën ta mundojnë;
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16por ky, duke ia ngulur sytë, i tha: »Ti ke, megjithëse vdekatar, pushtet mbi njerëz e bën çka të pëlqen, por mos mendo se Hyji ka hequr dorë nga populli ynë:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17por prit e do ta shohësh madhërinë e fuqisë së tij se si do të të mundojë ty e farën tënde.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pas këtij sollën të gjashtin. Ky duke vdekur tha: »Mos e rrej kot vetveten: ne po i heqim këto mundime për shkak të vetvetes, sepse kemi mëkatuar kundër Hyjit, këndej edhe na gjetën këto gjëra të çuditshme,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19porse ty as të mos shkojë nëpër mend se do të kalosh pa u ndëshkuar që po mundohesh të luftosh kundër Hyjit!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Posaçërisht e mrekullueshme dhe e denjë për kujtim bujar qe nëna, e cila, duke parë se si në një ditë i vdiqën shtatë djemtë e qëndronte plot guxim në fuqi të shpresës që e kishte në Zotin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ajo e qortonte secilin prej tyre në gjuhën e të parëve dhe, e fortë në ndjenja bujare, duke e përforcuar butësinë femërore me guximin burrëror, u jepte zemër e u thoshte:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22»Nuk di se si u krijuat në kraharorin tim, sepse unë nuk jua dhashë shpirtin as jetën, as nuk jua dhashë trajtën e gjymtyrëve cilitdo prej jush.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por, e di se Krijuesi i botës, që e ka trajtuar gjininë njerëzore, i cili ua dha të gjithëve prejardhjen, do t’jua kthejë, në mëshirën e vet, e shpirtin e jetën, sikurse që ju tash po e përbuzni vetveten për dashurinë e ligjeve të tija.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Antioku mendonte se po përbuzej e në këto fjalë i thoshte mendja se po e fyen. Mbasi djali më i vogël ishte ende gjallë, jo vetëm se u mundonte me fjalë t’ia mbushte mendjen, por e siguronte me përbetim se do ta bënte të pasur e të lumtur, do ta kishte mik e do t’i jepte zyra të larta në qoftë se do t’u binte mohit zakoneve të stërgjyshërve.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por, pasi djaloshi, as që ia vinte veshin këtyre premtimeve, mbreti e thirri të ëmën dhe e qortonte ta këshillojë të birin ta shpëtojë jetën.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pasi mbreti e qortoi për kohë të gjatë, ajo pranoi se do t’ia mbushte mendjen djalit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ajo iu afrua e, duke e tallur tiranin e pashpirt, kështu foli në gjuhën e etërve: »Biri im, ki dhimbje për mua që të mbarta për nëntë muaj në kraharor, të dhashë të pish për tre vjet gji, të ushqeva e të rrita e të edukova deri në këtë moshë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Po të përbetoj, biro, shikoj qiellin e tokën e gjithçka është në ta e dije se Hyji i ka krijuar nga asgjëja dhe se po në këtë mënyrë ka qenë krijuar edhe gjinia njerëzore.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mos e druaj këtë »kasap«, por ji i denjë për vëllezërit e tu e pranoje vdekjen, që të të gjej bashkë me ta ditën e mëshirës!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ende pa i kryer ajo fjalët, foli djaloshi: »Çka prisni? Nuk e dëgjoj urdhrin e mbretit, por i bindem urdhrit të Ligjit, që u qe dhënë etërve tanë me anë të Moisiut.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31E ti që u bëre shpikësi i të gjitha të këqijave kundër hebrenjve, jo, s’do të mund t’i shpëtosh dorës së Hyjit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ne po pësojmë në të vërtetë, këto të vështira për shkak të mëkateve tona.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Në qoftë se për ndëshkimin e qortimin tonë është zemëruar Zoti ynë i gjallë për pak kohë, ai do të pajtohet përsëri me shërbëtorët e vet.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kurse ti, o bakeq e i poshtri mbi të gjithë të poshtërit, mos ço më krye kot i përkundur në shpresa të zbrazta duke çuar dorën kundër bijve të Qiellit,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35sepse ende nuk i shpëtove gjyqit të Hyjit të gjithpushtetshëm që sheh gjithçka!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Sepse vëllezërit tanë, pasi tash duruan një dhimbje të vogël, kaluan tashmë në Besëlidhjen e Hyjit të jetës së pasosur, kurse ti, në fuqi të gjyqit të Hyjit, do t’i durosh vuajtjet e drejta të krenarisë sate!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E unë, porsi vëllezërit e mi, po e jap korpin tim e jetën për ligjet e të parëve të mi duke e përbetuar Hyjin të jetë sa më parë i dhembshëm me popullin tonë e të shtrëngojë ty me vuajtje e me frushkuj të rrëfesh se ai është Hyji i vetëm.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Lutem, mandej, që mbi mua e mbi vëllezërit e mi të zërë vend felgrimi i të Gjithpushtetshmit që ka rënë me të drejtë mbi mbarë racën tonë.«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Atëherë mbreti u ndez në zemërim kundër këtij e u bë edhe më bishë e egër se kundër të tjerëve: s’mund të duronte të ishte i përqeshur!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Ky djalosh, pra, vdiq pa u përlyer e me një besim të patundur në Hyjin.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41E sprasmja, pas fëmijëve, e dha jetën edhe nëna.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Le të mjaftojë, pra, kaq sa u tha lidhur me gostitë rituale e me salvimet tepër të pashpirta.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.