Mbretëria e Akazit në Judë /736-716/
1Në vitin e shtatëmbëdhjetë të Faceut, birit të Romelisë, u bë mbret Akazi, biri i Joatamit, mbretit të Judës.
2Akazi ishte njëzetvjeçar kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi në Jerusalem gjashtëmbëdhjetë vjet. Nuk bëri atë që ishte e pëlqyeshme para syve të Zotit, Hyjit të vet, porsi Davidi, baba i tij,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3por eci udhës së mbretërve të Izraelit. Madje e kaloi deri edhe djalin e vet nëpër zjarr sipas zakonit të urryeshme të paganëve që Zoti i çrrënjosi para bijve të Izraelit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gjithashtu flijonte e ndizte kem në lartësira, në majë kodrash dhe nën çdo lëndë të gjelbër.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Rasini, mbreti i Sirisë, e Faceu, biri i Romelisë, mbreti i Izraelit, u ngjitën për të luftuar kundër Jerusalemit. E rrethuan Akazin, por nuk e mundën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Asokohe Rasini, mbreti i Sirisë, ia riktheu Edomit Ailën dhe i dëboi judenjtë nga Aila. Në Ailë erdhën idumeasit e banuan atje deri në ditën e sotme.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por Akazi dërgoi kasnecë te Teglatfalasari, mbreti i Asirisë me këtë porosi: “Jam shërbëtori yt dhe djali yt. Eja e më çliro nga kthetrat e mbretit të Sirisë e të mbretit të Izraelit, që janë ngritur kundër meje”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Akazi mori arin e argjendin që gjeti në Shtëpinë e Zotit e në thesarin e pallatit mbretëror dhe ia çoi dhuratë mbretit të Asirisë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mbreti i Asirisë pranoi dhe ai vetë shkoi në Damask dhe e rrafshoi, banorët i treti në Cir, kurse Rasinin e vrau.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mbreti Akaz shkoi në Damask për ta takuar Teglatfalasarin, mbretin e Asirisë. Pasi e pa lterin në Damask, Akazi mbret ia dërgoi Urisë prift gjedhen e lterit me përshkrim të hollësishëm të krejt punimit të tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prifti Uri e ndërtoi lterin, krejtësisht ashtu sipas gjedhes që Akazi i kishte dërguar nga Damasku. Kështu që Uria prift e ndërtoi derisa arriti Akazi prej Damaskut.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur u kthye mbreti prej Damaskut, iu afrua, hipi në të,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13i dogji flitë e shkrumbimit të vetat, kushtimoret, kushtoi njomjet dhe derdhi gjakun e flive të veta pajtimore.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kurse lterin e bronztë që ishte në praninë e Zotit, e hoqi prej përpara Tempullit që ishte ndërmjet lterit të ri dhe Shtëpisë së Zotit dhe e qiti në kënd të lterit, në veri.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë mbreti Akaz i dha priftit Uri këtë urdhër: “Mbi lterin e madh kushto flinë e shkrumbimit mëngjesore dhe kushtimin e mbrëmjesores, flinë e shkrumbimit të mbretit dhe kushtimoren e saj, flinë e shkrumbimit të mbarë popullit të vendit, kushtimoren e tyre dhe njomjet e tyre. Po ashtu edhe gjithë gjakun e flisë së shkrumbimit si dhe gjithë gjakun e flive, derdhe mbi të. Lidhur me lterin e bronztë, do të vendos vetë”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prifti Uri bëri gjithë si i urdhëroi mbreti Akaz.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbreti Akaz i demontoi bazat: hoqi terthorcat, hoqi legenat. Edhe detin e bronztë e uli prej qeve, mbi të cilët pushonte, dhe e vendosi mbi truall të kalldrëmuar.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Për shkak të mbretit të Asirisë ndryshoi në Shtëpinë e Zotit edhe Musahun /d. m. th. Tremen/ e së shtunës, që ishte ndërtuar në Tempull, si dhe hyrjen e mbretit nga jashtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Veprat e tjera të Akazit që i bëri, vallë a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Judës?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Akazi pushoi me të parët e vet dhe qe varrosur me ta në Qytetin e Davidit. Në vend të tij u bë mbret biri i tij, Ezekia.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.