Fushata luftarake e dytë e Egjiptit
1Po rreth aso kohe Antioku përgatiti fushatën e dytë luftarake kundër Egjiptit.
2E ndodhi që për gati dyzet ditë nëpër mbarë qytetin u panë duke vrapuar kalorës nëpër ajër, të veshur me petka të praruara e me heshta, të renditur në toga në mënyrë të kohortave, me shpata të nxjerra nga milli,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3njësi kalorësish, të rreshtuara në formacione lufte, që suleshin njëri kundër tjetrit, lëvizje shqytash, shumicë heshtash, hedhje shigjetash, shkëlqim stolish të arta, pancirësh të llojllojshëm.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prandaj, të gjithë luteshin që kjo dukuri të dalë në të mirë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sulmimi i Jasonit e shtypja e Epifanit
5Por, kur u zu të pëshpëritej se gjoja kishte vdekur Antioku, Jasoni, duke marrë jo më pak se një mijë njerëz, papritmas e sulmoi qytetin. Pasi u vunë në ikje ata që ishin në mure e pasi u mor qyteti, Menelau iku e u strehua në Qytezë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Jasoni po bënte kërdi në bashkëqytetarët e vet pa falur askënd e nuk kuptonte se ngadhënjimi kundër vëllezërve të vet është më e madhja fatkeqësi, duke menduar se po ngadhënjen kundër armiqve e jo kundër bashkëkombasve të vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nuk ia doli ta marrë pushtetin, por fitoi fundin e turpshëm të tradhtive të veta dhe përsëri iu deshi të ikë në Amanitidë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Fundi: i erdhi fati më i zi: i burgosur tek Areta, sundimtari i arabëve, iku nga një qytet në tjetrin, i dëbuar prej gjithkujt, i urrejtur si tradhtar i Ligjit, i përbuzur si gjakësor i atdheut e i bashkëkombasve, derisa qe dëbuar në Egjipt.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai që shumë njerëz kishte dëbuar nga atdheu, vdiq i tretur ndër lacedemonë, ku kishte shkuar me shpresë se, në saje të kombësisë së përbashkët, do të gjente strehim
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe ai që vetë shumë kishte lënë pa varre, mbeti vetë pa iu bërë gjëmë, pa salikime e i përjashtuar nga varri i të parëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur mbretit i shkoi lajmi lidhur me këto që ndodhën, e mori me mend se Judeja e kishte thyer besëlidhjen. Këndej u kthye nga Egjipti, i egërsuar në shpirt porsi bisha; me armë e pushtoi qytetin
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e ushtarëve u dha urdhër të vrasin këdo të hasin pa farë mëshire e t’i presin të gjithë ata që të strehohen në shtëpi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U bënë, pra, vrasje të mëdha të rinjsh e pleqsh, kërdi në gra e në foshnja, prenë vajza e fëmijë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Për tri ditë pësuan tetëdhjetë mijë vetë, dyzet mijë u vranë në luftim e një numër jo më i vogël se të vrarët, u shitën skllevër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Plaçkitja e Tempullit
15Antioku i pakënaqur me kaq mori guxim të hyjë në Tempullin më të shenjtë të mbarë botës i prirë nga Menelau, tradhtari i Ligjit e i atdheut.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me duart e veta të patenzona mori enët e shenjta; me duar të veta shenjtdhunuese plaçkiti gjithçka kishin dhuruar mbretërit e tjerë e qytetet për stoli, shkëlqim e nder të vendit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Antioku u mbush me kreni e s’i shkonte ndër mend se Zoti ishte hidhëruar për një kohë të shkurtër për shkak të mëkateve të qytetarëve, për ç’arsye dhe e braktisi atë vend.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ndryshe, po të mos kishte qenë populli i ngarkuar me shumë mëkate, edhe ky, porsi Heliodori i dërguar për të parë vishtarin prej mbretit Seleuk, po sa të kishte hyrë, do të kishte qenë frushkulluar e do ta kishte lënë menjëherë guximi.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E, njëmend, Zoti nuk e zgjodhi popullin për shkak të vendit të shenjtë, por e zgjodhi vendin për shkak të popullit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Këndej edhe vetë vendi mori pjesë në mjerimet e popullit, më vonë pati pjesë edhe në mirëqenien e tij; i braktisur në kohën e felgrimit të të Gjithpushtetshmit, prapë, i pajtuar me të Madhin Zot, qe përtërirë në nderin e mëparshëm.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu, pra, Antioku, pasi i mori një mijë e tetëqind talenta nga Tempulli, u kthye me nxitim në Antioki, duke besuar, në kreninë e vet, nga madhështia e zemrës së vet, se terikun do ta bënte të lundrueshëm e detin shëtitore!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mbikëqyrës në Jerusalem la, për ta marrë popullin me të keq, njëfarë Filipi, i farës frigjiane, por për kah sjellja edhe më të pashpirt se ai që e emëroi;
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23në Garizim Andronikun, e, përveç tyre, edhe Menelaun, i cili edhe më zi se këta i merrte me të keq bashkëqytetarët.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndërmarrja e qeveritarit Apolon
24Ndërkaq mbreti dërgoi qeveritarin Apolon me një ushtri - njëzet e dy mijë ushtarësh - me urdhër t’i vrasë të gjithë që kishin arritur moshën burrërore, kurse gratë e të rinjtë t’i shesë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ky, si erdhi në Jerusalem, u shti kinse kishte qëllime paqësore, priti deri ditën e shenjtë të së shtunës, atëherë, duke shfrytëzuar pushimin e çifutëve, u urdhëroi të vetëve t’i marrin armët,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26urdhëroi të vriten të gjithë ata që dolën të shikojnë stërvitjen dhe, duke i rënë kryq e tërthor qytetit me ushtarë të armatosur, vrau një shumicë të madhe njerëzish.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, Juda që quhet edhe Makabe, me dhjetë vetë u tërhoq në shkretëtirë, duke jetuar me shokët e vet në male porsi egërsirat; ushqeheshin me barishta për të mos u përdhosur me ndonjë papastërti.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.