VII. DY MBRETËRITË DERI NË RËNIEN E SAMARISË
Mbretërimi i Amasiut në Judë /796-781/
1Në vitin e dytë të mbretërimit të Joasit, birit të Joakazit, mbretit të Izraelit, mbret i Judës u bë Amasiu, biri i Joasit, mbretit të Judës.
2Ishte njëzetepesëvjeçar kur filloi të mbretërojë dhe në Jerusalem mbretëroi njëzet e nëntë vjet. Emri i nënës së tij ishte Joadenë. Ishte nga Jerusalemi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Bëri çka është e drejtë para syve të Zotit, megjithëse jo krejtësisht si Davidi, baba i tij. Në gjithçka i përngjau Joasit, babait të vet,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4përveç nuk i zhduku lartësirat. Edhe më tutje populli kushtonte fli dhe digjte kem në lartësira.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur e forcoi mbretërinë në duart e veta, i vrau shërbëtorët e vet, që kishin vrarë mbretin, babain e tij.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Porse nuk i vrau të bijtë e atyre që ia kishin vrarë babain, sipas asaj që shkruan në Librin e Ligjit të Moisiut, siç urdhëron Zoti, kur thotë: “Të mos vdesin prindërit për faj të fëmijëve, as fëmijët për faj të prindërve: secili le të vdesë për shkak të mëkatit të vet”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ky e mundi Edomin në Luginën e Kripërave: i vrau dhjetë mijë vetë, e pushtoi Qetën me luftë dhe i vuri emrin Jecetel deri në ditën e sotme.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Amasiu pastaj i dërgoi kasnecë Joasit, birit të Joakazit, birit të Jehuit, mbretit të Izraelit. Tha: “Eja të shikohemi në ballë të luftës”!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Joasi, mbreti i Izraelit, iu përgjigj Amasiut, mbretit të Judës, kështu: “Ferrca e gomarit në Liban i çoi shkues cedrit të Libanit e i tha: Ma jep vajzën tënde për nuse të djalit tim. Por kaluan egërsirat e Libanit dhe e shqelmuan ferrcën e gomarit!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Bëre luftë dhe e munde Edomin dhe të është rritur mendja! Kënaqu me lavdinë që fitove e rri në shtëpinë tënde! Pse shkakton të keqen që të sharrosh ti dhe mbarë Juda me ty”?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por Amasiu nuk i vuri veshin. Atëherë Joasi, mbreti i Izraelit, e sulmoi. U ndeshën ai e Amasiu, mbreti i Judës, në Betsames, qytet i Judës.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Juda u thye para Izraelit dhe ikën secili në çadrat e veta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Amasiun, mbretin e Judës, birin e Joasit të Okozisë, Joasi, mbreti i Izraelit, e zuri rob në Betsames dhe e çoi në Jerusalem. Pastaj e rrënoi murin e Jerusalemit prej Derës së Efraimit deri në Derën e Këndit: katërqind kute gjatë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mori të gjithë arin, argjendin dhe të gjitha enët që u gjetën në Shtëpinë e Zotit dhe në thesaret mbretërorë si dhe disa pengje dhe u kthye në Samari.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Veprat e tjera të Joasit, çka ndërmori, si dhe trimëritë e tija që i bëri në luftë kundër Amasiut, mbretit të Judës, vallë a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Joasi pushoi me etërit e vet dhe qe varrosur në Samari me mbretërit e Izraelit. Jeroboami, biri i tij, u bë mbret në vend të tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Amasiu, biri i Joasit, mbret i Judës, pasi vdiq Joasi, biri i Joakazit, mbreti i Izraelit, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Veprat e tjera të Amasiut, vallë a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Judës?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur u bë një përbetim kundër tij në Jerusalem, ky iku në Lakis. Por dërguan pas tij në Lakis dhe atje e vranë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Prej andej trupin ia prunë në kuaj dhe e varrosën në Jerusalem me etërit e tij në Qytetin e Davidit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë mbarë populli i Judës e mori Azarinë, që ishte gjashtëmbëdhjetëvjeçar, dhe e bënë mbret në vend të babait të tij, Amasiut.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ai e rindërtoi Elatin pasi ia ktheu Judës, pasi fjeti mbreti Amasi me etërit e vet.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbretëria e Jeroboamit II në Izrael /783-743/
23Në të pesëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Amasiut, birit të Joasit, mbretit të Judës, në Samari u bë mbret Jeroboami, biri i Joasit, mbretit të Izraelit. Mbretëroi dyzet e një vjet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Bëri ç’është e keqe para syve të Zotit. Nuk u shmang nga asnjë mëkat që bëri Jeroboami, biri i Nabatit, që e bëri Izraelin të mëkatojë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ai i rivendosi kufijtë e Izraelit prej Hyrjes në Emat deri në Detin Arabë, sipas fjalës së Zotit, Hyjit të Izraelit, të cilën e tha me gojë të shërbëtorit të vet Jonës profet, birit të Amatit, që ishte prej Getoferit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Zoti, në të vërtetë, e kishte parë mjerimin e tmerrshëm të Izraelit, sepse kishin mbaruar me të madh e të vogël e s’kishte mbetur kush ti gjendej në ndihmë Izraelit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Porse Zoti nuk kishte vendosur ta zhdukë emrin e Izraelit për nën qiell, por e shpëtoi atë me dorën e Jeroboamit, birit të Joasit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Veprat e tjera të Jeroboamit si dhe gjithçka ndërmori, trimëritë e tija që i bëri në luftë, si dhe si ia ktheu Izraelit Damaskun dhe Ematin - që më parë i takonin Judës -, vallë a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Jeroboami pushoi me etërit e vet, mbretërit e Izraelit. Në vend të tij u bë mbret Zakaria, i biri i tij.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.