Futja e kulteve pagane
1Pak kohë më vonë, mbreti dërgoi një plak nga Atena, për t’i shtrënguar judenjtë t’i lënë ligjet e të parëve e të mos jetonin më sipas Ligjeve të Hyjit
2e për më tepër ta përdhunonin Tempullin e Jerusalemit duke ia kushtuar Zeusit të Olimpit, kurse atë në Garizim Zeusit Mikpritës, si kërkuan banorët e atij vendi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E rëndë dhe e padurueshme ishte për të gjithë përhapja e të keqes.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E, njëmend, Tempulli u mbush me fëlligështi dhe zdërhallje të paganëve, që shkonin me lavire e në treme të shenjta bënin fëlligështi me gra, madje edhe brenda futnin gjëra të ndaluara rreptësisht.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Vetë lterin e mbushnin me fli që ishin të ndaluara me Ligj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6S’mbaheshin as të shtunat, s’kremtoheshin as festat e të parëve dhe askush s’guxonte të tregohej se është judeas.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Madje i bënin përdhunë, çdo muaj në ditëlindjen e mbretit, të marrin pjesë në fli pagane e, kur vinin të kremtet dioniziane, i shtrëngonin, të kurorëzuar me urth, të merrnin pjesë në procesionet e Dionizit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Me iniciativën e Ptolemeut u shpall një urdhër që edhe në qytetet e afërme helene të silleshin edhe ata kundër hebrenjve po në atë mënyrë e t’i shtrëngonin të merrnin pjesë në flijime;
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9kurse ata që nuk do t’i pranonin doket e grekëve, të vriteshin: shihej mirë se ç’mjerim po ndodhte!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10U paditën dy gra se i kishin rrethprerë djemtë e vet. Ua varën foshnjat e tyre për gjish e, pasi i shëtitën botërisht nëpër qytet, i hodhën poshtë prej mureve të qytetit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Disa të tjerë, që ishin bashkuar në shpella të afërme, për të kremtuar fshehtas ditën e shtunë, të lajmëruar Filipit, qenë djegur në zjarr në shpella, sepse ata s’deshën të bëjnë qëndresë për nderim të ditës tepër të shenjtë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kuptimi provanor i salvimeve
12I lus ata që do ta lexojnë këtë libër të mos i lëshojë zemra për shkak të këtyre vështirësive, por këto vuajtje t’i çmojnë jo si ndëshkim për shfarosje, por si qortim të kombit tonë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vërtet, është shenjë e mirësisë së madhe kur mëkatarët nuk lihen për kohë të gjatë pa ndëshkuar, por kur i gjen menjëherë ndëshkimi.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndërsa lidhur me popujt e tjerë, Zoti me durim pret t’i ndëshkojë atëherë kur t’ia mbërrijnë kulmit të mëkateve; Ai nuk ka vendosur të sillet kështu me ne,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15nuk pret të na ndëshkojë atëherë kur mëkatet tona ta kenë përtejkaluar masën.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prandaj, Ai askurrë nuk na e mohon mëshirën e vet, por, duke na ndëshkuar me mjerime, nuk heq dorë prej popullit të vet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Le të na mjaftojë kaq si përkujtim i kësaj të vërtete; pas këtyre pak fjalëve na duhet t’u kthehemi në vazhdim të tregimit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Martirizimi i Eleazarit
18Njëfarë Eleazari, njëri ndër më të përmendurit ndër mësues të Ligjit, burrë i shtyrë në moshë të thellë e i hijshëm për kah pashia, e shtrëngonin të hajë mish derri duke ia hapur gojën me dhunë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por, ai, duke parapëlqyer më parë vdekjen me nder se jetën me turp, u drejtua vetë vullnetisht në vendin e mundimeve,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20pasi pështyu kafshatën siç duhet të bëjnë ata që kanë guximin të flakin çka s’është e lejueshme të shijojnë as për dashuri të jetës.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Madje, ata që ishin në krye të përgatitjes së gostisë flijore të palejueshme, për arsye të miqësisë së kahershme me të, e qitën në një anë vetëm e iu lutnin, të merrte mishëra që ishin të lejueshme të hahen, të cilat ai vetë t’i përgatiste e vetëm të bënte kinse po hante prej asi mishi të flisë që kishte urdhëruar mbreti,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22që kështu të shpëtonte nga vdekja e ta shfrytëzonte dashamirësinë për shkak të miqësisë së vjetër me ta.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por, ai, duke marrë një qëndrim bujar, të denjë për moshën e vet e me rëndësi për pleqërinë që ia stolisnin thinjat dhe sjellja e mirë që nga fëmijëria dhe, i denjë sidomos për ligjet e shenjta të caktuara nga Hyji, përgjigji menjëherë: le ta çojnë pa vonesë në Nëntokë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24»Moshës sonë - shtoi Eleazari - s’i ka hije të shtihet, kështu që shumë të rinj të mendojnë se Eleazari nëntëdhjetë vjeç ka përqafuar doket e të huajve.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E, ata, për shkak të shtiratjes sime, për të fituar pak ditë të shkurtra të jetës sime, të birren për shkakun tim e unë kështu tash pleqërisë sime t’ia ngjes dangën e çnderimit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse, edhe në qoftë se tash për tash shpëtoj nga dënimi që vjen prej njerëzve, dorës së Gjithpushtetshmit s’do t’i shpëtoja as i gjallë as i vdekur.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E tash, nëse i bie burrërisht mohit jetës, do të dëftohem se jam i denjë për pleqëri
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28e të rinjve do t’u lë shembull të fortë se si duhet të kenë gatishmëri e burrëri për ta përballuar me guxim vdekjen me nder për Ligjet e shuguruara e të shenjta.« Pas këtyre fjalëve, iu afrua vendit të mundimeve.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ata që e kishin në dorë e shndërruan mirësjelljen e pakmëparshme në urrejtje, duke i çmuar, sipas mendimit të tyre, se fjalët që i tha, ishin marrëzirë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ndërsa ishte duke vdekur nën peshën e mundimeve, tha duke gjëmuar: »Për Zotin që e ka dijen e shenjtë, e ka krejtësisht të qartë se, megjithëse pata mundësinë të shpëtoj nga vdekja, po i duroj në trup dhimbjet e tmerrshme të frushkullimit, ndërsa në shpirt i duroj me ëndje ngase kam nderim për Të.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Në këtë mënyrë ai e dha jetën e vet duke u lënë vdekjen e vet shembull burrërie dhe kujtim virtytesh jo vetëm të rinjve, por edhe shumicës së madhe të kombit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.