Mbretërimi i Ozesë në Izrael /732-724/
1Në vitin e dymbëdhjetë të mbretit Akaz, në Samari u bë mbret mbi Izraelin Ozeja, biri i Elës. Mbretëroi për nëntë vjet.
2Bëri ç’është e keqe para syve të Zotit, por jo si mbretërit e Izraelit që kishin qenë para tij.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kundër tij u çua Salmanasari, mbreti i asirëve, dhe Ozeja iu nënshtrua e i paguante telozna.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur e hetoi mbreti i Asirisë se Ozeja kishte për qëllim të çohej kundër tij, sepse kishte dërguar kasnecë të mbreti i Egjiptit, Sua, dhe nuk i kishte paguar teloznat siç e kishte zakon ti paguajë çdo vit, e kapi Ozenë, e lidhi në pranga dhe e qiti në burg.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i Samarisë /721/
5Mbreti i Asirisë e pushtoi mbarë vendin dhe u ngjit dhe e rrethoi Samarinë. E mbajti në rrethim për tre vjet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në vitin e nëntë të mbretërimit të Ozesë, mbreti i Asirisë e pushtoi Samarinë, i shpuri izraelitët në Asur dhe i vendosi në Halë, në brigjet e Haborit, lumë i Gozanit dhe në qytetet e medëve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përsiatje mbi shpartallimin e mbretërisë së Izraelit
7E ndodhi kështu, sepse bijtë e Izraelit mëkatuan kundër Zotit, Hyjit të vet, i cili i kishte nxjerrë prej tokës së Egjiptit, prej kthetrave të faraonit, mbretit të Egjiptit, e ata nderuan hyjnitë e huaja.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Jetuan sipas zakoneve të kombeve që i zhduku Zoti në ardhjen e bijve të Izraelit, e sipas ligjeve që i vunë në fuqi mbretërit e Izraelit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Bijtë e Izraelit e fyen me vepra jo të drejta Zotin, Hyjin e vet. Ndërtuan mogila në të gjitha qytetet e veta që nga kullat e vëzhgimit deri në qytete të fortifikuara.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Punuan gurngulë dhe banirë në majë të çdo kodre e nën çdo lëndë të gjelbër
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11dhe digjnin kem në të gjitha lartësirat sikurse edhe kombet që Zoti i kishte shpërngulur para tyre. Bënë vepra tmerrësisht të këqija duke e hidhëruar Zotin
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe adhuruan idhuj të fëlliqët, që u kishte urdhëruar Zoti të mos e bënin atë gjë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E Zoti i kishte përkujtuar zyrtarisht izraelitët e judenjtë me anë të gjithë profetëve e të gjithë veguesve duke u thënë: “Kthehuni prej udhëve tuaja të këqija e mbani urdhërimet e rregulloret e mia sipas ligjit që ua urdhërova etërve tuaj dhe sipas të gjithave që jua kam zbuluar me anë të profetëve, shërbëtorëve të mi. ”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por ata nuk dëgjuan. E ngurruan zverkun e vet në gjasim të zverkut të etërve të tyre, që nuk deshën të besonin në Zotin, Hyjin e vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E përbuzën Ligjin dhe Besëlidhjen e tij, që e lidhi me etërit e tij, kërkesat që ai ua kishte bërë: shkuan pas gjërave të kota dhe u bënë asgjë. I ndoqën kombet që ishin përreth tyre, kurse Zoti u kishte urdhëruar të mos bëjnë siç bënin ato.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I lanë të gjitha urdhërimet e Zotit, Hyjit të vet, dhe punuan idhuj të metaltë: dy viça e banirin, adhuruan mbarë ushtrinë qiellore, i shërbyen Baalit,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17i kushtuan bijtë e bijat e veta duke i kaluar nëpër zjarr; pyetnin shortarët e ushtronin magjinë e kështu u dhanë të bënin çka është e keqe ndër sy të Zotit me qëllim që ta ngacmonin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë Zoti u hidhërua në Izraelin për së tepërmi dhe e flaku larg syve të vet. Mbeti vetëm fisi i Judës.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por mjerisht as ata të fisit të Judës nuk i ruanin urdhërimet e Zotit, Hyjit të vet, por ecnin në gabimet që kishte bërë Izraeli.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zoti e flaku mbarë farën e Izraelit, i përvujtnoi ata dhe i lëshoi në duar të grabitqarëve derisa i flaku krejtësisht prej fytyrës së vet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Që prejkohës që Izraeli u nda prej shtëpisë së Davidit dhe vuri për mbret të vetin Jeroboamin, birin e Nabatit, - sepse Jeroboami e ndau Izraelin prej Zotit dhe e bëri të bëjë mëkatin e madh, - edhe Zoti e braktisi Izraelin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Bijtë e Izraelit ecën në të gjitha mëkatet që i kishte bërë Jeroboami. Nuk u larguan prej tyre
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23derisa e dëboi Zoti Izraelin prej fytyrës së vet, siç u kishte thënë me gojën e të gjithë profetëve, shërbëtorëve të vet. Kështu qe humbur me dhunë Izraeli prej tokës së vet në Asur deri në ditën e sotme.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Prejardhja e samarianëve
24Mbreti i Asirisë atëherë solli popuj prej Babilonit, prej Kutës, prej Avahit, prej Ematit e prej Sefarvaimit dhe i vendosi në vend të bijve të Izraelit në qytetet e Samarisë. Këta e bënë pronë Samarinë e banuan në qytetet e saja.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Tashti, që në fillim të nguljes së tyre në të, nuk e kishin frikë Zotin. Zoti dërgoi kundër tyre luanë që mbytën disa prej tyre.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Qe lajmëruar mbreti i asirëve: “Njerëzit që çove dhe i vendose të banojnë në qytetet e Samarisë, nuk e dinë mënyrën si duhet të nderohet Hyji i vendit. Prandaj u çoi luan dhe, ja, po i mbysin, sepse nuk e dinë mënyrën si duhet nderuar Hyji i vendit”.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë mbreti i Asirisë urdhëroi: “Çojeni atje një prej priftërinjve që sollet sandejmi si skllevër, le të shkojë e le të banojë ndër ta e tua mësojë mënyrën e nderimit të Hyjit të vendit”.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kështu, kur erdhi njëri prej atyre priftërinjve që kishin qenë marrë skllevër prej Samarisë, banoi në Betel dhe i mësonte se si duhej ta nderonin Zotin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Megjithatë, secili popull punoi hyjin e vet. I vendosën në tempujt e lartësirave që i kishin ndërtuar samarianët, secili popull në qytetin e vet ku banonte.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kështu ata prej Babilonit punuan Sokotbenotin, kutenët Nergelin, ata prej Ematit Asimën,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31kurse hevenjtë punuan Nebahazin dhe Tartakun, kurse ata që ishin prej Sefarvaimit i digjnin fëmijët e vet në zjarr për nder të Adramelekut e të Anamelekut, hyjnive të Sefarvaimit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E migjithatë nderonin edhe Zotin. Bënë prej mesit të vet priftërinj të lartësirave dhe i vendosnin në tempuj të lartësirave;
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33dhe, ndërkohë që nderonin Zotin, u shërbenin edhe hyjnive të veta sipas zakoneve të popujve prej të cilëve kishin ardhur në Samari.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Deri më sot e përfillin zakonin e vjetër: nuk e druajnë Zotin, nuk e rregullojnë jetesën e vet brenda hullive të Ligjit as urdhërimeve as rregulloreve që ua urdhëroi Zoti bijve të Jakobit, të cilin e pat quajtur Izrael.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Zoti ka lidhur me ta një besëlidhje dhe u kishte urdhëruar duke thënë: “Mos i druani zotat e huaj, mos i nderoni, mos i adhuroni dhe mos u flijoni atyre,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36por nderojeni vetëm Zotin që ju nxori nga toka e Egjiptit me fuqi të madhe e krah të shtrirë. Vetëm atë druani, atë adhuroni dhe atij i flijoni!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Urdhërimet e ritet, Ligjin e urdhrin, që e ka shkruar për ju, kujdesohuni ta zbatoni në të gjitha ditët e jetës suaj. Mos druani të tjerë zota!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Besëlidhjen që e rraha me ju, mos e harroni dhe mos i druani zotat e huaj,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39por druani vetëm Zotin, Hyjin tuaj, dhe ai do t’ju shpëtojë nga dora e të gjithë armiqve tuaj.”
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Por ata nuk dëgjuan e vazhduan të veprojnë sipas zakonit të tyre të vjetër.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Kështu, pra, këta popuj e druanin Zotin, por megjithatë u shërbenin edhe idhujve të vet. Krejtësisht siç vepruan etërit e tyre, bijtë e bijtë e bijve të tyre vazhdojnë të veprojnë edhe sot si ata.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.