Jeremia fsheh gjërat e kultit
1Ndër shkrime gjendet se profeti Jeremi u urdhëroi të shpërngulurve me dhunë ta marrin me vete zjarrin, siç ka qenë shënuar,
2dhe se si këta të shpërngulur me dhunë, duke u dorëzuar Ligjin, i ka porositur të mos i harrojnë urdhërimet e Zotit e të mos lejojnë të merren mendsh kur të shohin idhuj të artë e të argjendtë dhe stolitë e tyre.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3U thoshte edhe të tjera fjalë si këto e i qortonte të mos e largonin nga zemra Ligjin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po në atë dokument shkruante se si profeti urdhëroi, i shndritur nga Zoti, të përcillet me Tendë e me Arkë derisa të dalë në mal, në të cilin ishte ngjitur Moisiu nga e kishte kundruar trashëgimin e Hyjit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jeremia, si doli atje, gjeti një banesë në trajtë të shpellës. I shtiu në të Tendën, Arkën, lterin e kemimit dhe e mbylli grykën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Disa prej atyre që e përcillnin u kthyen më vonë për të shënuar rrugën, por nuk mundën më ta gjejnë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur Jeremia e mori vesh, i qortoi për faj e u tha se ky vend do të mbesë i panjohur deri që Hyji ta bashkojë popullin e vet e të ketë dhimbje për të.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Zoti do t’i tregojë përsëri këto gjëra, do të dëftohet Lavdia e Zotit dhe Reja, ashtu sikurse u dëftonte në kohën e Moisiut dhe kur Salomoni u lut që Tempulli të shenjtërohet me madhëri.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Thuhej mandej se si, i pajisur me dhuratën e dijes, kushtoi flinë e shugurimit e të përfundimit të Tempullit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po ashtu sikurse Moisiu i lutej Zotit e ra zjarri prej qiellit e i dogji flitë, po ashtu u lut edhe Salomoni e prej qiellit zbriti zjarri dhe i dogji flitë e shkrumbimit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Moisiu kishte thënë: »Pasi nuk ka qenë ngrënë flia për mëkate, prandaj u dogj.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po ashtu edhe Salomoni i kremtoi tetë ditët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Biblioteka e Nehemisë
13Për këto flitej edhe në shkrime e kujtime të Nehemisë, si edhe ky i fundit kishte themeluar një bibliotekë e kishte bashkuar librat mbi mbretër, profetë, librat e Davidit dhe letrat e mbretërve lidhur me dhurata.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Po kështu edhe Juda i bashkoi të gjithë librat që, për shkak të luftës që na ndodhi, kishin qenë shpërndarë, e tash janë te ne.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nëse, pra, dëshironi t’i keni, dërgoni dikënd që t’jua sjellë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Grishje për Kushtim
16Pasi ne kemi në mend ta kremtojmë Pastrimin e Tempullit, këndej edhe po ju shkruajmë. Do të bënit, prandaj, mirë t’i kremtoni edhe ju këto ditë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E Hyji që e ka shpëtuar mbarë popullin e vet, që ua ktheu të gjithëve trashëgimin, mbretërinë, priftërinë e shenjtërinë,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18ashtu sikurse e pati premtuar në Ligj, shpresojmë po në të njëjtin Perëndi se së shpejti do të ketë dhimbje për ne e do të na bashkojë kudo që gjendemi të shpërndarë nën qiell, në vendin e shenjtë: sepse na shpëtoi nga të këqijat e mëdha dhe e ka pastruar vendin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
II. PARATHËNIA E AUTORIT
19Veprat e Judës Makabe e të vëllezërve të tij, pastrimin e Tempullit të madh, kushtimin e lterit,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20luftërat kundër Antiokut Epifan e birit të tij Eupator,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21vegimet qiellore që u bënë në të mirën e trimave të fortë që luftuan bujarisht për judaizëm, kështu që, megjithëse të pakët për nga numri, ia dolën ta pushtojnë krejt krahinën dhe ta dëbojnë morinë e barbarëve,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22ta ripushtojnë Tempullin më të përmendurin në mbarë botën, ta çlirojnë Qytetin, t’i rivendosnin ligjet që ishin në rrezik të zhbëheshin, sepse Zoti u dëftua bujarisht i mëshirshëm me ta:
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23të gjitha këto që janë të shkruara nga Jasoni Cireneas në pesë libra, ne do të mundohemi t’i përmbledhim shkurtimisht në një vepër të vetme.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Duke pasur parasysh morinë e numrave, vështirësinë që e sprovojnë ata që dëshirojnë t’u përvishen ngjarjeve historike për shkak të vëllimit të lëndës,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25u kujdesuam t’i kënaqim ata që kanë dëshirë të lexojnë, t’ua bëjmë leximin e lehtë atyre që dëshirojnë t’i mbajnë mend dhe të gjejnë dobi të gjithë lexuesit e mundshëm.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E për ne që e morëm mbi vete detyrën ta shkurtojmë këtë vepër, nuk është një barrë e lehtë, por një mund që kushton djersë e pagjumësi.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E sikurse nuk është punë e lehtë për atë që përgatit një gosti e që kujdeset t’i kënaqë të tjerët, ashtu edhe ne, për të merituar mirënjohjen e shumicës, do ta marrim me ëndje mbi vete këtë mund,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28duke ia lënë autorit detyrën të përpunojë imtësisht çdo ngjarje, ne do të kujdesemi të japim një paraqitje të shkurtër.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sikurse në ndërtimin e një shtëpie të re që arkitektit i përket të kujdeset për krejt strukturën, ndërsa atij që është i ngarkuar të pikturojë me zjarr ose a fresco, i duhet të kujdeset çka kërkohet për zbukurim: kështu është, sa mendoj unë, edhe për ne.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Të thellohet në argument, të depërtojë në rrënjën e ngjarjes e me kureshtje të hyhet në thelbin e secilës pjesë, është detyrë e shkruesit të historisë,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31kurse atij që ka për qëllim të bëjë shkurtim duhet t’i lejohet të jetë i shkurtër në shtjellim e të mos hyjë në imtësi.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Këtu, pra, po ia fillojmë tregimit pa shtuar asgjë nga sa thamë, sepse do të ishte marrëzirë të zgjatet në parathënie të historisë e vet historia të shkurtohet.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.