Mbretëria e Joasit në Judë /835-796/
1Joasi ishte shtatë vjeç kur u bë mbret.
2Joasi u bë mbret në të shtatin vit të mbretërimit të Jehuit. Mbretëroi në Jerusalem dyzet vjet. Nëna e tij quhej Sebi. Ishte nga Bersabeja.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Joasi bënte ç’është e drejtë para Zotit gjatë të gjithë jetës së vet, sepse e kishte mësuar Jojada prift.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Megjithatë lartësirat nuk i zhduku; populli vazhdonte të flijonte e të digjte kem në lartësira.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Joasi u tha priftërinjve: “Të gjitha paratë nga të ardhurat e kushtuara që do të vijnë në Tempullin e Zotit, që kushtohen si çmim i jetës, ose që kushtohen me qëllim e me vullnet të kujtdo e sillen në Tempullin e Zotit,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6le ti marrin priftërinjtë secili nga i njohuri i vet dhe me to le ta ndreqin Shtëpinë e Zotit kudo që të shohin se ka nevojë”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Porse deri në të njëzetetretin vit të mbretërimit të Joasit, priftërinjtë nuk e kishin ndrequr Tempullin në ato pjesë që ishte dëmtuar.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Joasi e thirri Jojadën prift dhe priftërinjtë e tjerë e u tha: “Përse nuk i ndreqni pjesët e prishura të Tempullit? Pas tashi mos merrni më para prej të njohurve tuaj, por duhet ti jepni ju për ndreqjen e Tempullit”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Priftërinjtë pranuan që të mos marrin më para prej popullit dhe të mos kujdesen më për përmirësime të pjesëve të prishura të Tempullit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë Jojada prift mori një arkë, i bëri në kapak një vrimë, e vendosi në anë të lterit, në të djathtë të atij që hyn në Tempullin e Zotit. Priftërinjtë, rojtësit e pragut, paratë që silleshin në Tempull i qitnin në të.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur dukej se ishin mbledhur shumë të holla në thesar, vinte shkruesi i mbretit me kryepriftin, i mblidhnin dhe i numëronin paratë që gjendeshin në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Paratë, pasi i kishin numëruar e peshuar, ua jepnin kryepunëtorëve që i drejtonin punimet në përmirësimin e Shtëpisë së Zotit. Këta i shpenzonin në pagesën e gdhendësve të drurit e të ndërtuesve, që punonin në Shtëpinë e Zotit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13të muratorëve e të gurgdhendësve; për të blerë dru e gurë të gdhendur, për meremetime në Shtëpinë e Zotit dhe për shpenzime të tjera lidhur me meremetime të Shtëpisë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Porse me paratë e falura në Tempull të Zotit, nuk punoheshin as kupa të argjendta të Tempullit të Zotit, as thika, as trumbeta, as kusi: asnjë enë e artë as e argjendtë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këto para u jepeshin punëtorëve për të ndrequr Tempullin e Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E njerëzve që u lihej në dorë kjo punë, paratë u jepeshin pa i numëruar për të paguar punëtorët, sepse ata punonin me ndërgjegje.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të hollat që vinin nga flitë e shpërblimit ose të pajtimit, nuk shtiheshin në Shtëpinë e Zotit, por u takonin priftërinjve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë u çua Hazaeli, mbreti i Sirisë, e sulmoi Getin; pasi e pushtoi atë, vendosi ta sulmojë edhe Jerusalemin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për këtë arsye Joasi, mbreti i Judës, i mori të gjitha gjërat e kushtuara që i dhuruan etërit e tij Jozafati, Jorami, Okozia, mbretërit e Judës, dhe ato që i kishte dhuruar ai vetë, mbarë arin që mundi të gjendej në thesaret e Tempullit të Zotit dhe në pallatin mbretëror, dhe ia dërgoi Hazaelit, mbretit të Sirisë: atëherë ai u largua nga Jerusalemi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Veprat e tjera të Joasit si dhe të gjitha që bëri, pse a nuk janë të gjitha këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Judës?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Oficerët e tij u përbetuan kundër tij dhe e vranë në pallatin Melo, kur po zbriste në Selë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ishin Isahari, biri i Semaatit, dhe Jozabadi, biri i Somerit, oficerët e tij, që e goditën dhe Joasi vdiq. Qe varrosur me etërit e vet në Qytetin e Davidit. Në vend të tij u bë mbret Amasiu, i biri.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.