Mbretërimi i Joakazit në Izrael (814-798)
1Në vitin njëzet e tre të mbretërimit të Joasit, mbretit të Judës, mbi Izrael në Samari u bë mbret Joakazi, biri i Jehuit. Mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet.
2Bëri çka është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi mëkatin e Jeroboamit, birit të Nabatit, i cili e bëri Izraelin të mëkatojë dhe nuk u shkoq prej atij mëkati.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Zemërimi i Zotit u ndez flakë kundër Izraelit dhe i lëshoi në dorë të Hazaelit, mbretit të Sirisë, e në dorë të Benadadit, birit të Hazaelit, gjatë tërë asaj kohe.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por Joakazi ia doli ta zbusë fytyrën e Zotit dhe Zoti e dëgjoi, sepse e pa gjendjen e vështirë të Izraelit të ndrydhur prej mbretit të Sirisë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Zoti i dha Izraelit një shpëtimtar; qe çliruar nga thonjtë e sirianëve dhe izraelitët mundën të banonin në tendat e veta si më parë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Megjithatë, nuk u shkoqën nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit, që e bëri Izraelin të mëkatojë: jetuan në ato mëkate. Kështu mbeti edhe baniri në Samari.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti Joakazit nuk i la prej popullit të armatosur tjetër përveç pesëdhjetë kalorës, dhjetë karroca lufte dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë ia kishte vrarë të tjerët e i kishte bërë si pluhurin që shqelmohet në lëmë në shirje.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Veprat e tjera të Joakazit dhe gjithçka ndërmori si dhe trimëritë e tija, vallë a nuk janë këto të gjitha të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Joakazi pushoi me etërit e vet dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij u bë mbret i biri, Joasi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbretëria e Joasit në Izrael /798-783/
10Në vitin e tridhjeteshtatë të mbretërimit të Joasit, mbretit të Judës, mbret në Samari mbi Izraelin u bë Joasi, biri i Joakazit. Mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Bëri çka është e keqe në sytë e Zotit: nuk u shkoq prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nabatit, i cili e bëri Izraelin të mëkatojë; ai vazhdoi me to.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Veprat e tjera të Joasit, dhe gjithçka ndërmori, si dhe trimëritë e tija, si luftoi kundër Amasiut, mbretit të Judës, vallë a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Joasi fjeti me etërit e vet e në fronin e tij hipi Jeroboami. Joasi qe varrosur në Samari me mbretërit e Izraelit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Elizeut
14Elizeu u sëmur nga një sëmundje prej së cilës edhe vdiq. Joasi, mbreti i Izraelit, zbriti tek ai dhe qante pranë tij e i thoshte: “Ati im! Ati im! Karroca e Izraelit e kalorësi i tij”!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Elizeu i tha: “Merre harkun dhe shigjetat”! Kur i solli tek ai harkun e shigjetat,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Elizeu i tha mbretit të Izraelit: “Vëre dorën tënde mbi hark”. Kur e vuri dorën mbi hark, Elizeu i vuri duart e veta përmbi duart e mbretit
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e tha: “Hape dritaren nga lindja”! Kur e hapi, Elizeu i tha: “Gjuaj shigjetë”! Ai gjuajti. Elizeu tha: “Shigjeta ngadhënjyese për nder të Zotit! Shigjeta ngadhënjyese kundër Sirisë! Ti do ta mundësh në Afek Sirinë deri në shfarosje”!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pastaj i tha: “Kapi shigjetat”! Pasi ky i kapi, i tha përsëri: “Bjeri shigjetë tokës”! Si i ra tri herë, zuri vend.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Njeriu i Hyjit u hidhërua kundër tij dhe i tha: “Po ti kishe rënë pesë ose gjashtë herë, do ta kishe mundur Sirinë deri në shfarosje; tashti do të ngadhënjesh mbi të tri herë”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Elizeu vdiq dhe qe varrosur. Tashti, në fillim të vitit, erdhën disa cuba prej Moabit në atë vend.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Disa njerëz që po varrosnin një të vdekur, i panë cubat, e hodhën kufomën në varr të Elizeut dhe ikën. Kur i preku kufoma eshtrat e Elizeut, u ngjall i vdekuri dhe qëndroi në këmbët e veta.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fitorja ndaj sirianëve
22Hazaeli, mbreti i Sirisë, e ndrydhi Izraelin gjatë gjithë jetës së Joakazit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Porse Zoti pati mëshirë për ta dhe u kthye prej tyre për shkak të besëlidhjes së vet që, kishte lidhur me Abrahamin, Izakun e Jakobin. Nuk deshi ti shfaroste as të hiqte krejtësisht dorë prej tyre deri në ditën e sotme.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Vdiq Hazaeli, mbreti i Sirisë, e në vend të tij mbretëroi Benadadi, i biri.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Joasi, biri i Joakazit, i mori prej dorës së Benadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ia kishte pushtuar me luftë Joakazit, babait të tij. Tri herë rresht Joasi e mundi Benadadin dhe ia riktheu Izraelit qytetet.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.