I. LETRAT HEBRENJVE TË EGJIPTIT
Letra e parë
1Vëllezërve judeas që janë në Egjipt u bëjnë të fala vëllezërit judeas që janë në Jerusalem e në mbarë dheun e Judesë dhe u urojnë paqe e mirëqenie.
2Perëndia ju mbushtë me të mirat e veta dhe e kujtoftë Besëlidhjen e vet me Abrahamin, Izakun e Jakobin, shërbëtorët e vet besnikë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ju dhëntë juve të gjithëve vullnet për ta adhuruar Atë e për ta kryer vullnetin e tij me zemërgjerësi e me shpirt të gatshëm!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai e haptë zemrën tuaj për Ligjin e vet e për urdhërimet e veta dhe e vendostë paqen!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai jua dëgjoftë uratat, u pajtoftë me ju dhe mos heqtë dorë prej jush në kohë të keqe.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe ne këtu po në këtë moment lutemi për ju.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur mbretëronte Demetri, në vitin njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë, ne judenjtë ju kemi shkruar: »Në vështirësi e mjerime që erdhën mbi ne në këto vjet që kur Jasoni e pjesëmarrësit e tij e tradhtuan tokën e shenjtë dhe mbretërinë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8duke e djegur derën dhe duke e derdhur gjakun e pafajshëm, ne iu lutëm Zotit dhe Ai na dëgjoi. Atëherë e morëm përsëri kushtimin e flive, paraqitëm endën e miellit, ndezëm dritëzat dhe i venduam bukët e kushtimit.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Tash po ju shkruajmë që t’i festoni ditët e të kremtes së Tendave që bien në muajin Kasleu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Viti njëqind e tetëdhjetë e tetë. Letra e dytë
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Adresa
Ata që janë në Jerusalem e në Jude, senati edhe Juda, Aristobulit, mësuesit të Ptolemeut mbret, që rrjedh nga rodi i priftërinjve të shuguruar me lyerje, hebrenjve që janë në Egjipt, të fala e shëndet!
Falënderim për ndëshkimin e Antiokut
11Të shpëtuar madhërisht nga rreziqet e mëdha prej dorës së Hyjit i falemi nderit Atij ne që luftuam kundër mbretit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sepse Ai vetë i zmbrapsi ata që luftuan kundër qytetit të shenjtë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Duke pasë shkuar në Persi prijësi i tyre e me të edhe ushtria që mbahej e pathyeshme, qenë vrarë në tempullin e hyjneshës Nanea, në saje të dredhisë që e përdorën priftërinjtë e Nanesë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Antioku shkoi në atë vend kinse donte të lidhte me të martesë si edhe miqtë e tij që ishin me të, por për të marrë në të vërtetë porsi miraz të saj para të shumta.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pasi priftërinjtë e saj i qitën paratë, ai me disa miq të vet hyri në faltore, priftërinjtë e mbyllën faltoren. Pasi hyri Antioku,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16hapën një derë të fshehtë në tavan, e gjuajtën me gurë dhe e vranë prijësin, trupin e tij e prenë copa - copa, ua prenë kokat dhe i flakën përjashta.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Për gjithçka qoftë bekuar Perëndia ynë që i dorëzoi në vdekje ata që vepruan shenjtëdhunisht!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zjarri i shenjtë i ruajtur mrekullisht
18Pasi ne mendojmë ta festojmë më njëzet e pesë të muajit Kasleu pastrimin e Tempullit, e menduam të nevojshme t’ju japim një shtjellim, që edhe ju gjithashtu ta kremtoni si të kremten e Tendave e të zjarrit, që qe dhuruar, kur Nehemia, pasi e kishte ndërtuar Tempullin dhe lterin, kushtoi fli.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E njëmend, kur etërit tanë qenë tretur në Persi, priftërinjtë që aso here e nderonin me besnikëri Hyjin, si e morën zjarrin fshehtas nga lteri, e fshehën në një pus që fundin e kishte të shterur. Aty e venduan në vend të sigurt, kështu që vendi mbeti i panjohur për gjithkënd.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, pasi kishin kaluar shumë vjet e, kur i pëlqeu Hyjit, ta dërgojë Neheminë, mbreti i Persisë, i dërgoi nipat e atyre priftërinjve që e kishin fshehur, ta gjejnë zjarrin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur na lajmëruan se nuk e kishin gjetur zjarrin, por një ujë të trashë, ai u urdhëroi ta nxjerrin e ta sjellin. Pasi qenë venduar flitë, Nehemia u urdhëroi priftërinjve ta stërpikin me ujë e turrën e drunjve e gjithçka ishte mbi të.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Pasi u bë kështu, shndriti menjëherë dielli që më parë e kishte zënë reja, u ndez një zjarr aq i madh sa që të gjithë mbetën të habitur.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ndërsa flia po shkrihej priftërinjtë ia nisën uratës. Luteshin priftërinjtë e të gjithë të tjerët. Jonata e fillonte e të tjerët ia merrnin porsi Nehemia.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Urata kishte këtë renditje: »O Zot, Zoti Hyj, Krijuesi i gjithësisë, i tmerrshëm e i fuqishëm, i drejtë e i dhimbshëm, ti i vetmi je mbret e i mirë!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I vetmi dorëdhënë, i vetmi i drejtë, i gjithpushtetshëm e i amshueshëm! Ti e çlirove Izraelin nga çdo e keqe, ti i zgjodhe e i shenjtërove etërit tanë,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26pranoje flinë për mbarë popullin tënd Izraelin, ruaje trashëgimin tënd e shenjtëroje!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Bashkoj të treturit tanë, ktheju lirinë atyre që u shërbejnë paganëve! Shikoj të përbuzurit e të mposhturit, kështu që paganët të shohin se ti je Hyji ynë!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ndëshkoj ata që na shtypin e që na fyejnë krenarisht!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Bëj të lëshojë rrënjë populli yt në vendin tënd të shenjtë, sikurse tha Moisiu.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kurse priftërinjtë këndonin himne.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kur flia u dogj, Nehemia urdhëroi të hidhet uji që teproi mbi gurët e mëdhenj.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kur u bë ashtu, u ndez një flakë, por qe përpirë nga shkëlqimi që shndriti nga lteri.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kur ngjarja u mor vesh, i lajmëruan edhe mbretit të Persisë se në atë vend ku priftërinjtë e tretur në mërgim e kishin fshehur zjarrin, doli uji me të cilin Nehemia dhe ata që ishin me të i pastruan ato që kërkoheshin për fli.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Mbreti, pasi bëri hetime me kujdes dhe e vërtetoi ngjarjen, ndërtoi aty një faltore.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atyre që ua kishte lënë në dorëzim mbreti u bënte pjesë në dhurata të shumta që nxirrte.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Këtë vend Nehemia e njerëzit e tij e quajtën Neftar që përkthehet »Pastrim«, porse shumica e quan Neftai.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.