III. HISTORIA E HELIODORIT
Ardhja e Heliodorit në Jerusalem
1Në kohën kur Qyteti gëzonte paqe të plotë dhe përpikërisht mbaheshin ligjet në saje të përkushtisë së kryepriftit Oni dhe të urrejtjes së tij ndaj së keqes,
2ndodhte që edhe vetë mbretërit ta nderonin Vendin e shenjtë e ta bënin Tempullin të shkëlqyeshëm me dhuratat më të madhërueshme,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3kështu që derisa edhe Seleuku, mbreti i Azisë, nga të ardhurat e veta i plotësonte të gjitha shpenzimet që kërkoheshin për shërbesën e flive.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por, njëfarë Simoni, i fisit Balgea, i vënë kryekujdestar i Tempullit, ra në mosmarrëveshje me kryepriftin lidhur me rregullimin e tregut të qytetit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pasi s’mundi të ngadhënjejë mbi Oninë, shkoi tek Apoloni, biri i Tarseut, që aso kohe ishte prijësi i Celesirisë e Fenicisë,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dhe e njoftoi se vishtari në Jerusalem ishte plot e përmaje me para, kështu që mbushullia e pasurisë ishte e panumërueshme dhe se ajo pasuri nuk ishte e nevojshme për shpenzime të flijimit: ishte e mundur të qitej në pronësi të mbretit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Edhe Apoloni bisedoi me mbretin dhe i tregoi për pasuri që i kishte qenë vënë në dijeni. Mbreti e thirri Heliodorin, që ishte në krye të punëve të shtetit, e dërgoi me urdhër ta marrë pasurinë e përmendur.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Heliodori u nis menjëherë për rrugë, kinse shkonte në kontroll të qyteteve të Celesirisë e të Fenicisë, por në të vërtetë për të çuar në vend qëllimin e mbretit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, kur erdhi në Jerusalem dhe, si qe pritur mirë nga kryeprifti e Qyteti, tregoi për njoftimin që kishte marrë dhe e zbuloi qëllimin për çka kishte ardhur; pyeste mandej nëse vërtet gjendja ishte e tillë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kryeprifti i shpjegoi se ato sende ishin të vejushave e të jetimave që i kishin lënë aty për t’u ruajtur,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11do të tjera i takonin Hirkanit të Tobisë, një burri vërtet shumë të përmendur e jo ashtu sikurse i kishte njoftuar shpifësi Simoni i pabesë. Mbarë pasuria ishte katërqind talenta të argjendtë e dyqind të artë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Assesi nuk është e mundur të dëmtohen ata që kanë pasur besim në shenjtërinë e vendit, në denjësi e në karakterin e padhunueshëm të Tempullit, të nderuar në mbarë botën.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbarë qyteti është në trazirë
13Por, Heliodori, në fuqi të urdhrave të prerë të mbretit, thoshte se duhej të çoheshin patjetër në vishtarin e mbretit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ditën prej tij të caktuar hyri për të bërë inventarin e këtyre pasurive. Në mbarë qytetin ishte çuar një trazirë jo e vogël.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ndërkaq, priftërinjtë, të veshur me petka priftërore, ranë përmbys përpara lterit dhe i luteshin Atij në qiell që kishte dhënë ligjin mbi gjërat e lëna të ruhen që t’ua ruante të pacënuara atyre që i kishin lënë të ruhen.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kush e shikonte fytyrën e kryepriftit, i copëtohej zemra: fytyra në të vërtetë dhe ngjyra që ndërronte tregonin dhimbjen e brendshme të shpirtit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse atë burrë e kishte pushtuar një frikë e madhe e gjithë trupi i dridhej, këndej ata që e shikonin e kishin të qartë dhimbjen e madhe që ia kishte pushtuar zemrën.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Njerëzit ngarendin turra-turra nga shtëpitë në lutjen botore, sepse shihej se do të dhunohej Vendi i shenjtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Gratë të mbërthyera parzmash me grathore ngarendin udhëve, madje deri edhe vajzat që, ndryshe rrinin të mbyllura, disa dilnin te dera, do të tjera dilnin mbi mure, kurse disa të tjera shikonin nëpër dritare:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20porse të gjitha i çonin duart kah Qielli e luteshin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ishte pamje e trishtueshme të shikosh gjithkund atë mori njerëzish të shtrirë përmbys dhe ngushticën e zemrës të kryepriftit për shkak të asaj që pritej se do të ndodhë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ndërsa këta e thirrnin në ndihmë Zotin e gjithpushtetshëm t’ua ruajë të paprekura sendet atyre që i kishin lënë të ruhen,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23në anën tjetër Heliodori zbatonte atë që kishte qenë vendosur.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi i Heliodorit
24Tashmë Heliodori me përcjellësit e vet ishte aty, te vishtari, kur Zotëruesi i Shpirtrave, i Gjithpushtetshmi, bëri një dukje të jashtëzakonshme, kështu që të gjithë ata që guxuan të hyjnë, të tmerruar nga fuqia e Hyjit, u ra të fikët e i mbuloi tmerri.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sepse atyre u duk një kalë i kalorësuar nga një kalorës i tmerrshëm, i stolisur me një mbulesë shale tejet të mirë. Kali u sul me vrull kundër Heliodorit dhe e goditi me këmbë të para. Ai që ishte mbi shpinë të kalit dukej se armët i kishte të arta.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26U dukën edhe dy djelmosha, shumë të fortë, të pashëm sa s’ka, të veshur me petka të shndritshme. Këta zunë vend rreth tij, njëri nga njëra anë e tjetri nga ana tjetër e frushkullonin pa ndërprerje duke i dhënë plagë të panumërta.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27S’vonoi e u rrëzua për tokë, e pushtoi terr i dendur. Ata e kapën dhe e vunë në bartore.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kështu, ai që pak më parë kishte hyrë në dhomën e vishtarit me përcjellës e me rojë të trupit, mbartej i pafuqishëm t’i ndihmojë vetvetes, pasi e sprovoi në mënyrën më të qartë fuqinë e Perëndisë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kështu, ndërsa ai, i shtrirë nga fuqia hyjnore, ishte aty pa zë e pa farë shprese shpëtimi,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30hebrenjtë e bekonin Zotin që e madhëroi vendin e vet e Tempullin që pak më parë ishte i kapluar nga frika e trazira, por me dukjen e Zotit të gjithpushtetshëm, u mbush me gëzim e hare!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Disa nga përcjellja e Heliodorit i bënë lutje Onisë ta thirrte në ndihmë të Tejetlartin, t’ia dhuronte jetën atij që ishte në grahmat e fundit pa dhënë shpirt.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kryeprifti duke u trembur se, ndoshta, mbretit do t’i shkojë ndër mend se hebrenjtë do të kenë bërë ndonjë pabesi ndaj Heliodorit, kushtoi një fli për shërimin e njeriut.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ndërkohë që kryeprifti po e kushtonte flinë e shpërblimit, po ata djelmosha iu dukën përsëri Heliodorit, të veshur me të njëjtat petka, iu afruan e i thanë: »Falju nderit shumë kryepriftit Oni, sepse në saje të tij, Zoti ta fali jetën.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34E ti që të frushkulloi Qielli, shpallu të gjithëve pushtetin e Hyjit!« Si i thanë këto fjalë, u zhdukën.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i Heliodorit
35Heliodori, si i kushtoi Zotit një fli e si i bëri kushte të mëdha Atij që ia ruajti jetën, u nda miqësisht me Oninë dhe me gjithë ushtrinë u kthye te mbreti.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Dëshmonte para të gjithëve për veprat e Hyjit të tejetlartë që i kishte parë me sytë e vet.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kur mbreti e pyeti Heliodorin kush do të ishte një tjetër i aftë për t’u dërguar në Jerusalem edhe një herë, i tha:
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38»Nëse ke ndonjë armik ose dikënd që djerron ta marrë mbretërinë, dërgoje atje e do të të kthehet i rrahur me frushkuj, në qoftë se e nxjerr, në ndonjë mënyrë, kokën shëndosh, sepse në atë vend është me të vërtetë një fuqi Hyjnore.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Sepse, Ai që e ka selinë në qiell, vigjëlon dhe e mbron atë vend dhe i godit e i zhbin ata që shkojnë atje me qëllime të këqija.«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Ja, pra, kështu shkuan punët lidhur me Heliodorin e me ruajtjen e vishtarit.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.