IV. PROPAGANDA HELENIZUESE DHE SALVIMI NËN ANTIOKUN EPIFAN
Prapësitë e Simonit
1Simoni i lartpërmendur, që ishte bërë spiuni i vishtarit dhe i atdheut, i shpifej Onisë kinse ky kishte bërë të goditet Heliodori dhe se i kishte organizuar ato të këqija.
2Mori guxim ta padiste bamirësin e qytetit, mbrojtësin e kombit të vet dhe zelltarin e mbajtjes së Ligjit, si armik të shtetit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por, kur armiqësia u rrit aq shumë sa që një përkrahës i Simonit kishte bërë disa vrasje,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4atëherë Onia, duke parë se armiqësia po bëhej e rrezikshme dhe se Apoloni i Menesteut, qeveritari i Celesirisë dhe i Fenicisë, s’bënte tjetër pos i shtonte vaj prapësisë së Simonit,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Onia shkoi te mbreti, jo për të paditur qytetarët, por për të mirën e përbashkët e të veçantë të mbarë popullit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në të vërtetë e shihte mirë se, pa ndërhyrjen e mbretit, nuk do të ishte e mundur të ruhej më paqja botore dhe se Simoni nuk do t’i linte marrëzirat e veta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kryeprifti Jason shtie helenizmin
7Por, pas vdekjes së Seleukut, kur Antioku, që quhet Epifan, e mori në dorë mbretërinë Jasoni, vëllai i Onisë, lakmonte të bëhej kryeprift.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në një takim me mbretin i premtoi treqind e gjashtëdhjetë talenta të argjendtë si edhe tetëdhjetë talenta të tjerë në emër të të ardhurave të tjera.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mandej premtoi se do të paguajë edhe njëqind e pesëdhjetë talenta të tjerë nëse do t’i jepte leje të ndërtojë një gjimnaz e një efebi nën drejtimin e tij e t’ua jepte jerusalemasve shtetësinë antiokene.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pasi mbreti pranoi dhe ky e rrëmbeu pushtetin, menjëherë nisi ta fusë mënyrën e jetës greke ndër bashkëkombas.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I zhbëri shkarkesat që mbretërit, për hir të njerëzisë, ua kishin dhënë judenjve me anë të Gjonit, babës së Eupolemit, që qe dërguar te romakët për të lidhur miqësi e besëlidhje, i çrrënjosi ligjet qytetare e shtini në fuqi doke të mbrapshta.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E, njëmend, i ndenji gati ta ndërtojë gjimnazin nën qytezën e vetë u printe më të mirëve efebë për t’ua vënë petazin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kështu ia arriti kulmit mënyra e jetesës greke dhe përparuan zakonet e të huajve si rrjedhim i përdhunësisë së padëgjuar deri atëherë të Jasonit të patenzonë e jo më kryeprift,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14aq sa priftërinjtë nuk dëftonin më kurrfarë zelli për shërbimin e lterit, por e përbuznin Tempullin e flitë i linin pas dore dhe, në zë të hedhjes së diskut, nxitonin të marrin pjesë në lojërat e mbrapshta të palestrës.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kështu, duke i nënçmuar lavditë e të parëve, i mbanin për bujare lavditë helene.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po për këto arsye u gjetën në gjendje të vështirë dhe shi këta, mënyrën e jetesës të të cilëve kërkonin ta ndjekin me afsh e me gjithçka dëshironin t’u përngjasin atyre, u bënë kundërshtarët dhe ndëshkuesit e tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Vërtet, nuk është punë e lehtë të sillesh patenzonsisht kundër ligjeve hyjnore, por këtë do ta qesë në dritë koha që rrjedh.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur po kremtoheshin në Tir në praninë e mbretit lojërat pesëvjeçare,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Jasoni i patenzonë dërgoi si shikues ata jerusalemas që kishin shtetësinë antiokene. Këta mbartnin me vete treqind drakma të argjendta për fli në nder të Herkulit. Por, as ata që po i çonin nuk e çmuan se është mirë të përdoren për fli, por t’i shpenzojnë për ndonjë gjë tjetër.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu, paratë e caktuara për fli në nder të Herkulit prej anës së dërguesit, shërbyen, në saje të mbartësve, për ndërtimin e anijeve trerremshe.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Antioku Epifan i brohoritur në Jerusalem
21Por, si e dërgoi Apolonin, birin e Menesteut, në Egjipt në rastin kur hipi në fron mbreti Filometor, e pasi Antioku e mori vesh se Filometori ishte bërë kundërshtar i punëve të tija, u kujdesua për sigurinë e vet, prandaj shkoi në Jope e prej andej u drejtua në Jerusalem.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Qe pritur me madhëri prej Jasonit e qytetit e me vravashka të ndezura e me brohoritje e futën në qytet. Pas kësaj u nis me ushtri për Fenici.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Menelau bëhet kryeprift
23Pas tri vjetësh Jasoni e dërgoi Menelaun, vëllanë e Simonit të lartpërmendur, për t’i sjellë mbretit para si dhe kërkesën për të rregulluar disa punë të ngutshme.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por, ky, si u paraqit te mbreti, e, duke e pasë nderuar në mënyrë të një burri që lë përshtypje të mirë, ia doli ta fitojë kryepriftërinë për vete duke shtuar treqind talenta të argjendtë më tepër se Jasoni.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Si i mori, pra, letrat e mbretit, u kthye duke mos pasur në vete asgjë që do të ishte e denjë për një kryeprift: solli me vete felgrimin e mujsharit të pashpirt dhe egërsinë e bishës së malit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E Jasonit, që i pati bërë hjekësi vëllait të vet, edhe atij i bëri hjekësi një tjetër, i dëbuar nga krahina, iu desh të ikë në Amanitidë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Menelau e mori në dorë pushtetin, por nuk u kujdesua t’ia japë mbretit paratë e premtuara,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28megjithëse ia kërkonte Sostrati, kryetari i Qytezës, detyra e të cilit ishte edhe të mbledhë tatimet. Për këtë arsye të dy qenë thirrur prej mbretit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Menelau e la ta zëvendësojë si kryeprift vëllanë e vet, Lizimakun, kurse Sostrati Kratetin, prijësin e cipriotëve.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vrasja e Onisë
30Ndërkaq, ndodhi që të çohen në kryengritje qytetarët e Tarsit e të Malos, sepse kishin qenë dhënë si pajë Antiokidës, shemrës së mbretit,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31prandaj mbreti shkoi me nxitim për t’i qetësuar e si zëvendës e la Andronikun, njërin nga pushtetmëdhenjtë e vet.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Menelau, duke kujtuar se i ka ardhur koha e volitshme, i vodhi disa enë të arta nga Tempulli e ia dhuroi Andronikut e disa të tjera i kishte shitur në Tir e në qytete të afërme.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Onia, pasi e kishte vërtetuar mirë këtë gjë, e qortoi ashpër, pasi kishte shkuar e ishte strehuar në qytetstrehim në Dafne, kundruall Antiokisë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Për këtë arsye Menelau, si u takua fshehtazi me Andronikun, i bëri lutje Andronikut ta vrasë Oninë. Atëherë ky shkoi tek Onia e, pasi me dinakëri ia mbushi mendjen, i dha dorën e djathtë me përbetim, e, megjithëse Onia dyshonte në të, doli nga qytetstrehimi. Androniku menjëherë e vrau pa marrë aspak parasysh drejtësinë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Për këtë arsye jo vetëm judenjtë, por edhe njerëz të shumtë të popujve të tjerë, u zemëruan dhe u trishtuan për vrasjen e padrejtë të këtij njeriu.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kur mbreti u kthye nga krahinat e Cilicisë, judenjtë e qytetit si edhe grekët që e urrenin dhunën, shkuan të takohen me mbretin lidhur me vrasjen e padrejtë të Onisë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Antioku u trishtua në shpirt, i prekur nga dhimba, ia plasi vajit për shkak të urtësisë e të maturisë së të ndjerit,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38zemra iu ndez flakë me hidhërim, aty për aty ia hoqi Andronikut purpurën, ia copëtoi petkat, mandej e shëtiti nëpër mbarë qytetin deri në atë vend ku e kishte vrarë padrejtësisht Oninë dhe aty e zhduki vrastarin shenjtdhunues nga bota, duke ia dhënë Zotynë Andronikut ndëshkimin e denjë.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lyzimaku vdes gjatë një trazire
39Pasi kishin ndodhur shumë vjedhje shenjtdhunuese në qytet prej Lyzimakut, me këshillën e Menelaut e, pasi zëri mori dheun, një shumicë e madhe njerëzish u bashkuan kundër Lyzimakut, pasi shumë enë të arta kishin qenë shpërndarë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Moria ishte ngritur kundër dhe ishte mbushur me zemërim, atëherë Lyzimaku i armatosi tri mijë njerëz, ia nisi dhunës e për krye e vuri një farë Aurani jo më pak të shtyrë në moshë se sa në marrëzira.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Kur panë se Lyzimaku donte t’i sulmojë, dikush kapi gurë, dikush shtajaga të forta, do të tjerë mandej i mbushën shuplakat me pluhur (që ishte aty) e u hodhën atyre që ishin përreth Lyzimakut.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kështu, shumë i plagosën, disa edhe i vranë, porse të gjithë i vunë në ikje, kurse vetë shenjtdhunuesin e vranë përbri vishtarit.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Menelau çlirohet me para
43Për arsye të këtyre gjërave u sprovua të bëhet një gjyq kundër Menelaut.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Kur mbreti erdhi në Tir, tek ai e mbrojtën çështjen tre njerëz të dërguar nga këshilli i lartë.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Duke parë Menelau se tashmë po humbaste, i premtoi shumë të madhe të hollash Ptolemeut të Dorimenit për ta bërë për vete mbretin.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Prandaj, Ptolemeu, duke e ndarë veçmas mbretin në një treme me shtylla, kinse për t’u flladitur, ia mbushi mendjen ta ndryshojë vendimin e gjyqit.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47E, njëmend, Menelaun, fajtorin e të gjitha të zezave, mbreti e çliroi nga padia e i dënoi me vdekje ata qyqarë që, po ta kishin shoshitur çështjen edhe ndër skitë, do të kishin dalë të pafajshëm.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Kështu ata që kishin marrë mbi vete barrën ta mbrojnë qytetin, popullin e enët e shuguruara, qenë ndëshkuar pa vonesë.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Deri edhe vetë qytetarët e Tirit, të zemëruar për shkak të kësaj vepre të keqe, bënë shpenzim të madh në lidhje me gjithçka që qe e nevojshme për salikimet e tyre.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Në saje të lakmisë së madhe të atyre që e kishin pushtetin në dorë, Menelau qëndroi në pushtet, gjithnjë duke e shtuar ligësinë e vet dhe duke u bërë tradhtar i bashkëkombasve.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.