1Moabi u çua në kryengritje kundër Izraelit pasi vdiq Akabi.
2Okozia u rrëzua prej ballkonit të dhomës së vet të lartë që e kishte në Samari, u bë i lig dhe dërgoi lajmëtarë me këtë porosi: “Shkoni e pyeteni Beelzebubin, zotin e Akaronit, a do të shërohem nga kjo sëmundje”.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë engjëlli i Zotit foli me Elinë e Tesbiut: “Çohu e dilu para lajmëtarëve të mbretit të Samarisë dhe thuaju: Pse a nuk ka Hyj në Izrael që po shkoni për ta pyetur Beelzebubin, zotin e Akaronit?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Për këtë arsye thotë Zoti kështu: Prej shtrojës në të cilën ke rënë, s’do të çohesh, por do të vdesësh”! Dhe Elia u largua.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Lajmëtarët u kthyen tek Okozia, dhe ky i pyeti: “Pse u kthyet”?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ata iu përgjigjën: “Na doli përpara një njeri e na tha: Shpejt kthehuni te mbreti që ju ka dërguar, e thuajini: Kështu thotë Zoti: A thua pse nuk paska Hyj në Izrael, po dërgon të pyetet Beelzebubi, zoti i Akaronit? Prandaj, prej shtratit në të cilin ke rënë, nuk do të çohesh, por do të vdesësh”!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mbreti i pyeti: “Si ishte nga pamja dhe veshja ai njeri që ju doli përpara e ju tha këto fjalë”?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ata iu përgjigjën: “Ishte njeri i veshur me gëzof dhe i ngjeshur me rrip lëkure rreth ijëve.” Ai tha: “Është Eli Tesbiti”!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë mbreti dërgoi kundër Elisë pesëdhjetarin me pesëdhjetë ushtarët e tij. Ky shkoi tek ai dhe e gjeti duke ndenjur në majë të malit. Oficeri i tha: “Njeri i Hyjit, mbreti ka urdhëruar të zbresësh”!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Elia u përgjigj e i tha pesëdhjetarit: “Nëse unë jam njeri i Hyjit, le të zbresë prej qiellit zjarri e le të të përpijë ty dhe pesëdhjetë njerëzit e tu!” E zjarri ra prej qiellit dhe e përpiu atë me pesëdhjetë njerëzit që ishin me të.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mbreti sërish dërgoi një pesëdhjetar tjetër me pesëdhjetë njerëz të tjerë. Ky i tha Elisë: “Njeri i Hyjit, kështu urdhëron mbreti: Hajde, zbrit”!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Elia iu përgjigj: “Nëse unë jam njeri i Hyjit, le të zbresë zjarri prej qiellit e le të të përpijë ty dhe të pesëdhjetë njerëzit e tu”! Ra, pra, prej qiellit zjarri i Hyjit, e përpiu atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbreti dërgoi përsëri pesëdhjetarin e tretë me të pesëdhjetë ushtarët e tij. Por ky, kur erdhi, ra në gjunjë para Elisë, iu lut e i tha: “Njeri i Hyjit, mos e bëj për asgjë jetën time dhe jetën e këtyre pesëdhjetë vetave, shërbëtorëve të tu, që janë me mua.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ja, ka zbritur zjarri prej qiellit e i ka përpirë dy pesëdhjetarët e parë dhe nga pesëdhjetë ushtarët që ishin me ta: tani po të lutem që të kesh dhimbje për jetën time”.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Engjëlli i Zotit foli me Elinë e i tha: “Zbrit me të e mos ki frikë”! Elia u çua e zbriti me të te mbreti
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16dhe i tha: “Kështu thotë Zoti: Meqenëse i dërgove kasnecët për të pyetur Beelzebubin, zotin e Akaronit, sikur të mos kishte Hyj në Izrael, për të kërkuar fjalën e tij, prej shtratit në të cilin je shtruar, nuk do të ngrihesh, por me siguri do të vdesësh”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Okozia vdiq sipas fjalës së Zotit që e tha Elia. Pasi nuk la djalë, në këmbë të tij u bë mbret Jorami, vëllai i tij, në vitin e dytë të mbretërisë së Joramit, birit të Jozafatit, mbretit të Judës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Veprat e tjera të Okozisë që i bëri, a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.